Diaspora e nëpërkëmbur
Faqja 1 e 1
Diaspora e nëpërkëmbur
Diaspora e nëpërkëmbur
Mërgimtarët ende paguajnë dyfishin e taksave në Kosovë, ata ndihen inferior nga shteti ku i shërbyen dhe vazhdojnë t’i shërbejnë
Mërgimtarët kosovarë të cilët me dekada të tërë kanë mbajtur gjallë frymën sociale dhe kombëtare, po vazhdojnë të mbesin pa përkujdesjen e institucioneve në Prishtinë. Të detyruar të paguajnë dyfishin e taksave në vendin e lindjes, ata ndihen inferior nga shteti ku i shërbyen dhe vazhdojnë t’i shërbejnë.
Kështu të paktën është perceptimi i përfaqësuesve të diasporës kosovare e cila që nga dita e parë që hyjnë në Kosovë, përballet me diskriminim.
Reporteri i portalit “albinfo” ka parë në pikën kufitare “dheu i Bardh” rreshtat e gjatë të mërgimtarëve që pritnin në rend për të paguar taksat doganore. Ato variojnë varësisht nga periudha sa mërgimtarët rrinë në vendlindje.
Për 15 ditë, 30 euro është sigurimi për automjetet të vogla, ndërsa për një muaj është 41 euro. Nëse ke me vete edhe rimorkio duhesh të paguash ekstra sigurim edhe 25 euro, ndërsa për autobusë dhe automjete mallrash, taksat janë shumëfish më të larta, nga 77 euro për 15 ditë deri në 215 euro për autobusë.
“Kjo është plaçkitje ashiqare...po më dhimbset mundi dhe sakrifica për këta njerëz”, shprehet me mllef Seljadin.Sh, i cili priste në rresht për të paguar taksën. “Nuk janë shumë para, por nuk është fer nga institucionet e Kosovës”, shprehet ai.
Këtë sigurim rrugor opozita në Prishtinë e konsideron si “haraç” qeveritar ndaj mërgimtarëve. Ata kërkojnë që sa më parë të hiqet kjo “ekstra taksë” për diasporën kosovare. Ndërsa përfaqësuesit e qeverisë dhe ata që drejtojnë kompanitë e sigurimeve thonë se janë të detyruar të aplikojnë sigurimet për faktin se Kosova nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër.
“Kosova nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër, megjithëkëtë Qeveria më 2008 ia mundësoi serbëve dhe malazezëve që të hyjnë në territorin e Kosovës pa paguar këtë taksë..., por këtë nuk e bëri dhe për shqiptarët”, shprehet Jahja Lluka, udhëheqës i Departamentit për Diasporë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Lluka tha se mos heqja e kësaj takes, është pasojë e mospunës së Qeverisë së Kosovës. Ai, madje akuzoi Ministrinë e Diasporës se po tregohet shumë e ngathët për t’i shtyrë përpara disa procese. “MD duhet të punojë për diasporë dhe jo të rrinë kot”, thotë Lluka, sipas të cilit, “misioni i Ministrisë së Diasporës është organizimi i ahengjeve nëpër diasporë”.
Deputetja e opozitës (LDK), Vjosa Osmani gjithashtu ka vërejtje në Qeverinë e Kosovës sa i përket rolit të saj për diasporën.
Osmani ka kujtuar se nga diaspora në Kosovë hyjnë (remitenca) deri në 500 milionë euro dhe qeveria nuk ka bërë asgjë për ta për të eliminuar këtë taksë të sigurimeve. “Nuk kemi pasur nevojë të presim deri tash dhe të zhgënjehet diaspora, të revoltohet për shkak të taksave doganore”, tha ajo.
Sipas deputetes së LDK-së, qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë që Kosova të jetë anëtare e Kartonit të Gjelbër. Osmani e cila në Kuvendin e Kosovës kohë me parë ka ngritur këtë çështje, thekson se edhe diaspora duhet të jetë më e zëshme dhe të kërkojë nga institucionet që të kryejnë punën e tyre në raport me mërgimtarët.
“Opozita të mos mbetet vetme, por të ketë edhe përkrahjen e diasporës”, kërkon ajo.
Ndërkaq Rrahim Pacolli, kryetar i bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, ka sqaruar se Kosova ende nuk ka hyrë në Kartonin e Gjelbër dhe prandaj sigurimi i kompanive të huaja nuk e mbulon territorin e Kosovës. “Nuk kemi marrëveshje me Kartonin e Gjelbër, prandaj derisa të anëtarësohemi, qytetarët jashtë Kosovës duhet të paguajnë tarifën e sigurimit në kufij, përfshirë dhe diasporën”, tha ai.
Pacolli tha se duke marrë parasysh rolin dhe ndihmën e diasporës dhënë për Kosovën, në këto tri vitet e fundit vazhdimisht janë bërë zbritje në taksën e sigurimit kufitar. Prej 50 euro sa ishte më parë, ai thotë se tani ata do të paguajnë rreth 30 euro për 15 ditë.
Kjo shumë, sipas Pacollit, bëhet me qëllim që automjetet me të cilat vijnë mërgimtarët janë relativisht të shtrenjta dhe aksidentimi i mundshëm i tyre duhet të paguhet nga Byroja. “Nëse ata nuk kanë sigurim, nuk ka se kush paguan dëmet”, sqaron Pacolli.
Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Diasporës, Xhevdet Sfarca ka të njëjtën arsye sa i përket sigurimeve kufitare.
“Kosova nuk është anëtare e Byrosë Ndërkombëtare të Sigurimeve në Bruksel. Por, Ministria e Diasporës është duke kërkuar alternativa, që Kosova të mbulohet nga Kartoni i gjelbër, qoftë përmes një shteti tjetër, apo që të ulen tarifat”, thotë ai
Sfarça tha se Qeveria e Kosovë nga kjo taksë doganore merr vetëm 17 për qind të mjeteve, sikurse që merr edhe nga çdo produkt tjetër. “Mjetet tjera i marrin kompanitë e sigurimeve”, tha ai.
Mustafë Jashari, përfaqësues i Iniciativës Qytetare nga Gjeneva, akuzoi ndërkaq institucionet e Kosovës për sjellje jo korrekte me diasporën. “Nuk është dashtë të paguhet edhe njëherë kjo pagesë në kufi. Kjo ishte dhe mbetet edhe më tutje mënyra më e mirë e përfitimit për kompanitë private të sigurimeve të organizuara nga BQK”, konsideron ai.
Byrotë Nacionale të shteteve anëtare të Byrosë Ndërkombëtare të Kartonit të Gjelbër, sipas Jasharit, e njohin shumë mirë problemin e Kosovës, përfshirë këtu edhe krimin, korrupsionin dhe plaçkitjen që i bëhen diasporës.
“BQK deri në vitin e kaluar, arsyetimin e mbështetke në anëtarësimin e Kosovës në OKB, që nuk kishte dhe nuk ka sagje të bëjë me këtë, pos për mashtrim të opinionit dhe arsyetimin e plaçkitjes që ajo e organizon në interes të kompanive private, pronarë e të cilëve duhet të jetë VIP të krimit të organizuar në Kosovë”, tha Jashari.
Përfaqësues i Iniciativës Qytetare nga Gjeneva tha se i ka njoftuar të gjitha institucionet edhe kosovare edhe ato të huaja të akredituara në Kosovë për ketë problem, por nuk ka marrë përgjigjen e duhur. “Pos që Avokati i Popullit si duket është interesua rreth kësaj çështje, nga të tjerët nuk kemi marrë përgjigje”, shprehet Jashari.
Ndryshe, sipas ekspertëve të demografisë, nëpër shtetet e botës jetojnë rreth një e treta e popullsisë së Kosovës. Kryesisht kjo përbënë diasporën e vonë që nuk ka më shumë se 20 vjet që jetojnë jashtë atdheut, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lajme nga diaspora
» Spiunohet Diaspora
» Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
» Portrete krijuesish nga diaspora
» Takohen krijuesit nga Diaspora

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi