Namik Selmani:“Simfonia” për Çamërinë
Faqja 1 e 1
Namik Selmani:“Simfonia” për Çamërinë
Namik Selmani:“Simfonia” për Çamërinë
Në pamje mund të mos ishte saktësisht kështu. Por gjithësesi kështu pritej që të ishte paraqitja publike e këngës më të re për Çamërinë që pritej të promovohej mes asaj buqete të bukur tingujsh që të jep në çdo qershor, diku, në bregdetin e Sarandës, në Festivalin tradicional të Këngës e Valles për Çamërinë të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me Presidentin zotin Azgan Haklaj, udhëheqës artistik zotin Minella Kureta dhe Bashkia e Sarandës me përfaqësimin e të gjithë trevave shqiptare.
Në të vërtetë ishte një rapsodi vokale. Ishte një simfoni e vërtetë për fatin e shpirtin çam, asnjëherë të mpakur nga padrejtësitë që i kanë dalë përpara. Edhe pse kishte në qendër problemin çam, fatin e tij sidomos në ditë tona, ajo ndryshonte në shumë pika me disa këngë të tjera të suksesshme të këtij lloji që në kohët e fundit duan që miqësisht të konkurrojnë me njëra–tjetrën. Puna për të kishte nisur që prej më se 6 muajsh e pritej që të promovohej me shumë sukses në një përvjetor të veçantë dhe simbolik si është ai i 27 Qershorit që quhet edhe “Dita e Genocidit Grek mbi Popullsinë e Pafajshme të Çamërisë” në Festivalin e Tretë të Këngës dhe Valles për Çamërinë, i rreshtuar tashmë në vargun veprimtarive tradicionale të shumëpritura. “Porta“ e parë e kësaj kënge ishte pikërisht zoti Azgan Haklaj. Në shumë krijime të tilla madhore Azgani ka qenë denjësisht “krushku“ i parë e i mbarë. E ka kuptuar prej kohësh se zgjimi, personaliteti dhe identiteti i një kombi gjallon në krijimtarinë e tij folklorike e në atë që ai krijon duke u mbështetur në traditën më të mirë të tij, si ka ndodhur edhe me këtë këngë-himn për Çamërinë. Ishte pikërisht ai përvjetor i 65-të, që mbetet i paharruar në kujtesën e njerëzve ende gjallë, të fëmijëve të tyre, por edhe të stërnipërve të tyre. Një përvjetor që ende mbante të ndezur kujtesën kombëtare për këtë genocid e që kërkon me këmbëngulje me të gjithë format demokratike zgjidhjen sa më të mirë e sa më të shpejtë të këtij problemin madhor të kombit shqiptar. Jo gjithmonë “mosha“ e këngës matet me cilësinë e jetëgjatësinë e së ardhmes së saj, por, po ta dëgjosh qoftë edhe një herë këtë këngë, nuk e ke të vështirë që t’ia japësh këtë “status“ kaq të lakmuar për të gjithë krijuesit e një kënge të këtij karakteri.
***
“Personazhet” e kësaj kënge–himn kësaj radhe nuk ishin banorë të trevave të popullsisë çame, ashtu si ka ndodhur rëndom në kohët e fundit me këngëtarët Shaban Zeneli, Enkeleda e Hysni Alushi, Luiziana dhe Refat Sulejmani apo edhe të tjerë. Ishte një ekip i ri profesionistësh që e duan Çamërinë me shpirt e me zemër po aq sa e duan edhe ata. Kjo këngë ishte krijuar nga një ekip profesionistësh të zgjedhur por edhe shumë patriotë. me një kompozitor, këngëtar dhe poet që kanë një traditë jo të pakët në këtë grup këngësh e që natyrisht me të kërkonin një “majë” të re me mesazhet dhe emocionet për sot e për nesër. Përvoja e koncerteve të jashtëzakonshëm me këngë e valle për Çamërinë në Tiranë, Sarandë, Prishtinë, Prizren, Shkup, Mitrovicë, Tropojë, të bind për këtë gjë. Kënga ishte kompozuar nga kompozitori dibran Përparim Tomçini, me vargje të poetit të njohur Ndoc Papleka dhe e kënduar nga këngëtari Arif Vladi pa folur për orkekstrantët që i dhanë jetë me instrumentet e tyre muzikore. Regjistrimi i këngës është bërë në studion profesionale të këngëtarit Ilir Shaqiri në Prishtinë duke e shoqëruar edhe me një grup koral.
Këngëtarin shumë të njohur të kombit tonë që quhet Arif Vladi do ta quajmë me plot gojë “Këngëtari i etnisë”. Është shumë e vështirë që të bëjmë një biografi të shkurtër artistike të këtij këngëtari. Le ta nisim së pari me këngët me temën kombëtare. Repertori i tij zyrtar sot përmban mbi 200 këngë duke bashkëpunuar me kompozitorë të talentuar si Edmond Zhulali, Përparim Tomçini, Naim Gjoshi dhe me poetët e njohur Gjokë Becin e Agim Doçi. Në këtë rrugë të bukur e kaq të lavdishme të tingujve për Kosovën ai ka patur edhe bekimin e babait të tij Demirit, që ende është i fortë në moshën 88-vjeçare. Ai i gëzohet rrugës së mbarë që ka nisur prej gati tre dekadash djali i tij i mbarë. Demir Vladi asnjëherë nuk e kishte lënë të ftohet vatrën e tij atje, në Lurën e liqeneve sydritë që i kanë dhënë kaq dritë e ngazëllim njerëzor dhe patriotik këngës. Vetëm në ditët e ftohta e të borëruara luriane kur ai ka mall për fjalën e mençur e për duart e ngrohta të mikut, zbret për pak kohë në Tiranë ku ka shumë miq. Miq të tijët, por edhe miqtë e djalit që e duan dhe e respektojnë aq shumë. Kërkon që të dëgjojë më mirë këngët reja dhe urimet e miqve. Figura e ngrohtë e baba Demirit duket se i ka mbushur me një plazëm të re këngët e djalit të tij që vetëm në vitet 1998, 1999 e në vitin 2000 ka bërë patur 30 këngë me temën e Kosovës dhe ka dhënë 97 koncerte në skenat më të mëdha të Evropës e të Amerikës për të mbajtur të gjallë frymën e shqiptarizmit jo vetëm djemve të lindur në Shqipëri e në Kosovë, por edhe për djemtë që kanë lindur në mërgim. Porsa këndoheshin këto këngë në prag të ngjarjeve të mëdha të vitit 1998, shumë djem regjistroheshin për të luftuar me armë në dorë për lirinë e Kosovës. Këngë të tilla si “Kënga e Sefë Koshares”, kënga “O prite Azem Galicën” dhe bashkëpunimi me këngëtarë të shquar si Ilir Shaqiri, Liri Rasha dhe Qerim Sula ia kanë zgjeruar frymëmarrjen artistike karrierës së gjatë e me shumë vlera. Konkretisht për mikun e tij Ilir Shaqiri thotë se shumë kënëgë të udhës së tij artistike i ka patur nga këngët që ai ka kënduar në skena të ndryshme. Natyrisht këngët për Çamërinë as që mund të krijoheshin apo edhe të këndoheshin në atë kohë, para viteve 90.
***
Sipas tij kënga që ai po këndonte ishte një “gjykatës” i rreptë i problemit çam që fliste në kohën e duhur e në vendin e dukur. Një “gjykatës” që di se ç’thotë në sinorët e vendimmarrjes së tij. Që nis me Çamërinë e që vazhdon edhe me Plavën, Gucinë, Prishtinën, Prizrenin, Preshevën. Një “Motër” e pjesëve të tjera të kombit ende pa lirinë e ëndërruar Kënga epike me një ndërtim të veçantë mban qëndrim të rreptë ndaj asaj që kërkon të thotë.e, sipas tij, dhe të gjithë krjuesve të tjerë të këngës do të ketë një ndikim të madh në rininë shqiptare. Për të para se të këndohej kënga Arifi na thotë: “Nëse do të ketë ndonjë që s’do ta pëlqejë këtë këngë dhe mesazhin aktual të saj, janë ata njerëz që duan që Çamëria të jetë aty ku është e të shuhet etniteti i saj dhe të drejtat e të gjithë banorëve pasardhës të saj. Ata që e duan problemin çam do ta përjetojnë me shumë emocion e dashuri. Ata që s’e dinë, do të nxiten shumë miqësisht që të lexojnë sa më shumë për të. Nëse do të ketë “kundërshatarë” të këngës, ai thotë se do të jenë ata që nuk duan që shqiptarët të kenë “Hisen e tyre të diellit” në këtë kontinent plak e të ri që quhet “Evropë”
. Është krenar që shumë këngë të tijat ia ia ka kushtuar Kosovës në momente të vështira dhe heroike të historisë së saj. Në vitin 1997 Serbia e ka dënuar 10 vjet për të mos u futur në atë shtet me një motivacion të rëndë ”Nxitje e terrorizmit ndërkombëtar” ndërkohë që miqtë e tij në Kosovë e në mbarë botën shqiptare janë të panumërt. “Marshi i UÇK-së“ dhe kënga “Jam Kosovë e Shqiptarisë” edhe sot kur Kosova ka fituar lirinë dhe Pavarësinë e saj këndohen me shuumë respekt dhe mirënjohje për ato vite të lavdishme në Kosovë.” Mediat serbe e kryqëzonin sa e sa herë këtë “hero” të këngës me shumë e shumë epitete denigruese që vetëm sa e rrisnin krenarinë dhe dashurinë për këngën e re që vihej në buzët e tij dhe emociononte me mijëra e mijëra shqiptarë të të gjithë trojeve. Ai mendon se këngët e deritanishme për Çamërinë e kanë shumë të theksuar një notë elegjiake në pentagramet e tyre. Këto këngë, sipas tij, nuk e kanë të plotë atë QËNDRIM që duhet të mbahet ndaj saj. Madje edhe duke zëvendësuar paksa atë paqartësi, mefshtësi, indiferentizëm që ka patur dhe ka politika në raste të shumta për këtë problem. Arif Vladi në këtë këngë nuk kërkonte që në asnjë rast të humbë individualitetin e tij tashmë të spikatur në vite. Ai e këndoi atë si këngëtar i Veriut, në mënyrën e vet duke u nisur nga melosi çam. Thotë me shumë modesti se me këtë temë ai mendon se do të shkruajë një fletë të re në muzikën e sotme shqiptare që i duhet medoemos edhe një ushqim të tillë shpirtëror. Me këtë entuziazëm e përcolli këngën edhe Minella Kureta që për disa vite ka qenë dhe është ende udhëheqës artistik i Festivaleve të Këngës e Valles për Çamërinë E quan një sukses të ri, të madh dhe shumë të mirëpritur këtë këngë edhe ër trojet e tjera shqiptare,
***
“Plumba grekërish nga pas i ndiqnin” thotë në vargjet e kësaj kënge poeti Ndoc Papleka, edhe ky një poet shumë interesant e me plot përvojë në poezinë me temë atdhetare ku epikja me liriken, tragjikja me heroiken janë më se e dukshme në të gjithë vëllimet e tij poetikë e në të gjithë tekstet e këngëve të tij që nuk janë të pakta. E më tej një atmosferë çame që ka frymën e saj. Një frymë që na frymon të gjithëve. Gjëmon toka edhe dridhet/Dardania po digjet/qielli skuqet e përflaket/Çamëria përgjaket/ thuhet ndër të tjera në këngë… Më tej rrukullisen gurë. Orteqe, thuaj. Bien të paprekura shegët e pjekura pa patur duar që t’i prekin. Në IKJEN e madhe ecin gjyshër, prindër, nuse, fëmijë që prekin një gur, një ulli të vjetër Çamërie, një djep sa edhe dhimbja gati po iu plas sytë. Drenica rizgjohet për të parë Çamërinë. Ia thonë me mijëra amanete trimash që kanë rënë dhe të atyre luftëtarëve që janë gjakosur në shtigje betejash. Është një eho gurshkulur nga trojet stëgjyshore çame. Një gërnetë të fut në të njëjtën kohë në hapësirat e baladës, të elegjisë, të një kënge heroike, të një kënge ku kujtesa bleron në të gjithë stinët e jetës së një kombi.
…Të gjithë e uronin mirëseardhjen e kësaj kënge-himn, të kësaj simfonie, ashtu si uronin që kënga të bëhet një “portë” e re për të kuptuar se sa e shtrenjtë është toka ku kemi lindur, ku kemi mësuar shkronjat gjuhështrenjta, ku kemi përkundur fëmijët tanë. Ku kemi puthur barin e kemi përcjellë gojë më gojë legjendat e bëmat e trimave. Ku stërralli i dashurisë përherë do të na ndezë zemrat, këngën, jetën e të ardhmen. Kënga i kishte marrë të gjitha në sinorët e saj. Një këngë-himn po vinte! Mos ju vdektë kënga, miq të dashur! Faleminderit, miku i Çamërisë, Azgan Haklaj! Qofsh Kapedan kënge, Arif Vladi! Mjaft më me lotë edhe me dhimbje! Mjaft më me vaj! Tani e tutje duhet të themi të gjithë me të njëjtin zë, me të njëjtën gjerdan tingujsh, me të njëjtin kalërim ëndrre: “Do ta heqim ferrën nga pragu!”
Namik Selmani:Rizgjimi i rapsodit Dërvish Shaqja
Kullat trandin gurë e pragje
Qielli hap dyert e blertë
Po vjen Baca mes vikame
Eshkëndezur në Shkëlzen
Po sjell Rexhen dorë për dorë
Se Nanë Lokja po e pret.
Kuajt varg po trokërojnë
Nëpër dasma tash sa vjet
O, ç’po than plagë luftëtarësh
Me ca tinguj melhem jete
A je lodhë, o Dërvish Shaqja
Gjerbo kafen mes një bjeshke!
Përcill valle lodërtari
Sill karvanin e lahutës
Hasmi magjen na e kalli
Ne në shkëmb e poqëm bukën.
Këmbë kryq në bjeshkë të djegur
Baca s’ndal këngë e burrit
Ortek zemrash lirietur
Flakëron në sy flamuri
Djep i këngës s’ia mat shtatin
Deti jo, s’ia matka shpirtin
Një sharki na ndez stërrallin
Sjel në oda palcë burimi...
Solli për botim:Xhesika Vula
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» 8 lirika nga Namik Selmani
» Namik Selmani:Dy poezi
» Namik Selmani:Baladë për Ali Podrimen
» Namik Selmani:Në Ditën e Bajramit
» Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit.
» Namik Selmani:Dy poezi
» Namik Selmani:Baladë për Ali Podrimen
» Namik Selmani:Në Ditën e Bajramit
» Namik Selmani:Pulëbardhat e Majit.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi