MADALEINE ALBRIGHT: JAM E LUMTUR PËR ATË QË BËRA PËR KOSOVËN
Faqja 1 e 1

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Madeleine Albright, e lindur më 15 maj 1937 në Pragë si Marie Jana Korbel, sekretare e 64-të e Shtetit dhe gruaja e parë në historinë e SHBA-ve në këtë pozitë, këtë javë botoi librin "Dimri i Pragës: rrëfim personal për kujtimet rreth luftës në vitet 1937 - 1948". Ndër të tjera, ajo në libër shkruan se për të afërmit që pësuan në Holokaust dhe për faktin se në rini nuk ka ditur për prejardhjen e saj hebreje, si dhe për peshën morale të vendimeve me të cilat familja e saj dhe ajo ishin përballur gjatë jetës, duke përfshirë ato që lidhen me Kosovën .
Për të shmangur ndjekjen dhe për t’u mbrojtur nga persekutimi, prindërit e Madeleine Albright kaluan në besimin katolik, në të cilin besim ajo u edukua dhe arsimua. Ajo pohon se për prejardhjen e saj hebreje ka kuptuar vetëm kur ajo u rrit, ndonëse ky është një detaj i biografisë së saj të cilin shumë nuk e besojnë. Ish sekretarja amerikane e Shtetit, megjithatë këmbëngul se kjo ishte vërtetë ashtu dhe kur u pyet nga gazetarët e "Haftington Post" se si një situatë e tillë është reflektuar në ndjenjën e saj të identitetit, dhe nëse mendon se në këtë drejtim diçka i mungon, ajo ka thënë:
"Unë jam shumë krenare për prejardhjen time çekosllovake, por identitetin tim do ta përshkruaja kështu: Unë jam një amerikane, nëna ,gjyshja, vij nga kultura hebreje, unë isha një katolike, tash i takoj besimit episkopat, jam e përkushtuar për të drejtat e njeriut, i besoj bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjitha këto gjëra në një farë mënyre thellësisht kanë ndikuar në mua", citon Telegrafi shkrimin e "Haftington Post".
Në kohën e lindjes së saj, babai i Maries së vogël ishte një diplomat çekosllovak në Beograd, i cili ishte i detyruar për ta lënë në vitin 1939. Vitet e luftës familja i kaloi në Londër, kurse pas luftës babai i saj, si diplomat u kthye në Jugosllavinë e atëhershme, këtë herë me gjithë familjen, në këtë mënyrë Maria kaloi një kohë në Beograd.
Pasi kishte frikë nga indoktrinomi komunist i ati nuk e dërgoi në shkollat tona publike, por e arsimuan kujdestaret, kurse më vonë e dërgoi në konviktin e vajzave në Gjenevë. Atëherë edhe e ndryshoi zyrtarisht emrin në Madeleine, versioni frëngjisht i nofkës çeke Madlenka , të cilin ia kishte vënë gjyshja e saj. Babai i saj, i njohur si anti-komunist, në vitin 1948 u tërhoq nga pozita në Beograd dhe të njëjtin vit familja emigroi në Shtetet e Bashkuara.
Pasi u martua me Joseph Albright, 1959, Madeleine Albright kaloi në Kishën Episkopale, së cilës edhe sot i takon. Vetëm pasi u rrit e mësoi të vërtetën se gjatë Luftës së Dytë Botërore në Holokaust i ka humbur shumë të afërm, duke përfshirë tre gjyshër dhe gjyshe të saj.
E pyetur për peshën morale dhe saktësinë e vendimeve që ka marrë, Madeleine Albright në një intervistë për " Hafinigton Post " thotë: "Mendoj se vendimet që mora kanë qenë të mira. Kurse shumë vendime i kanë marrë të tjerët për mua. A ka diçka për të cilën ndjej keqardhje? Më vjen keq që nuk kemi ndërhyrë më shpejt në Jugosllavi. Mendoj se jam e lumtur për atë që ne e bëmë në Kosovë. Ishte e vështirë të vendosim, nëse për të parandaluar spastrimin etnik duhej angazhuar forcat ajrore, të cilat do të vrasin edhe të pafajshëm. A ishte në rregull të sakrifikoje jetën e një personi për të shpëtuar një jetë tjetër? Këto vendime ishin të vështira për mua. "
"Gjatë luftës në Kosovë, çdo ditë kam mbajtur konferenca telefonike me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s. Në lidhje telefonike ishim: ministri britanik, francez, italian ai gjerman dhe unë. ‘Pse nuk e bëjnë një pauzë në bombardimet për Pashkë?’, pyeti ministri italian i Punëve të Jashtme, kurse ministri gjerman tha: ‘ Pse do të bënim pauzë për nder të një feje, derisa vrasin njerëz të një besimi tjetër? ‘ . Mendoj se ishte një nga deklaratat më domethënëse në kuptimin e identitetit të përbashkët dhe rëndësisë së marrjes së vendimit moralisht të drejtë", tha në fund të intervistës ish-sekretarja amerikan e Shtetit Madeleine Albright.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albright e lumtur për atë që bëri në Kosovë
» Agim Vuniqi: Çka duam ne, Kosovën nënë apo Kosovën njerkë ?!
» Madeleine Albright: Të sqarohet ndërlidhja e Kosovës në konfliktin e Kumanovës
» Albright: Shumë mësime janë nxjerrë nga fushata në Kosovë
» Vajza e prokurores së Kosovës, e quan Madeline Albright’in kriminele të luftës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi