Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vrasje e dyfishtë në Junik

Shko poshtë

Vrasje e dyfishtë në Junik Empty Vrasje e dyfishtë në Junik

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 16, 2012 8:21 pm

Vrasje e dyfishtë në Junik


Vrasje e dyfishtë në Junik Serishhhh

Adem Lushaj

Junik, 16 maj-Dukagjini serish trazohet nga vrasjet, kësaj radhe, vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Junik, ku rreth orës 14,30 të së mërkurës, në rrugën magjistrale që lidh Junikun, me magjistralen Deçan-Gjakovë, në vendin e quajtur “Lagje e Çokut”, ku në vend të ngjarjes ka mbetur i vdekur një person, ndërsa tjetri ka vdekur në spital. Po ashtu, bëhet e ditur, në mesin e viktimave është edhe një i lënduar rëndë, i cili është dërguar në spitalin e Pejës, ku mjekët e këtij spitali, po bëjnë përpjekjeje që ti shpëtojnë jetën. Vrasiet janë konfirmuar, në vendin e ngjarjes, nga Xhevat Ibraj, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës, i cili ka treguar se, nga të shtënat me armë zjarri, kanë vdekur Vllaznim dhe Blerim Pukaj, kurse, plagë të rënda ka marrë, Nazmi Pukaj, që të tre nga fshati Koshare e komunës së Gjakovës, të cilin që nga pas lufta ishin me vendbanim të përkohshëm në “Lagjen e dëshmorëve” në Baballoq të Deçanit. Po ashtu bëhet e ditur nga Ibraj se, “mosha e viktimave është mbi 25 vjeç, ku njëri nga viktimat ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes, afër veturës së tipit Golf -2 me ngjyrë të bardhë, që ishte dukë udhëtuar në drejtim të Junikut, kurse tjetri ka vdekur në spital, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar”. Sipas dyshimeve të para, para se të vijë deri te përdorimi i armëve, kishte pasur një konflikt në mes të dyshuarve dhe viktimave, ndërkohë, të dyshuarit kanë përdor edhe armët e zjarrit, në drejtim të viktimave.
“Ende është herët të thuhet për motivin e vërtetë, që ka shtyrë të dyshuarit për të bërë krimin”, është shprehur Xhevat Ibraj, duke thënë se, kjo do të vërtetohet nga njësitet përkatëse të hetuesisë që janë duke u marrë me rastin. Mirëpo sipas Ibraj, personat e dyshuar janë identifikuar nga policia dhe në çdo çast pritet kapje e tyre, sepse, është hartuar një plan i mirëfilltë operativë, në realizmin e të cilit janë të angazhuara edhe njësitet se specializuara, në kërkim të tyre, edhe në drejtim të kufirit Shqipëri me Kosovë, sikurse edhe në vende të tjera që dyshohet se mund të jenë strehuar të dyshuarit e rastit në fjalë. Në vendin e ngjarjes, kanë dalë njësiti rajonal për krime serioze, sikurse edhe njësiti i kriminalistikës teknike, prokurori i qarkut dhe epror të lartë të drejtorisë rajonale të Pejës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi