Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Shko poshtë

Adem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM Empty Adem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 21, 2012 9:25 am

Adem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM 572686_100000202629693_1104295575_nAdem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM 273495_100001399044603_7224450_n

Adem Berisha:Shaban Cakolli- NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Më pëlqeu me gjithë përbërësit e saj kjo poezi e poetit, publicistit dhe veprimtarit të shquar z Shaban Cakolli ndaj po e vendos edhe këtu tek shënimet e mia. Më zgjuan emocion këto vargje dashurie e malli të një mërgimtari i cili pa dëshirën e tij bën jetë kurbeti, fat ky të cilin e kanë edhe shumë motra e vëllezër anë e mbanë globit.

Unë në vazhdim, do të shoqëroj këtë poezi edhe me disa vargje modeste të mia të cilat shpejt do ti gjeni edhe në vëllimin tim poetik "Përballje" i cili tashmë është në procedurën e botimit dhe nxjerrjen nga shtypi pranë Shtëpisë botuese "BERATI" në Prizren. Lexim të këndshëm motra e vëllezër të dashur.

Shaban Cakolli:

NJË DITË KUR TË KTHEHEM

Kur të kthehem një ditë
nga ky mall i ndyshkur
do të mbjellë ca lule
përmbi varrin e gjyshit
në male e nëpër fusha
do të bëj verime
do ta puth dhe baltën
kudo në tokën time
do ta shfryej dhe mallin
që gjatë më dogji flakë
në ndeja me babain tim
dhe me t’dashurën, nënën plakë
ta shuaj etjen time
që më ka përvëluar
atje nën hijen e shelgut
atje te ujëftohti krua
në mes njerëzve të mi
prore gjithmonë do qëndroj
kam me u djegë, me u shkri
dhe kurrë më vendin s’e lëshoj.

======================================

Adem Berisha:

KURBETI PËRVËLON

Për mikun që shumë e dua
e gjatë jeton në mërgim,
lotët më rrjedhin si krua
ta kem këtu, në atdheun tim.

Ta shoh në vatrën e tij,
në të dashurën Dardanë,
ku ndjenë gëzim e krenari,
ku zemra dhe shpirti i pushon.

Ku ka shumë miq e shokë,
shumë motra e vëllazëri
që kishin rënë për këtë tokë
e për të shtrenjtën liri.

Ku bukës i thonë bukë
e ujit shqip i thonë ujë,
të mos e përvëlojë malli
atje laaarg, në dhe të huaj.

Mua më mungon shumë,
e doja dhe e dua si vëlla,
është pjesë e qenies sime
krahun thyer ma ka.

Si dy vëllezër të dashur
dikur bashkë qanim hallet tona,
fatin të njëjtë e kem’ pasur
nuk flinim deri në orët e vona.

Me Shaban Cakollin
bashkë dua të pimë kafe,
për shumë e shumë gjëra
nuk do ngopemi llafe.

Pa e hequr me të mallin
nuk dua të shkoj në amshim -
përderisa të mos marr me vete
më të mirin e të ëmblin kujtim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi