Berisha:Jo president përmes pazaresh. Rama kërkon rrëzimin e qeverisë

Kryeministri Berisha deklaroi sot se mazhoranca nuk do të pranojë një president të dalë nga pazaret politikë por një personalitet me kredenciale të larta dhe të besuar nga shqiptarët. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se presidenti i ri do të dalë pas konsultimeve me aleatët.
“Në takimet me aleatët u konsiderua shumë e rëndësishme për vendin të përzgjidhet në postin më të lartë të shtetit një person me kredenciale të larta, brenda dhe jashtë vendit. Dua ta them, person që shkëput të gjitha lidhjet me partinë nga e cila do të jetë. Natyrisht edhe me pronat dhe problemet e tjera, për sa kohë ai është President i Republikës. I mbyll disa dosje dhe qëndron në skeptrin e kreut dinjitoz të shtetit shqiptar. Me një orientim të qartë euroatlantik, me atdhetarizëm të padiskutueshëm, pra preokupimi ynë dhe i aleatëve është t’i japim vendit jo një president pazaresh, një produkt të pazareve, por një personalitet të besuar nga shqiptarët” tha Berisha.
Kryeministri Berisha rikujtoi sot se PD-ja ka në marrëveshje me LSI-në për zgjedhjen e Presidentit të ri. “Dua t`ju rikujtoj se në marrëveshjen e datës 2 shtator të vitit 2009 në faqen 3 të kësaj marrëveshje thuhet: Zgjedhja e presidentit të republikës do të bëhet mbi bazën e konsensusit midis PD-së dhe LSI-së. Ky është përcaktimi kontraktual midis dy forcave kryesore të koalicionit qeverisës" shtoi ai.
Ai ka akuzuar kryesocialistin Rama se po përdor argumentin e rrëzimit të qeverisë për të mos marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit. “Në vend të përgjigjes me shkrim, Rama nisi editorialin e rradhës në të cilin betohet solemnisht se do rrëzojë qeverinë me çdo kusht. Përfaqësusit tanë faktuan që Rama do ta përdor procesin e zgjedhjes së presidentit në funksion të editorialit që shkroi, ose të rrëzimit të qeverisë por që nuk ia del dot por edhe të bllokimit të statusit dhe kjo është filozofia e neo-bllokmenëve” shtoi Berisha.
Kryeministri Berisha gjithashtu e ka cilësuar kërkesën e kreut të PS-së Edi Rama për një takim me të si një kërkesë për bllokim të reformave. “Kërkesa për takim e ka për bllokim dhe jo për zhbllokim. Rama thotë që të takohemi njëherë se e zgjidhim ne të dy. Si mund ta zgjidhin ne. Ne kemi njerëzit tanë që e njohin fushën, duhet ta zgjidhin ata sepse ata e dinë më mirë këtë çështje . Ne duhet t`i japim atyre mundëisnë që ta zgjidhin këtë çështje” shtoi Berisha.
Duke iu referuar propozimeve të djeshme të socialistëve në tryezë, kryeministri Berisha tha se reformat në vend janë bllokuar në 2 pika më të cilat Rama, sipas Berishës, dënon ose do të shkatërrojë zgjedhjet. “Elektronika: ODIHR si beson komisionerëve të PS dhe vendos sistemin e atillë, i cili sipas ODIHR nuk mund të instalohet pa u praktikuar 24 – 36 muaj. Sepse kërcënon zgjedhjet me defektet që mund të pësojë”, deklaroi ai.
Kryeministri Berisha gjithashtu ka theksuar se kërkesa për heqjen e imunitetit është një deklaratë hipokrizie nga kryetari i PS. “Ramën nuk e lejojnë bosët që të prekë imunitetin. Ai një axhendë e bën me faktorin ndërkombëtar dhe një e bën me milionerët e tu. I bëj apel Ramës që në interesin më të mirë të vendit le të angazhohemi për një president të besueshëm”, tha kryeministri.
Në fund të deklaratës së tij, kryeministri Berisha i ka bërë sërish apel kryetarit të PS-së Edi Rama që të bashkëpunojë me mazhorancën për t`i dhënë sipas tij një president të besueshëm. “I bëj apel Ramës në intëeresin më të mirë të vendit të angazhohemi për ti dhënë shqipërisë një president të besueshëm, i cili u fakton shqiptarëve se di të qëndojë mbi forcat politike, që me frymën e respektimit të kushtetutës të faktohet si një president simbol i unitetit të shqiptarëve. Të jetë një avokat i fortë i interesave kombëtare kudo që shkon. Oferta ime dhe e koalicionit është shumë i sinqetë dhe ne jemi të gatshëm të angazhohemi seriozisht por jo me kushte meskine dhe ultimatume vetëm e vetëm për të bllokuar” shtoi Berisha.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Opozita, Ngjela: Protesta demokratike për rrëzimin e qeverisë
» Erdogan pranon dorëheqjen e qeverisë, kërkon koalicion
» Sali Berisha president i Shqipërisë
» Sot, takimi zyrtar Berisha-Meta
» Meta: Lobimi për Kosovën, prioritet i Qeverisë Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi