Luan Myftiu:Kush e pengon PS-në të bëhet opozitë konstruktive?
Faqja 1 e 1

Kush e pengon PS-në të bëhet opozitë konstruktive?
Luan Myftiu
“Jeta pa ideal si një anije pa kapiten” - Gandi
Mëkatari nuk ka kohë të mendojë për hallet e të tjerëve. Nuk e lënë ato këmborët e tij të dëgjojë zilet e miletit. Ndoshta prandaj ai përpiqet të ketë sa më shumë mëkatarë. Frika e ndëshkimit nuk e lë të mendojë për mirë. Në PS ka skalione të tëra me mëkatarë. Natyrisht ka mes tyre që nuk kanë dashur të bëheshin të tillë. Jo më kot i detyroi komunizmi me “dajak” shumë njerëz të futeshin në krimet e tij. Meqë zullumet e “idealistëve” të krimit ishin të rënda, pendesa e tyre është bërë sot gati inekzistente. Janë tepër të pakët ata që kanë ulur kokën të turpëruar, apo që nuk krekosen me “hyneret” që kryen në diktaturë. Për të mbrojtur gjëmat e tyre mëkatarët tentojnë të hedhin baltë mbi demokracinë, ta korruptojnë atë, të riakuzojnë viktimat e tyre të djeshme. Kushedí sa “pushkatime” të reja morale kryejnë ata çdo ditë duke “justifikuar” krimet e djeshme të diktaturës! Lufta e tyre për mbijetesë në demokraci është e egër. Edhe liderët më “liberalë” të majtë janë detyruar të mbështeten te përkrahja e mëkatarëve. Edhe “antikomunisti” finok Rama u ka bërë atyre vazhdimisht qejfin dhe ua ka mikluar të kaluarën “heroike”. Mëkatarët karakterizohen nga fryma e konfliktit. Paqja, qetësia, harmonia sociale dhe sidomos vëllazërimi ata i shqetëson. Njëlloj si ujku që do gjithmonë mjegull. Mëkatarët u edukuan me dekada të tëra me një frymë të tillë konflikti. Lufta e klasave u bë kuptimi i jetës së tyre. Jo më kot klithin ata edhe sot se nuk duan as bukë, as ujë përpara unitetit mes tyre. Vetëm të bashkuar çlirohen ata disi prej ankthit të ndëshkimit, që e ndiejnë se e meritojnë. Veçse jo të gjithë socialistët janë të inkriminuar. Jo të gjithë kanë pranuar të bëhen bashkautorë në veprën gjakatare të diktaturës. Jo të gjithë duan përsërí konflikt. Dhe janë këta socialistë, që e kanë mbajtur në këmbë PS-në. Mirëpo mëkatarët e papenduar socialistë, duke qenë të dhunshëm, bëjnë në parti ligjin. Janë këta që dalin në krye të saj. Zakonisht këta zgjedhin liderët, të cilët pastaj nisin të mbrojnë mizorinë e së kaluarës. Këta i vendosin në poste të larta Edvin Ramat me shokë. Këta i mbështesin ata në grabitjen dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht e me çdo çmim. Janë pikërisht këta që e mbajnë gjallë frymën e konfliktit. Këta të terrorizuar të përjetshëm janë gjithmonë kundër konstruktivitetit. Mëkatarët, pra, janë frymëzuesit dhe ideatorët e korrupsionit më galopant. Janë këta që e kanë ndryshuar dhunën e djeshme të errësirave në vjedhje të hapura, në shpifje të turpshme dhe në akuza false. Këta janë “misionarët” e konfliktualitetit permanent. Kurse duhej të ndodhte e kundërta. PS i shëmbëllen asaj dhelprës që ka hyrë fshehurazi në kotecin e pulave. Nuk ka forcë politike që të ketë aq nevojë për një frymë paqtimi social sa PS-ja. Me flamurin e mëkatit të frikshëm në duar PS-ja duhej të ishte sot etalon i mirësisë, i paqes, i pendesës, i mallkimit të mëkatit komunist. Dhe sidomos i konstruktivitetit. Në kopenë e ujqërve është vështirë të mos kuisësh si ata. Mëkatarët socialistë kanë treguar se nuk janë penduar dhe nuk duan ta shpëtojnë shpirtin nga kthetrat e djallit. Edhe pse shumë prej tyre janë pasuruar dhe jetojnë si jo më mirë, përsërí sillen e veprojnë tamám si të pakënaqur. Të pakënaqur që demokracia i barazoi para ligjit me viktimat. Të pakënaqur që prona ka nisur të njohë të zotin. Të pakënaqur që martirët po flasin lirisht nëpër ekranet e pablera nga krimi. Në prapaskenën e çdo konflikti social qëndrojnë mëkatarët e djeshëm. Janë këta që i kanë krijuar ato situata të papranueshme në Kuvend. Ata i shtrembërojnë rekomandimet dhe vlerësimet e çmuara të miqve të mëdhenj e të sinqertë të Shqipërisë. Janë mëkatarët socialistë që “hakmerren” ndaj demokracisë duke korruptuar drejtësinë, duke shuar çdo iluzion për një jetë të ndershme, apo duke vonuar proceset e integrimit në Europë. Këta mëkatarë socialistë udhëhiqen nga deviza: “Të shoh nënën pa burrë, pa le të mbetem pa babá!”. Këta, pra, nuk e pranojnë integrimin e realizuar nga të djathtët. Këta ngrejnë shpifje monstruoze ndaj gjoja manipulimit të zgjedhjeve, meqë sovrani i ndëshkoi me votën e lirë. Sipas tyre nuk mund të ketë lirí aty ku nuk triumfon mëkati. Mëkatarët janë xhambazët më të pacipë të politikës. Asnjëherë mëkati nuk bën kompromis me virtytin. Ai tenton ta këmbejë si një mall tregu emancipimin shoqëror me faljen e mëkateve të tij prej demokracive të konsoliduara. Janë këta mëkatarë që e zgjodhën në krye Edvin Ramën. Që e mbështetën, madje, edhe të fitonte në zgjedhjet e qershorit. Mirëpo ja që e mira nuk zhduket pse duan të mëkatarët. Nuk i nënshtrohet virtyti vesit. Ndryshe, bota do të ishte shkatërruar. Janë përsërí mëkatarët që duan ta mbajnë Ramën në krye të PS-së. Dhe jo më kot. Ata janë bindur tashmë se Rama nuk mund të kuisë taní veçse si një ujk. Kurse PS-së i duhet sot një frymë konstruktive prej opozite konsensuale. Po a mundet? A mund t’u shpëtojë ajo kthetrave të mëkatarëve? Vështirë! Megjithatë, asnjëherë nuk duhet gjykuar bardhezí. Ekzistojnë edhe brenda PS-së mundësi ripërtëritëse. Edhe ajo mund të fitojë ç’ka humbur. Të dalë në mejdan si një opozitë e pranueshme. Të shfaqet si një forcë, që e dënon me vepra komunizmin. Të përkulet me respekt para martirëve të demokracisë. Por sidomos e mbi të gjitha, të mbështesë reformat madhore, që do ta integrojnë me dinjitet shqipërinë në Europë. Dhe një ballafaqim i tillë, konstruktiv, emancipues, rinovues, e reormator ka nisur të shfaqet brenda PS-së. Një zë i thellë sikur po pyet me zë të lartë: “Ku vemi?. Ku vemi, vëllezër, me Edvin Ramën, që mohon sakrificat e një tranzicioni kaq të vështirë? Ku vemi me një megaloman, që, meqë humbi vetë, s’i bëhet vonë për fatin e Shqipërísë e të brezave që vijnë? Ku vemi me një “misionar” gënjeshtar e me një akuzator intrigant, që duke synuar të fshehë zullumet e veta, shpif e trillon fajësí të paqena ndaj kundërshtarit?
Po a do të munden mëkatarët të rizgjedhin si kryetar Edvin Ramën, këtë humbës të mbetur pa mandat nga Statuti, i miratuar prej vetë atij? A do të munden të dalin fitimtarë ata që duan bojkotimin e Kuvendit, mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve të çertifikuara? A do të mundin të dominojnë Kongresin e 29 gushtit mëkatarët, që duan në krye një avokat të krimit dhe një grykës e zullumqar, i cili, kur kujton ligjin, ka frikë edhe nga hija e tij? Jo! Kjo s’mund e s’duhet të ndodhë! Në PS nuk mund të ketë “vdekur” edhe ai pak ideal shoqëror, ajo grimë fryme paqësore dhe europiane, që i ka bërë edhe njerëz me integritet moral të bashkohen me këtë forcë të dyshimtë, qoftë dhe me atë shpresën për të ndikuar të fitojë dhe kjo mëkatare e madhe virtytin i një opozite të respektuar konstruktive. Të fitojë një ditë filozofia demokratike e dashurisë, e mirëkuptimit, e konsensusit të gjerë, që e kërkojnë reformat e mëdha, këto “trampolina” gjigande, me të cilat do të konsolidohet më tej demokracia dhe do të arrihet civilizimi dinjitoz i Shqipërísë !...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Luan Myftiu: Rama po ndjek mallkimin: 'pas meje, le të bëhet kiameti'
» Luan Myftiu:Rama do akuzojë edhe elektoratin e majtë
» Luan Myftiu:Frymëzuesit e urrejtjes
» Luan Myftiu:Ja pse nuk i falet PS-së qendrimi jashtë parlamentit
» Luan Myftiu: Po dha dorëheqje i paudhi, të caktohet kukudhi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi