Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kristaq Shabani:PENTAGRAM LOTI

Shko poshtë

Kristaq Shabani:PENTAGRAM LOTI  Empty Kristaq Shabani:PENTAGRAM LOTI

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 22, 2012 9:50 pm

Kristaq Shabani:PENTAGRAM LOTI  49553_678723185_1088885767_n

Kristaq Shabani:
PENTAGRAM LOTI

ELEGJIA POETIKE E ËNGJËLLESHAVE...


Kristaq Shabani:PENTAGRAM LOTI  535853_10150898556913186_678723185_9705656_893806782_n
1. Oj medet , si ndodhka kështu !?...

Krisi kupa qiellore
nga stërdhimbja ,
lotimi në shtrat ujëvarë :
“del nga shtrate shpirti”!

Pasthirrmat dhimbëse
u lëshuan fytyrëshqyera...
për luleshqerrat...
Humnera në lotim
për bukurinë “mortore”...
të çikave tona të tejbukura...

Na i keni ngrënë me sy oj , te mirat...
Oj medet , si ndodhka kështu !
Dhe kur pa, në ditë MAJI?


2. Pentagram loti...

Mort, mortje ...murtajë...
Sillet e përsillet kjo vrastare
Në kurmin e tokës sime ...
Nga fushat në pllajnajë
përmbushur me legjenda
dhe shtojzovalle...
sytë e tyre qajnë si frymorë ,
qajnë...


3. 11, 22, 33, 44...

Njëmbëdhjeta
do të rriste nesër
vetveten
në 22,
33,
44,
ndoshta dhe më shumë...
do të nxiste lindjet në vatër,
në demografinë e rritjes...
dhe nga pema e jeshiltë
do të diamantizonin gonxhet...


4. Drama e Kryekujës...

Lotët e prenë në mes
gazmendin dhe ëndrrën,
në qiell u kurorëzua
një lulesë gjigande
përcjellëse ...
shoqëruar nga ligjërimi...
Lumi theu
nga piknaja shtratin,
vari dhimbshëm
bistakët... pemnaja....

Malet përrreth u drodhën
Kushedi sa herë në trup
dhe u tërmetëzuan;
në teatrot antike
shfaqej drama e Kryekujës...
Kiromantet diç kishin parashikuar
Në këtë “sinoptikë” anti udhëtim
Me terma vrastare...
Pse fati vritet nga anti i tij?


5. Loton me sytë e qelqtë...


Eh, shpirtra
të marrë parakohe në parajsë...
sybukra, symbyllura
në cepet e syve , pas ikjes ,
shfaqur projektet
e ardhmërisë së ëndërruar,
tashmë të fikura,
ëndërrimet i morët me vete
lëksione të tëra për gjuhën,
letrat e shqipes...
u vratë në një kotësirë të hirtë
me ngjyrim humb +nerë...
Shqiponja sillet e përsillet
në homezhe nderimi...
loton me sytë e qelqtë...

6. Kryenëna shton rrudhën...

Po përgatiten 11 trandafila ,
njëmbëdhjetë ylberizime...
t’u qëndrojnë te koka yjeve të ikur ,
pa marrë lejë nga jeta ...
Në tokë
kthyer në mermerë
të shndritshëm ...

Mbi krye hedh shiritin
e zezëhijes trishti, zija...
Kryenëna shton rrudhën...
duron veten...
Kryeatdheu
s’e heq vështrimin nga Kryepika...


7. Kaq e lehtë na qenkërka ikja?!

Si u vritka
kaq beftë bukuria?
Si u shndërruaka aq lehtë
në gjymtyrë pa frymë?...
Ç’tmerr kordon zi!

Kaq të pafat qenkemi
Sa çdo ditë mortja
na merr frymë?!
Kaq e lehtë
na qenkërka ikja
Dhe livadhit
i këputen lule të reja...

8. Si mundet....?

Ah , si mundet ajo baltë
Të mbulojë fytyrat
e çikave të njoma?!
Si mundet ajo tokë
të vdekërojë
gjallesat e ndritura ?!
Si mundet të mosfrymojnë
nën sipërfaqen e saj
Zojat e bukura?!
E di, do t’i plasin damarët
Nga koha e dhimbjes!

Dhe morti e lotët
s’na ndahen ?
Frymorët kërcënohen
Nga pasjellja,...
I përhershëm
në rrugëtim lotimi
dhe Shamizezat
s’po na hiqen nga ditët
me kuje nga më të çuditshmet ...
Na kanë mallkuarët
të pazotët ,
Ne të Merituarve,
Ne të Lashtëve të TOKËS:
Të humbim gjithmonë
gjak rrugës!


9. Gjak në fuqi të tetë ...

Mjaft më vrastare e inatosur,
me marrje gjaku
na ke lodhur....,
sa edhe për mllefet e të tjerëve
gjak kemi derdhur,
edhe për t’i mbrojtur të tjerët
kemi derdhur,
edhe për të mbrojtur identitetin
kemi derdhur,
edhe për të mbrojtur sipërfaqen tonë
kemi derdhur...
dhe për gjak+marrjet
gjak kemi derdhur;
kemi derdhur edhe per numrin 6...
edhe për tetë ÇUDIRAT e botës ...
Mjaft më !
Mjaft më , vrastare,
vrastarë të pangopur!


10. Epilog apelimi

Të ngrihemi
të gjithë në këmbë,
Të ndalim gjakun,
Ikjet e kota
t’i ndërpresim ...
Vëllezër e motra...
Ne jemi Kombi
që s’duhet më të qajmë ,
por vetëm të gazmendojmë,
të qeshim!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi