Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re

Shko poshtë

Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re Empty Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re

Mesazh nga Agim Gashi Wed May 30, 2012 4:39 pm

Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re 370201_100000241004198_1884453489_n

Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re

PRITJE...!

Si pirg e prita ardhjen tënde,
aty në prag të kullës së Babilonit!
Por, oh, skelat u thyen një e nga një
dhe unë mbeta si gjeth në pëllëmbë të ciklonit.

U shndërrova në fantazmë, pa emër,
pa zë, edhe pse klithmat m’i piu pusnaja e honit!
E ti ende qëndron në majë të kullës,
e unë më kot të pres në majë të Babilonit.

Ti kurrsesi nuk i përvidhe dot udhës,
përrallat u bënë të vërteta pak e nga pak.
E grisa delirin e ëndrrës e të pëshpërita :
“Jam dashnor i nuses… i nuses pa duvak!”

Të pres në dashuritë e pashpallura
që verbohen nga dhimbja e yjeve në univers,
në lotin, që harron të më njohë
kam shume vite , vite që të pres.

Të pres në ankthin e shtratit të ftohtë,
në hënën e helmuar prej qiellit gri,
Në magjinë e heshtjes antike,
të pres si robi, që s’kërkon kurrë liri.

Të pres në ditët e mia që s’marrin frymë,
në ëndrrat me nuse , pa dhëndurrë,
Kështu do të zvarritem deri në pragun e vdekjes,
betohem, më pastaj nuk do të pres më kurrë.!


LIRIKË STINËSH

Ma mbyte shpirtin në ujvara dritash
dhe trupin e shoh si përpëlitet në zjarr.
Unë ndizem e fikem si lëndina në verë,
Dhe zbres e ngjitem si malli mbi mal.

Në sy loti si në curra t’u shter
e gjurmët tona na mbetën në zalle.
Një përroske i dhamë shpirt dhe pse ishim në ferr
e me lot të kaltër ujitëm lulet shtojzovalle…

Në sytë e tu loz dielli im i praruar
me zefirët e stinës që ëndërruam gjithmonë.
Për atë diell një mijëra këngë patëm kënduar
dhe pse zërin na e piu nata ulkonjë!

Buzët i puthitëm tek buzët kaherë
dhe të gjitha ëndrrat i kallëm në zjarr.
Për këtë jetë, që të ngrohej si varfanjaku në verë,
dhe lirikat e dashurisë me ne shkuan ujvarë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi