Berisha në Elbasan, homazhe për viktimat e aksidentit

Qyteti në lot dhe zi për viktimat, homazhet në hollin e Universitetit
Berisha homazhe në universitetin “Aleksandër Xhuvani”
Kryeministri Sali Berisha me lot në sy i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve . “Ishte një tragjedi dhe zi e madhe, e cila kur je jashtë të vjen edhe dy herë më e rëndë”. Ishin këto fjalët e para të kryeministrit Berisha pas daljes nga holli i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” kiu ai së bashku m3e bashëkshorten e tij Liri Berisha kryen homazhe në nder të viktimave të aksidentit tragjik.
“U shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta dhe solidaritetin tim njerëzor të gjithë prindërve që u ndanë dje nga jeta në nja nga aksidentet më tragjike që Shqipëria ka njohur në shumë e shumë vite”- vijoi më tej kryeministri.
Ndërkaq ai i shprehu ngushëllimet e thella edhe shokëve e shoqeve të viktimave, stafit pedagogjik të Elbasanit, qytetit dhe qytetarëve të Elbasanit për këtë dramë të madhe që përjetuam , për ndarjen nga jeta e vajzave të këtij universiteti, të cilat siç tha ia ishin nisur për të shijuar bukuritë e vendit të tyre.
“Uroj që shpirti i tyre të gjejë paqqen e merituar familjarët e prindërit të gjejnë forcë për të përballuar këtë dhimbje të tmerrshme e të rëndë “- u shpreh Berisha teksa i garantoi ata që do bëjë gjithçka, që plagët e tyre të mbyllen sa më mirë.
Basha në Elbasan, ngushëllon familjen e Erjola Xhoit
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjes së Erjola Xhoit në Elbasan, ndërsa u ka uruar shërim të shpejtë të plagosurave të aksidentit tragjik.
“Një ngjarje tragjike, që ka prekur çdo qytetar”- u shpreh Basha, ndërsa kreu edhe homazhe në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Basha ngushëlloi edhe kryetarin e Bashkisë së Elbasanit dhe shprehu solidaritetin e qytetarëve të Tiranës me ata të Elbasanit.
“ Qytetarët e Tiranës ndajnë sot dhimbjen me qytetarët e Elbasanit”- deklaroi Basha, i cili kia qenë edhe deputet i këtij qarku.
Topalli homazhe në Elbasan
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli zhvilloi homazhe në nder të viktimave të aksidenti tragjik të Himarës. Ajo shprehu dhimbjen dhe solidaritetin për familjarët e viktimave në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë dhe tha se sytë e tyre kishin shpresë.
“I japim sot lamtumirën studenteve. Që sot ato do të shikojnë nga lart”- ub shpreh Kryeparlamentarja, teksa ndau me familjarët dhimbjen e madhe për viktimat.
Homazhe në universitetin e Elbasanit janë kryer edhe nga ministra të tjerë të kabinetit, nga kreu i LSI-së Ilir Meta, nga kreu i opozitës Edi Rama, nga ambasadorët e akredituar në Tiranë dhe kryetarë të komuniteteve fetare në vend.
Qyteti në lot dhe zi për viktimat
Elbasani është gdhirë sot i hidhëruar nga dhimbja e madhe që ka pllakosur pas aksidentit të ndodhur një ditë më parë në Himarë. Familjet e studenteve që humbën jetën janë bërë gati për mort, ndërkohë gjatë gjithë natës së kaluar studentë të Universitetit të Elbasanit kanë pritur kthimin e shoqeve dhe shokëve të tyre nga ekspedita. Pjesa tjetër e studentëve është kthyer rreth orës tre të mëngjesit. Ka qenë një skenë vërtet prekëse pasi një pjesë e tyre mungonte tashmë në apel.
Në respekt të studentëve të tij, rektorati i universitetit të Elbasanit organizoi homazhe në hollin e korpusit qendror. Të shumtë ishin qytetarët që morën pjesë në këto homazhe.
Trupat e pa jetë janë tërhequr nga familjarët të cilët kanë preferuar që të organizojnë ceremonitë mortore në familjet e tyre. Ndaj komisioni i homazheve të rektoratit të UE i organizoi homazhet me fotografitë e studentëve.
Rektori i universitetit Aleksandër Xhuvani, profesor Liman Varoshi ka ndjekur në mënyrë të drejtëpërdrejtë të gjithë dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë. Pas kthimit nga Vlora ai ka zhvilluar një takim me dekanët dhe profesoratin për të organizuar homazhet në nderim të studentëve.
I gjithë Elbasani është solidarizuar për të lehtësuar sa më shumë pasojat dhe dhimbjet e kësaj ngjarje të rëndë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kryeministri Berisha priti sot pilotin e njohur nga Kosova me banim në SHBA, James Berisha
» Gëzim Halili:Elbasan, i bukuri Elbasan
» Politizimi grek i aksidentit shqiptar
» GËRDEC- PËRKUJTOHET NJË VJETORI I AKSIDENTIT TRAGJIK
» Pasqyra e zezë e trojeve shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi