Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha...

Shko poshtë

Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha... Empty Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha...

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 24, 2012 10:53 pm

Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha... 173637_100000149972946_545071013_nSuzana Zisi:Baca im, Adem Berisha... 572686_100000202629693_1104295575_n



Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha...

Baca im, Adem...Nuk arrij te besoj qe TI s' je me ne jete.

Jam duke therrmuar lote te hidhur, teksa sjell ne kujtese cdo sekonde te pranise tende tek une...
Te henen mora librin qe me kishe postuar, ne te cilin ti me shkruaje:
"Kujtoje Bacen Adem edhe kur te mos jete..."
E parandjeve "ikjen"?
Ti do me prisje ne Prizren ne 9 qershor tek "Drini Poetik".Harrove???
Ashtu sic me prite vjet teksa me mbulove me ate veshtrimin ateror perplot me dashuri dhe respekt.
Ashtu sic me prite ne 4 maj 2011, ne Prishtine se bashku me Agim Metbalen dhe Xheladin Hamzen.
Me sugjerove qe te beja promovimin e romanit ne Prishtine duke me thene: "Suzane, ke shume miq, mikesha qe te duan ne Kosove".
Me ftove te vija ne Rahovec.Harrove???
Do pinim nga nje kupe vere dhe do bisedonim si ati me bijen.
Bace i dashur, ky nuk eshte mort...me duket loje.
Enderr e hidhur...
Ngrihu prej arkemortit dhe frymo, buzeqesh, thuaj qe je ende ketu...shkruaj dy fjale...per ne...
E kam te gdhendur ne zemer nje prej mesazheve te tua te fundit:

Adem Gjurgjeviku





  • "Oj Suzanë, po si të kam o bac?. Kam kënaqësinë dhe gëzimin maksimal të kuptoj për gjenjen tënde të mirë në çdo aspekt po edhe suksese në çdo segment të jetës tënde. Për besë më ka marrë malli shumë, mbresat tuaja nuk mund të mos lënë pa dashuri e mall ata qe të njohin mirë dhe kanë pasur fatin të takojnë. Unë kryesisht mirë, po kërkoj një ilaç por kurrsesi ta gjej, nuk di, as miqtë më të dashur nuk po arrijnë të ma gjejnë: TË ZHBËJ PLEQËRINË hahahahahah, ti mos u nxito, freno me të dyja këmbët dhe vetëm vendnumëro hahahaha. Të do shumë e pakufi i yti baca Adem. Mirëmbetësh e mirë të vazhdosh.

    Ti nuk munde ta presesh pleqerine i dashur Bace...
    E gjete ilacin...?
    Apo...te gjeti "ilaci'...?
    Nuk di nese ka nje Zot apo nje Parajse diku...
    Por, di qe ne nje tjeter dimension, TI, je duke u trishtuar qe me ikjen tende hidherove zemrat e familjareve dhe miqve...
    Te dua shume edhe aty, NE DIMENSIONIN TEND TE DHIMBJES DHE DASHURISE SE PERJETSHME..."

Suzana Zisi
Gjirokaster
16. 05. 2012

Suzana Zisi:Baca im, Adem Berisha... 537728_461924707155858_100000149972946_1962258_125732276_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi