Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Klara Kodra: Testamenti letrar i Bedri Dedjes

Shko poshtë

Klara Kodra: Testamenti letrar i Bedri Dedjes Empty Klara Kodra: Testamenti letrar i Bedri Dedjes

Mesazh nga Agim Gashi Fri Apr 17, 2009 12:57 pm

Klara Kodra: Testamenti letrar i Bedri Dedjes U1_roman
Testamenti letrar i Bedri Dedjes
Nga Klara Kodra
Vepra e fundit e Bedri Dedjes “Presidenti i Planetit të Kuq”,, si testament shpirtëror që ai u kushton fëmijëve dhe që botohet pas vdekjes, është një kryqëzim origjinal midis romanit përrallë dhe romanit fantastiko- shkencor. Në të ndërthuren probleme të mprehta aktuale si diktatura dhe demokracia, lufta dhe paqja, terrorizmi dhe Evropa e bashkuar, roli i shkencës dhe i informacionit bashkëkohor në edukimin e drejtë të fëmijëve të sotëm, që do të marrin stafetën e drejtimit të shoqërisë së ardhme shqiptare. Këtë mesazh, Bedri Dedja e jep përmes një fantazie të harlisur, gjetjeve të këndëshme dhe sidomos humorit, që është një nga çelësat e rëndësishëm të botës së fëmijëve, që çelet si lule në diellin e vogël dhe të ndritshëm të tij. Tek “Presidenti i Planetit të Kuq”, autori e ka dhuntinë e komunikimit me fëmijët më të gjallë se kurrë.
Romani shënon një hap të mëtejshëm në krijmtarinë për fëmijë të Bedri Dedjes dhe njëkohësisht ruan vetitë më të mira të romaneve të tij të mëparshëm. Ai është, në një farë mënyre, një sintezë e veprës letrare të shkrimtarit, mbasi këtu rikthehen personazhe nga kryeveprat e tij “Një udhëtim i rrezikshëm" e "Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit", çka provon se ai ka ditur të krijojë një gjithësi në miniaturë me krijesa - personazhe të gjalla, që dinë t'u flasin fëmijëve.
Një gjetje e bukur e tij është vënia në qendër të veprës e fëmijëve shkencëtarë. Midis tyre është Fatbardh Pikaloshi si edhe Kokëfirifiu i « Udhëtimit të Rrezikshëm », që rikthehet në këtë vepër me emrin "Shpëtim", duke ruajtur diçka nga çapkënllëku i dikurshëm.
Romani zhvillohet si një zinzhir të papriturash. Në të kanë zënë vend edhe elemente të romanit të aventurave si edhe atij të spiunazhit. Lexuesi fëmijë qëndron tërë kohën në tension, duke ndjekur zhvillimin e subjektit, në bazë të të cilit qëndron edhe konflikti i fuqishëm i fëmijëve shkencëtarë me mafien kozmike. Shkencëtarët e vegjël ballafaqohen trimërisht e me zgjuarsi me kriminelë dhe diktatorë të rrezikshëm si Ladenbenisadus (aluzion i goditur me terroristin Bin Laden), Usta Ipaudhin e Lartmadhërinë e Tij Këmbëlepurin e Parë (personazhe të njohur nga "Një udhëtim i rrezikshëm") si edhe me "Shtatëpëllëmbë-Mjekrën e Trepëllëmbë Trupin" e « Heroizmave të Fatbardh Pikaloshit », që duken sikur kanë dalë drejt e nga përrallat popullore.
Fëmijët pra, luftojnë për paqen në tërë sistemin diellor që rrezikohet nga mafia kozmike, një hiperbolë e goditur kjo për luftërat dhe terrorrizmin në Tokën tone. Shpesh, edhe tabllotë origjinale të peisazheve kozmike që krijon shkrimtari, mund të krahasohen lehtë me ato tokësore. E megjithëse ky roman flet për të ardhmen, unë do të thoja me bindje se i ka rrënjët thellë në traditë.
Për ZSH: Albert Zholi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi