Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten!

Shko poshtë

 Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten! Empty Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 16, 2012 3:14 pm

 Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten! 273834_100000133820590_1024337508_n

Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten!
 Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten! 543036_386847944694916_100001091422316_999531_1658650100_n
Një takim i papritur...
...pritje e padurueshme për takimin e dytë.
Dhe një fund për të mos pritur kurrë më.
Takim i fundit,
Fjalë të ëmbla rrjedhin poshtë lumit.
Të thash se jam shumë pesimiste,
U bëre nervoz,
U ndjeva keq.
Thash do bëhem realiste.
Sa fort doja të të ngushëlloja për Djellzën.
Të bëra ftesë...
...të më bëhesh gjysh,
Je arsye pse e dua jetën.
Oooj modesti,
Po ku e gjete vdekjen?!!!
Pritmë gjysh...
...se edhe unë do të vi...
...do vi tek ti.
Të kërkoj ca fjalë,
Të më mbash ligjërata...
...ooo këshilluesi im.
Të kam vënë në rend të parë,
Tek lista e modeleve të modestisë.
Emrin tënd çdo kund e mbaj.
Zërin tënd e dëgjoj,
Në çdo qoshe të shtëpisë.

Pusho në paqe GJYSHI ADEM......shihemi në Xhennet.
(Xh.J. 15 Maj 2012)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten! Empty Re: Xheneta I. Jetishi:Ngushëllim për veten!

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 16, 2012 9:54 pm

Xhaneta:

„Faleminderit të gjithëve për shprehjen e ngushëllimit...
...po duhej ta njihte bota këtë njeri, ka qenë dhe do jetë përherë...
...NUK JANË POEZITË E TUA QË TË BËJNË TË NJOHUR O GJYSHI ADEM, POR ËSHTË VEPRA JOTE...
Të premtoj, gjë që e bëj rrallë, se do të ndjek hapat e tu, të qetë, dhe qetë...
Jo 1 minut heshtje s'do të mjaftonte për ty, duhet të mbaj heshtje për shumë kohë... po çfarë të bëj o Gjyshi, që kur jam në mërzi, nuk ndalem së foluri...

Kurse tani, do ta ndjej një përqafim tëndin, dhe një puthje në ballë... ngase e di dhe dua të krenohesh me mua, edhe pse nuk më njohe edhe aq... por, s'kalonte ditë pa më pyetur për shëndetin e babës, gjë që, ndoshta as disa që më njohin mirë nuk e bëjnë...

Pusho në Paqe Gjyshi...
...dhe puthe Djellzën edhe për mua!“
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi