Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy këshilltarë Komunal të Vitisë nga LDK kalojnë në LDD

Shko poshtë

Dy këshilltarë Komunal të Vitisë nga LDK kalojnë në LDD Empty Dy këshilltarë Komunal të Vitisë nga LDK kalojnë në LDD

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 28, 2012 10:13 am

Dy këshilltarë Komunal të Vitisë nga LDK kalojnë në LDD


Dy këshilltarë Komunal të Vitisë nga LDK kalojnë në LDD Ldd-bota-sot
Kryetari Daci me bashkëpunëtorë vizitoi degën e LDD-së në Viti, ku u prit nga Kryesia e degës së LDD-së në Viti, kryesitë e dy forumeve të LDD-së si dhe përfaqësuesit e nëndegëve të LDD-së në këtë komunë.

Këtë takim fillimisht e hapi Kordinatori i degës së LDD-së në Viti z.Sadik Regjepi i cili përshendeti të pranishmit, duke njoftuar ata me aktualitetin në Komunën e Vitisë dhe aktivitetin e degës së LDD-së, e cila po kosolidohet cdo ditë e më shumë. Sa i përket thashethemeve se dega e LDD-së ka marrë vendim për kalim në LDK, e njoftojmë opinionin se ai ka qen një grup individësh të cilët kanë vendos për kalim në LDK, por nuk ka qenë vendim i kryesisë. Tani kemi arrit ti mobilizojmë radhët tona dhe si arritje më e madhe në këtë fazë është kalimi nga LDK në LDD i Halil Musliu shef i grupit të këshillëtarëve te LDK-se, dhe Bujar Ostrogllava anëtar i komitetit për politikë dhe financa nga LDK .

Më pas fjalën e mori kryetari Daci i cili fillimisht përshendeti të pranishmit dhe falenderoi për mikëpritjen. Kryetari Daci ndër të tjera tha:
"Mendoj se disponimi në Kosovë i ka arritë pikat kritike në humbje të shpresës, në humbejn e besimit në vetvete dhe në humbjen e zgjidhjeve në cdo qështje. Trazirat sociale, ka demonstruar që asnjë politikë nuk është e qëndrueshme dhe me asnjë udhëheqësi nuk mund të qëndroj. Kjo është dëshmuar edhe ne Greqi, Francë, etj.. Gjendja në Kosovë, në të gjitha sferat e jetës nuk është për tu lavdëruar. Edhe pse kemi mjekë të nivelit Evropian, niveli i shëndetësisë kurrë nuk ka qenë më i ulët, Universiteti është në nivelin më të ulët, kualiteti i shërbimeve në Kosovë është në rënje e sipër. Për një vit qytetarët e Kosovës harxhojnë më shumë para në spitalet e Maqedonisë se sa ngritja e të gjitha kapaciteteve teknologjike në Prishtinë, dhe rezultati i krejt kësaj ka ardhë që besueshmëria e qytetarëve të Kosovës në institucionet e Kosovës ka ra në nivelin më të ulët të mundshëm. Prej pas luftës, besoj që dje ka qenë momenti më prekës në Kosovë, në rrugët e Prishtinës, Prizrenit, Gjakovës, etj, protestat sociale të prindërve tanë, krijuesve të shtetit të Kosovës, atyre që kanë punuar me djersë e me gjak për me ngritë edhe këtë klasë politike. Nuk e di a ka dikush që mund të jetë indiferent me krejt rrjedhat dhe e keqja është që ne nuk po ofrojmë zgjidhje. Cdo njeri i ndershëm, duhet me mendu, a jemi vërtetë aq të varfër e aq të dobët sa që nuk po mundemi me rregullu asgjë. Tërheqja e popullit nga vetvetja, humbja e shpresës nuk e ka cliru kurr qytetarin nga brendia, e kundërta e ka cliruar gjihtmonë.


Jam i bindur që me këtë që po bënë dega e LDD-së në Viti do të jetë partia më e përkrahur sepse ju e dëshmuat që LDD-ja në zgjedhjet e fundit Komunale e ka pasë numrin më të madh se të partisë që sot e udhëheq shtetin edhe komunen e Vitisë ." -tha ndër të tjera Kryetari Daci.

Më pas Musë Murati anëtar i kryesisë së degës së LDD-së në Viti pati një koment lidhur me aktualitetin në LDD i cili tha se duhet të rritet disiplina e anëtarëve të Kryesisë qendrore të LDD-së, duke akuzuar anëtarët e kryesisë qendrore për deklarata të pa qëndrueshme e të cilat nuk e kanë as miratimin e Kryesisë dhe Kryetarit Daci për bashkim apo shkrirje të LDD-së. Themelimi i LDD-së ishte nderë dhe kënaqësi dhe mendoj se me këtë ne mund të ecim përpara.

Më pas kryetari Daci vizitoi fabrikën "VINEX" ndër fabrikat e vetme në këtë komunë. Në "VINEX" kryetari Daci takoi përfaqësuesit e kësaj fabrike të cilët treguan për vështirësitë në të cilat po hasin për zhvillim të mëtutjeshëm të prodhimtarisë së vetë, mos përkrahjen nga institucionet shteterore që do të ishte një ndihmesë e madhe duke pasë parasysh edhe numrin e punëtorëve që ka kjo fabrikë. Më pas kryetari Daci i dha përkrahje dhe tha se LDD po vazhdon takimet me të gjitha shtresat, bizneset me qëllim të njohjes më afër të problemeve me të cilat ballafaqohen ata. LDD do ti mbështes bizneset Kosovare në zhvillimin dhe avancimin e tyre. - tha ndër të tjera Kryetari Daci. LDD/BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi