Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
Faqja 1 e 1
Mehmetali Rexhepi: Diaspora dhe indiferentizmi
Diaspora dhe indiferentizmi
(Fatmir Selimi: Me shqiptarët e Turqisë)
Nga Mehmetali Rexhepi
Sapo të hapësh hyrjen në librin “Me shqiptarët e Turqisë”, shfaqet qëllimi i autorit të këtij libri: “Të shfaqim disa nga njohuritë tona për shpërnguljet e popullit shqiptar nga trojet e veta stërgjyshore. Shpërnguljet filluan më 1878 nga Sangjaku i Nishit me djegien e mbi 800 fshatrave shqiptare, plaçkitjen dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga pushtetet serbe. Mbi atë popullatë u bënë masakra të mëdha, të cilat njeriu normal nuk mund t’i paramendojë…”
Pa iu shmangur qëllimit të paravënë, Fatmir Selimi, mjek, specialist i Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, vijoi diskursin e tij të nënvizojë krimet shekullore serbe, që nuk do ta lënë të qetë asnjë brez shqiptarësh kudo që janë:
“Kur të kihet parasysh se ato vazhduan edhe në të ardhmen, në vitet 1914 - 1918, 1925 - 1938, 1956 - 1968, etj., numri i shqiptarëve të shpërngulur në Turqi shikohet prej këndeve të ndryshme. Shteti i Turqisë i jep shënimet për 5 - 6 milion të shpërngulur me origjinë shqiptare nga Kosova, Maqedonia, Plava, Gusia, Sangjaku i Nishit, Novi Pazari, Peshteri, etj.”
Duke krahasuar vitvendosjen, vendvendosjen dhe vendzhvendosjen, gjithandej në Turqi, nga trevat paraardhëse, autori, aq sa i jepet mundësia, mëton shtegtimin pas tyre dhe, arrinë në disa përmasa gjeografike, etnologjike, historike,demografike, gjuhësore e shpirtërore…
Këto përmasa të kësaj kryeteme të dhimbshme, si udhëpërshkrues, ky autor është i vetëdijshëm se vetëm po i prek për t’i grishur të tjerët, institucionet e Shqipërisë e të Kosovës, studiuesit e fushave përkatëse, artistët, shkrimtarët, përfaqësues biznesi, pushtetarët, etj, që t’i qasen diasporës shqiptare, më të numërtës e më të dhimbshmes në botë. Ky pohim nuk është shprehje e një euforie të rrëmbyer, as emocion i shpifur…
Progresioni i shtimit natyror dhe i rritjes në mjedisin të cilit duhej t’i përshtateshin, shtrirja dhe zgjerimi i ngulimeve shqiptare, lypin “haraçin” që duhej dhënë shtetit të pranuar si të tyrin, si qytetarë të tij, por pa identitet kombëtar. Mes dy të këqijave: zhbërjes dhe shporrjes, shqiptarët si të keqen më të vogël morën udhën e shpërnguljes, pranuan realitetin turk. Për të kaluar nëpër këtë mynxyrë, kishin edhe diçka të trashëguar nga mentaliteti i dikurshëm, familje shumëanëtarëshe të motivuara për krah pune, pos tjerash edhe shtytja fetare, edhe se secili i posalindur “ka ërskin e vet” te Zoti. Andaj, nga disa dhjetra, qindra e mijëra të shpërngulur brenda shekullit 20, kemi pohimin marramendës për shqiptarët e shpërngulur në Turqi: “Burimet tona mendojnë se janë shpërngulur rreth 10 milion shqiptarë!”
Kjo etni i dha shtetit turk gjak të ri.
Plaga më e madhe jo vetëm për shqiptarët e Turqisë, por për gjithë çështjen shqiptare, e brejtur nga erozioni i ortodoksisë serbe - greke - ruse, është asimilimi, shkrirja e tyre, sidomos në shtetin e Turqisë, po edhe në Çamëri nën Greqinë.
* * *
Se çfarë është roli i folklorit, i artit muzikor përfaqësuar përmes shoqërive kulturore - artistike, me instrumente, qofshin të thjeshta, melodi, ritme e veshje kombëtare, me këngë e valle autoktone a të stilizuara, shfaqur nga Ansambli “Gurra” e Gjilanit, “Kastriotët” e Ferizajit, “Çeshme” e Vushtrrisë, si dhe me një varg valltarësh, solistësh e instrumentalistësh, koreografësh e veprimtarësh organizativ, kësisoj mëtohet të kapen ato fije të këputura dhe të lidhen, të forcohen me diasporën shqiptare të shkapërderdhur… Kënga, tingujt, ritmet, lëvizjet, farfuria e kostumeve prekin pikërisht aty ku duhet, në fijet e kujtesës së lëbyrur, jo vetëm për t’i rikthyer pamjet e burimeve, por edhe për të pirë në to ujin e rrënjëve, që zgjojnë emocione të brezave pararendës.
Duke shpaluar këtë libër me lëndë heterogjene, pos tekstit edhe me fotografi, autori sjell vullnetin e tij përtej mundësive e përgjegjësisë, për gjithë ato ecejake të ansambleve muzikore, personelit të tyre vullnetmirë, mbetur në përkujdesjen e ndonjë donatori të pasionuar, pa mbështetje të fortë të institucioneve. Megjithatë, edhe pa ato arrihet të reflektohet jehona e ndërsjellë tek “vëllazëritë” shqiptare, të emërtuara kryesisht si “vëllazëri shqiptare - turke”, te ansamble gjysmë të asimiluara, si “Zafer” nga Bursa, “Rumeli” nga Stambolli, etj.
Libri “Me shqiptarët e Turqisë” mëtoi të rrokte një shumësi aspektesh të diasporës shqiptare në Turqi, përmes një dokumentariteti të përzier, të papërqëndruar dhe, vetëm aq sa ofron natyra e udhëpërshkrimit të dokeve, gjendjes shpirtërore e shoqërore të shqiptarëve gjysmë të asimiluar.
Ngjyrat e këngëve, të tingujve me dridhje të dhimbshme,dhimbja është zotëruese mbi ngazëllimin, valvitjet simbolike të veshjes së valltarëve e valltareve, kumbimet e tupanit si oshëtima kushtrimesh, përmbajtjet e vargjeve, të melodive të përshkuara me porosi, arritën të futen aty dhe atje në qindra - mijëra zemra, që kishin ndjeshmëri për hapje dhe shtonin ritmin e rrahjes ku dallgëzohej përmallimi.
Aty dhe atje ku u fut ky lloj shqiptimi ndjenjatrazues, nuk ke si futesh dot me asnjë dokument identifikimi, nuk futet dot as politika e diplomacia.
Mendoj se ky tipar është sipari i librit të Fatmir Selimit. Ai është veprimtar të cilit nuk i pritet përderisa të gjendet profesionisti përkatës, gjithsesi ai ndihmën e parë e jep në mënyrën e vet. Edhe kështu mund të shihet sipari i drejtpërdrejtshmërisë në këtë libër.
Në këtë pamje: janë mbresëlënëse dhe emocionale takimet, shpurpushjet e prushit të akëcilit vis e brez, përshkrimet e mjediseve të qyteteve e katundeve të ngulimeve shqiptare, përjetimet e ansambleve të muziktarëve, valltarëve, veprimtarëve kulturorë me qytetarë të prejardhjes nga e tërë gjeografia etnike shqiptare e Ballkanit, përkatësisht Ilirikumit, pritjet nga pushtetarë, legjislatorë e afaristë të gjenit shqiptar, etj.
* * *
Në mozaikun e pashkrirë të këtyre dëshmive të këtij vëllimi libror, është pasqyrimi i medieve të shkrimit shqip, por mungon ana tjetër e shkrimit në turqisht, për të provokuar kureshtjen tonë për festivalet në Turqi dhe ndërsjelltas, pastaj të diasporës në Kosovë e gjetiu në trevat shqiptare. Shtypi shqip pasqyroi shkëlqimin dhe ngazëllimin e ndjenjave të diasporës në akëcilin festival, në akëcilat qytete ose në ngulimet më të mëdha, ku vlon dhe shuhet gjaku shqiptar.
Strumbullar i këtij libri është diaspora tejet e shtrirë shqiptare, “më e numërt në botë”, ndërsa lidhjevënësi, tërheqësi i fijeve kompozicionale rreth këtij boshti është vetë autori.
Lënda heterogjene e këtij libri e vë Fatmir Selimin në pozicione dhe role të shumëfishta, pothuajse të pasprovuara. Në fund të librit nuk shohim të ketë pasë ndonjë burim të ngjajshëm për ta udhëzuar për këtë natyrë jo të pandërlikuar shkrimdëshmie. Në rolin e autorit, ai është i drejtpërdrejtë: i radhitë pamjet, ngjarjet, dukuritë dhe veçantinë e tyre e të personaliteteve ashtu si i sheh e si u rrjedhin fjalët e bëmat. Po ashtu, Fatmir Selimi, tashmë autor i këtyre dëshmive për diasporën në Turqi dhe, për disa nga bartësit e devotshëm të veprimtarive kulturore për këtë diasporë, futet në ngjarje dhe nuk i vështron ato nga një largësi indiferente.
Ai në të shumtën e tekstit e të dëshmive faktike nuk fshehet pas vetes së dytë si rrëfimtarët imagjinativ. Subjektin e tij të pashkrirë e të pafshehur, ia ekspozoi lexuesit, duke u identifikuar me vetën e tretë. Pra, në këtë pikëshikim, pa ndonjë paragjykim, tekstin e fut në anarki, pa e përfillë rendin e ndërtimit kompozicional të paraqitjes së përshkrimit me anë të dëshmive, për ngjarje e përjetime në mjedise të panjohura për ne, meqenëse ka shkëputje të temave,dalje në periferi të tyre…Pa rrumbullakuar të parën sjell ca të dhëna për një tjetër…Gjuha dhe të shprehurit me anë të saj të lënë për të dëshiruar…
Është e qartë kjo shpërputhje e rendit kompozicional, pa elokuencë stilistike për këtë lëndë të nduarnduarshme, sepse autori nuk e ka vokacion bukurshkrimin.
Mund të na duket e pa peshë, por shpalosja e kulturës muzikore dhe fjalës që tingëllon shqip në mjedise të caktuara, shpërfaq një mision të qartë: fisnik e kombëtar.
Misioni i kësaj veprimtarie, i artit, ndonjëherë përbuzës, është lidhja dhe zbulimi i vatrave ende të pashuara të një diaspore tejet numerike, ndaj ngritja e urave vëllazërore, forcimi i tyre përmes këmbimeve të ndërsjella jo vetëm kulturore dhe, ruatja nga shkëputja e tyre, të sapo ngriturave… Do të duhej të ishin në agjendën e ndërgjegjes, të dikujt,por të kujt?!
Ato ura, nga dëshmitë e rizbulimit kulturor të Fatmir Selimit, atje ku pothuajse ishte kryer asimilimi, nuk mbanin dot as peshën më të lehtë të identifikimit, prandaj brishtësia e tyre nuk e përçonte komunikimin dy palësh, sidomos në qendra urbane, atje ku diaspora nuk ishte e përqëndruar, asimilimi tërësisht e kishte gllabëruar.
* * *
Padyshim, kjo diasporë kaq e numërt dhe, në disa aspekte me ndikim, luajti dhe po luan rolin e vet për çështjen e Kosovës, për mëvetësinë e saj, por potencialet e diasporës shqiptare në Turqi janë ende më të mëdha dhe të pa shfrytëzuara.
Fatmir Selimi përmes këtyre shënimeve, mëtoi të gjente nervin dhe barin për të injektuar sëmundjen e asimilimit nga indiferentizmi…
Për këtë gjithsesi do përgëzuar!
Gjilan, gusht 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mehmetali Rexhepi: Buja
» Mehmetali Rexhepi: Buletini
» Mehmetali Rexhepi: Mes kontrasteve
» Mehmetali Rexhepi: Hirësia e Tij Purpuri
» Mehmetali Rexhepi: Ndërgjegja e tërbuar
» Mehmetali Rexhepi: Buletini
» Mehmetali Rexhepi: Mes kontrasteve
» Mehmetali Rexhepi: Hirësia e Tij Purpuri
» Mehmetali Rexhepi: Ndërgjegja e tërbuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi