Nafi Çegrani: Si u tradhëtuan Gjon Sereçi dhe Ibrahim Lutfiu
Faqja 1 e 1
Nafi Çegrani: Si u tradhëtuan Gjon Sereçi dhe Ibrahim Lutfiu
SI U TRADHTUAN GJON SERREÇI DHE IBRAHIM LUTFIU
Nga Nafi Çegrani
Sipas raporteve zyrtare shkruar nga krerët e UDB-së në Kosovë; Gojko Medenica dhe Spasoje Gjakoviç (dosje të cilat mbahen të fshehta edhe sot e kësaj dite në arkivat e UDB-së) mbi “zbulimin, kapjen dhe likuidimin” siç thoshin ata “të krerëve të bandave balliste dhe të NDSH-së”, punë që paraprakisht e kishte nisur OZN dhe pastaj e vazhdoi UDB-ja, e cila me ndihmën e të arratisurve shqiptarë në male dhe me informacionin që mblidhte në terren nga pjesëtarët e grupeve ilegale, zhvillonte një luftë të heshtur. Kjo përbën një nga aspektet themelore të spiunazhit, të lojërave sekrete strategjike të operacioneve të UDB-së, që përfshinin me dhunë, mashtrime dhe kurthe shumë shqiptarë në valët e propagandës dhe disinformimit, si fenomene të veçanta të spiunazhit që kurdiseshin nga ekspertë të UDB-së për shembull në “shpartallimin e Grupit të Ukë Sadikut, djalit të Sadik Ramës, të cilin e njeh historia. Me kujdes të posaçëm u ngrit kurthi edhe për asgjësimin në pritë të Qazim Bajraktarit dhe Halil Sadrisë nga Gjurgjevishti, madje OZNa për këtë përdori djemtë e Din Arifit; Sahitin dhe Sokolin, ky i fundit ishte dhëndër i Ukë Sadikut. Po në këto mënyre tradhtisht duke shkelur besën e shqiptarit, u zbuluan, kapen dhe vranë edhe Gjon Sereçin, Lame Breznicën, Ajet Gërgurin, Ibrahim Lutfiun, Sulë Hotlën, Ahmet Selacin, Ukshin Kovaçiçën etj.. UDB-ja për eliminimin e tyre përdori spiunë shqiptarë, të shitur të tipit të Sokol Din Arifit, për qëllimet e Sigurimit të Shtetit, kurse në zbulimin dhe kapjen e Gjon Serreçit si informator u përdorën Osman e Abaz Gagica, Bejte Shkodriçi etj., të cilët mund të konstatoj se edhe kanë qenë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë pasi ishin torturuar mizorisht nga oficerët famëkeq të shërbimeve sadiste dhe shkelën në besën shqiptare. Por kishte edhe spiunë të një formati tjetër siç ishte “falanga e tradhtarëve”, të cilët ashtu të thyer e të poshtëruar ishin vënë në shërbim të xhelatëve. Të tillë ishin Avni Mehmet Çorovina, Nexhip Habibaj, Shefki Beqiri, i cili në popull njihej si Shefki Ozna, Kadri Iliazi i Maçitevës, Ismail Zenuni, Mehmet Maliqi, babai i Shkëlzen Maliqit, mik i Bajram Ukë Savrovës. Mehmet Maliqi famëkeq njëherazi ishte jo vetëm organizator i “Falangës së tradhtarëve”, ndër shqiptarët e Kosovës, por edhe organizator në përgatitjen e kurtheve dhe të likuidimit të Ibrahim Lutfiut, Rifat Berishës, Hasan Remnikut, etj. Dhe i biri, Shkëlzen Maliqi, më zi se i ati, gjatë demonstratave të vitit 1981 në Kosovë dhe direkt me Beograd, kontribuoi mjaft në asgjësimin e ,, kontrarevolucionit,, shqiptar, duke punuar si analist i devotshëm në fushën e spiunazhit të UDBsë jugosllave.( Mjerisht kosovarët edhe sot e mbajnë si analist dhe publicist në poste mediumesh!?!).
Në dhënien e informacioneve përmes BESËS shqiptare me shqiptar të shitur më mirë të themi tradhtarëve, të cilët u vunë në shërbim të UDB-së, një pjesë tjetër u bënë “informatorë” pasi kasapët e shërbimit famëkeq i kishin thyer moralisht e bërë leckë me muaj injoruar dhe të poshtëruar psiqikisht dhe fizikisht në sajë të dhunës dhe dajakut, u bënë vegla dhe u thurën plane e kurthe, u zunë pusi e prita, u bënë kombinacione dhe u kapën, likuiduan shumë njerëz. Kështu UDB-ja përmes Kadri Iliazit nga Miaçiteva, ky duke prerë në besë Belul Kakollarin, dhe në sajë të spiunit që kishte bërë Mehmet Maliqi, Cukuli i Prizrenit përmes Ibrahim Abdyl Buzhallës dhe Sinan Kepës, ky i fundit vëllai prej nëne i martirit Zenun Kepës, u zbulua dhe u vra Ibrahim Lutfiu, një veprimtar i rrallë i kauzës kombëtare dhe intelektual i shkëlqyer, dhëndër i Ferhat bej Dragës. Për krimet që ka bërë në krye te “falangës së tradhtarëve” Mehmet Cukuli i Prizrenit, ndryshe Mehmet Maliqi, që njihet në popull si antishqiptar dhe udbash i përbetuar do të shkruaj historia dhe ajo do ta dënojë rëndë e më rëndë...
MISTERI I LIKUIDIMIT TE HASAN REMNIKUT
Rrëfimet e papublikuara gjer më tani mbi misterin e likuidimit të Hasan Remnikut dhe grupit të tij kanë një histori të veçantë agjenturore, për këtë dhe për shumë arsye të tjera, mbeten enigmë deri në ditët tona. Dihet se në ato vite UDB-ja dhe KOS-i si në Kosovë, ashtu dhe në vise të tjera të banuara nga shqiptarët janë zhvilluar mori operacionesh të përgjakshme në zbulimin, kapjen dhe vrasjen e shumë veprimtarëve e grupeve të rezistencës shqiptare. Tërë arsenali operativ dhe njësitë speciale ishin vënë në frontin e heshtjes, dhe në sajë të metodave dhe të eksperiencës në futjen e spiunazhit, duke përdorur në terren “Falangën e tradhtarëve”, me shqiptarë dhe përmes besës, u thurën kurthe, zhvilluan lojëra me prapavijë dhe mashtrime, u përgatitën edhe skenarë të veçantë, në zbulimin, kapjen dhe likuidimin e Hasan Remnikut me tradhti, u sajua “Prita e Bistricës”.
Por kush ishte Hasan Remniku?
Lindi dhe u rrit ne fshatin tipik të pasmaleve, në Remnik të Anamoravës së Epërme me të gjitha traditat dhe virtytet fisnike të burrërisë dhe guximit të shqiptarit të vërtetë, fshatarët e kësaj ane jetonin tejet të varfër dhe mundoheshin ta punojnë tokën e me të mbjellat të siguronin bukën dhe ekzistencën e jetës. Me plot halle e telashe jetonin shqiptarët e kësaj ane, me baticat dhe zbaticat e jetës së tyre larg rrëmujës e rrëmetit, edhe pse të varfër jetonin me ndershmëri, me djersën e ballit, dhe me zakonet e tyre. Hasan Remniku që në vitet e rinisë vërente padrejtësitë dhe tmerret që i bënin këtij populli hordhitë sllavo-çetnike, madje nuk ndalej keqtrajtimi i shqiptarëve. Shqiptarët vuanin shtypjen dhe terrorin, skamjen e cila nuk mori asnjëherë fund. Madje pas Luftës së Dytë Botërore njësitet komuniste serbo-çetnike e bullgaro-maqedonase bënin presion, plaçkitnin, vrisnin e digjnin fshatarë të vuajtur. Bënin përdhunime vajzash dhe nusesh të reja të Anamoravës e deri në Preshevë. Hasan Remniku, ende i ri, nuk mundi të duronte, nisi të sillej si një kreshnik i vërtetë, ua mbante anën të varfërve dhe atyre qe ishin më të dobët, shumë familjeve të cilat vuanin për bukën e gojës. Ky u siguronte drithëra dhe miell. Herët doli kaçak në mal dhe gjatë gjithë kohës veproi si të ishte një Robin Hud shqiptar. Ai i njihte tanimë rrethanat në të cilat jetonin shqiptarët dhe si kaçak malesh, i njihte shumë tradhtarët dhe spiunët, të cilët i dërgonte UDB-ja në terren dhe në qarqet e veta, për interes të saj, gjithnjë në dëm të veprimtareve dhe të popullit shqiptar në këto anë e më gjerë. Kishte një eksperiencë të hidhur që nga vitet kur ishin bërë dredhi e tradhti mes shqiptarëve duke u bërë disa prej tyre edhe masha të çuditshme tinëzare, e të ndryshkura në duart e armikut. Kishte njohuri mbi tradhtitë që i bënë luftëtarit të Spanjës Emrush Miftarit, Abdullah Preshevës, komandantit legjendar të Brigadës “Çlirimi” në anët e Preshevës, (personazhi kryesor i romanit në dorëshkrim të Mahmut Dumanit, të cilin më vonë UDB-ja e përdori në operacionet e veta agjenturore duke ia dhënë të nënshkruhej si autor Kapllan Resuli). Abdullah Persheva, si emër nuk ka të bëjë fare me komunistin antishqiptar Ahdulla Persheva, avokat nga Shkupi, babai i Vullnet udbashit dhe mik i Evzi Mehmetit.
Megjithatë, romani “Tradhtia” bëri buje të madhe. Kështu në vjeshtën e vonë, kur gjethet kishin filluar të zverdheshin, e në malet e Lubotenit dhe të Korabit dëbora i zbardhëllente si qeleshe të bardha. Ishte vjeshtë e vonë e vitit 1949. Një burrë me mustaqe të dredhura ishte ulur në ballin e një kepi, i thelluar. Ai mendohej dhe vështronte larg tej në horizont ku dukej se dielli, që ulej nga perëndimi do t’i puthte me mall ato maja malesh si kurorë. Ky ishte Hasan Remniku, ai Robin Hudi ynë i gojëdhënave të popullit të Anamoravës. Me vete në grupin e tij kishte edhe dy burra besnikë; Agush Mehmetin me bashkëshorten Qibrien dhe mësuesin e devotshëm e trim Mustafë Koka me nusen Raben. Kurse dy të tjerët ishin spiunë të infiltruar me instruksione sekrete të UDB-së, se gjoja edhe ata do të iknin në Shqipëri së bashku me grupin. Por Hasan Remniku e kishte kuptuar qëllimin e tyre, ndaj edhe i mbante në shënjestër. Këtu fshihet dhe e gjithë Saga e tmerrshme e misterit në helmimin dhe vrasjen më tradhti të Hasanit dhe grupit të tij. Në vallen e kësaj tradhtie kanë qenë të përfshirë edhe disa persona të tjerë, të cilët do t’i dënojë historia si “Falangë tradhtarësh” dhe të paburra se e shkelën në besë shqiptarin. Këta i udhëhoqi famëkeqi Mehmet Cukulli- Maliqi (babai i analistit Shkëlzen Maliqi), i cili idhull kishte Rankoviçin dhe për çdo lëvizje informonte krye eprorët e UDB-së së Kosovës. Informacionet mblidheshin dhe përpunoheshin në raporte analitike nga dy qendra kryesore nga fshati Remnik dhe nga tereni që mbaheshin në vëzhgim dhe survejim permanentë Arif Syla dhe nga qendra e Bresalcit me Tahir Sokolin, komandant milicie për rrethin e Kamenicës, i cili mbante në lidhje operative Ismail Zenunin me pseudonimin “Kapetan Lleshi”, e këta i raportonin Beogradit. Por edhe këta ishin në vëzhgimin syshqiponjë të mësuesit Mustafë Koka, i cili nga kontaktet me Skënder Kosovën, Hysen Thaçin dhe Qerim Ukën, oficerë të përgatitur të SHISH-it, kishte fituar përvojë të zbulimit dhe kundërzbulimit, që më pas e kishte vënë në veprim, dhe për të gjitha këto e informonte Hasan Remnikun, që vinte natën i hipur në kalë deri në fund të fshatit ku edhe takohej me mësuesin në ato shtëpi të strukura si koshere bletësh. Planet dhe kurthet për kapjen e Robin Hudit shqiptar ishin bërë gati. Operacioni zhvillohej në mënyrë shumë konspirative, por e tera e bazuar në shkeljen e besës shqiptare dhe me shqiptarë. Çfarë ironie, çfarë kodoshllëku! Tanimë edhe Hasan Remniku ishte nisur në drejtim kah sytë e tij prej skifteri i kishin derdhë shikimet, drejt horizontit, drejt maleve kah kufiri shqiptaro-shqiptar, të ikte në Shqipëri. Ishte pranverë e vitit 1951. UDB-ja inskenoi “ikjen nga burgu” të Agush Mehmetit. Ky shërbim bëri si pjesë të lojës edhe disa arrestime, vuri në pranga disa persona se gjoja kishin ndihmuar të dilte nga burgu, të ikte, Agushin. Nga ana tjetër përmes kanaleve “underground” (të nëndheshëm), përsëri përmes fakirëve shqiptarë hapën lajmin se gjoja “i dënuari me vdekje Agusha Mehmeti” do të bashkohej me kriminelin Hasan Remnikut. Kështu edhe nisi ajo lojë e ndyrë. Por, Agushi duke qenë i vetëdijshëm për këtë, iku në mal bashkë me gruan dhe ia rrëfeu fije për pe Hasanit. I dha fjalën dhe besën se nuk do ta tradhtonte kurrë dhe së bashku me të do të arratiseshin për në Shqipëri. Këtë UDB-ja dhe masha e saj Maliq Cukuli i Prizrenit nuk e prisnin. Bënë edhe disa likuidime të tjera në disa fshatra të Drenicës, të cilët kishin qenë miq të Skënder Kosovës. Kjo vazhdë operacionale i drejtoi operativët; Xhafer Lila dhe Vojo Taliqin në Remnik, te mësuesi i fshatit Mustafë Koka. Biseduan me të dhe aty nga mesi i natës bisedat u shndërruan në zënkë dhe shamatë (këtë e ka rrëfyer më pas i zoti i shtëpisë Ahmet Neziri). Mësuesi i priti mirë udbashët i qerasi edhe me kafe me sheqer, por ata kërkuan që kafet tua sillte nusja e sapomartuar e mësuesit, Raba!
-”Ku e ke nusen o Mustafë? Pse nuk na qeras ajo me kafe?”, -i thanë dy udbashët duke qeshur me të madhe.
-”Nuk e kam në shtëpi, -tha mësuesi fisnik. Ka shkuar tek të vetët”.
-”Ajo është bijë Remniku”, -tha Xhafer Lila.
-”Po si ta quajnë gruan, Mustafë”, -pyeti oficeri jugosllav.
-”Rabe, Rabije! Kështu e quajnë”, -u dëgjua zëri i mësuesit.
Ai i skuqur prej turpit i pyeti nëse mund t’ua shtronte dyshekët për të fjetur. Ishte thuajse mesi i natës. Yjet xixëllonin ne qiell. Fshati flinte, thuaj
se po bënte një gjumë të rëndë. Pas një parmaku të çardakut me dërrasa, qëndronte i heshtur dhe vëzhgonte si skifteri Hasan Remniku. Mustafë Koka
doli me ngadalë nga oda duke u thënë natën e mirë. Udbashët vazhdonin të zgërdhiheshin duke thënë: “Hhhhh Rabija, Rabija!”
Mësuesi Mustafë Koka ia rrëfeu gjithë ç’ka i kishte ndodhur në dhomë me Xhafer Lilën dhe Vojën, me dy maskarenjtë e UDB-së.
-”Më kanë prekur në nder. Më kanë ofenduar rendë o Hasan! Sot nuk i lë pa i vra”. Ai nxori shpejt nga vendi ku e kishte fshehur një pushkë të gjatë, prodhim bullgar.
Hasani i dha shenjë mësuesit të mos bënte zhurmë dhe të bënte sikur shkoi të flinte. Çdo gjë ishte në gjumë të thellë. Malësorët e lodhur nga hallet dhe telashet e ditës, nga rrëmuja e jetës së përditshme, kush e di se ç’ëndërr do të kenë parë atë natë me gjysmë hënë. Dikur u duk një hije bri parmakëve të çardakut. Ai, “Robin Hudi”, hapi me ngadalë derën e odës ku flinin “miqtë”. Qëndroi si shkëmb mali në prag të saj dhe duke menduar të mos i vriste në gjumë lëshoi një britmë burri: “Çohi, çohi he burra të ligj!”. Ata nëpër gjumë nxituan të merrnin armët, por nuk mundën të bënin asnjë hap pasi breshëri automatiku u zbrazën mbi ta. Bashkë me automatikun u dëgjuan edhe dy të shtëna pushke që oshtinë maleve dhe prishën natën e heshtur. Të nesërmen, pasi agoi dita, u mësua se dy oficerë të UDB-së ishin vrare me një breshëri automatiku dhe nga një plumb pushke i kanë marrë njërin në ballë e tjetrin ne qafë. Prej asaj nate, mësuesi Mustafë Koka bashkë me nusen e tij, Raben, nuk iu ndanë Hasan Remnikut, Robin Hudit të Anamoravës.
* * *
Vera ka kapluar çdo anë, e vetëm në bjeshkë ndjehet freski, e një puhizë e lehtë malesh që fryn dhe bashke me të një aromë ahishtash dhe bar i pakositur. Kryeshefi i një sektori të UDB-së, Aleksa Vuçiniçi, i cili e kishte në dorë rastin e Grupit të Hasan Remnikut sa i kishte lexuar dy dosjet personale, të cilat UDB-ja, e më herët OZN-a, ia kishin sajuar dhe formuar Hasan Alisë nga Remniku, të cilit në male i ishin bashkuar edhe Agush Mehmeti e Mustafë Koka dhe nuset e tyre. Grupi përparonte ngadalë dhe me kujdes drejt kufirit. Një udbash tjetër i quajtur Tahir Sokoli, i ndiqte këmba këmbës dhe po ashtu në vëzhgim i kishte edhe Cukuli i Prizrenit. Thurja e rrjetit të merimangës udbashiane ishte vënë në realizim të operacionit ogurzi, ku u përfshinë edhe Ismail Zenuni, Rexhep Xhiha, Shaban Kajtazi etj., etj., të cilët duke u bërë masha në duart e Aleksa Vuçiniçit, po e çonin çdo gjë sipas planit. Emrat e “Falangës tradhtare” të shqiptarëve ishin të koduar me shifra të veçanta, si; “Musa”, që i korenspodonte emrit të Sylë Mehmetit nga Vraniqi, të cilin në kurth e kishte futur me mashtrime Ismail Zenuni me pseudonimin “Rakipi” (e më vonë Mehmet Maliqi e kodoi me pseudonimin “Kapetan Lleshi”). Pseudonime të tjera të tyre ishin edhe “Shefiti”, “Shabani”, ky i fundit ishte Mazllum Nimani, dhe kështu me radhë.
Kështu kaloi vera e vonë edhe pas saj vjeshta e vonë e vitit 1951.
Tanimë Grupi i Hasan Remnikut ishte vendosur fshehurazi në shtëpinë e Daut Kepës. Prej atje do të pushonin një ditë dhe një natë e të nesërmen me të rënë terri do të niseshin ngadalë maleve e grykave, në drejtim të kufirit me shpresë të kalonin në Shqipëri. (Skenari, bërë gati për kapjen dhe eliminimin e këtij grupi, ishte identik me atë që realizuan për kapjen e Sulë Hotlës, në radhët e të cilit ishin infiltruar oficerë të OZN-as që flisnin shqip si Arizan Nesterovski, Marçe etj., të cilët u ndihmuan edhe nga disa shqiptarë të shitur). Po kështu do të rridhnin situatat edhe në ngjarjen e për eliminimin e Grupit të Hasan Remnikut, i cili parashikohej në dy variante, në atë “A” dhe “B”. Edhe Hasan Remniku kishte planin e vet, ku parashikonte ecjen vetëm natën e rrugë pa rrugë deri sa të dilte në kufi me Shqipërinë. Parapara tij lëviznin Sylë Mehmeti dhe Ismail Zenuni, të cilët gjoja ishin lidhje të personit “N.N”, që do ti nxirrte matanë kufirit. Pas Hasanit ecnin me kujdes Agushi dhe Mustafa, e në fund do të ishin dy gratë e këtyre të fundit. Të gjithë ecnin në kolonë njeri pas tjetrit. Hasani e parandiente tradhtinë por mendonte se e kishte detyrim t’i nxirrte njerëzit matanë kufirit e pastaj do të shihte. Mendonte për anëtarët e grupit, por edhe për vete. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Basriut” të Lanavicës, Hasani kishe dyshuar se po ndodhte diçka jo e mirë, ndaj dhe fliste i nevrikosur, sidomos gjatë natës së dytë. Ishte vendosur se pasi të anin mirë bukë, djathë, kos dhe mish, që i kishte përgatitur i zoti i shtëpisë e do të merrnin edhe me vete diçka prej tyre, do të ngjiteshin në bjeshkët e Dragashit. Dhe kështu zhvillohej kjo ngjarje, e cila edhe sot mbeti aq misterioze, aq enigmatike. Pasi hëngrën të gjithë mirë e mirë, kanë rënë në gjumë vetëm për dy-tri orë, sepse do të niseshin ngadalë njëri pas tjetrit në kolonë dhe në heshtje. Në dhomën e miqve flinin burrat ndërsa në një dhomë tjetër dy nuset e reja. Pas pak u dëgjua zëri i Hasan Remnikut: O na helmuan me tradhti burra! Pas pak u dëgjuan edhe disa zëra të tjerë dhe ra një heshtje e rëndë si nata e asaj vjeshte të vonë të 8 tetorit të vitit 19511. Për tërë natën oficerët e UDB-së dhe shërbëtorët e tyre i bartën trupat e helmuar nga ky fshat dhe i vendosën në pusi sipas planit dhe skenarit të parapërgatitur të operacionit “Pritë në Bistricë”, aty buzë Bistricës, në një lëndinë prej nga ku ngjitesh në pyll, u dëgjuan disa të shtëna armësh të tjera, gjoja se u pritën në pusi dhe u eliminuan Hasan Remniku dhe Grupi i tij. Edhe sot e kësaj dite kjo histori ka mbetur mister, pasi është një Sagë e pastër ballkanike me ngjyrat e një tradhtie të madhe. Më pas regjimi totalitar serbo-sllav, mbi gjoja këtë histori ka bërë edhe filmin “Kapetan Lleshi”, ku si sinopsis i këtij filmi u përdor nga elaborati i UDB-së “Prita në Bistricë”. Kapitull ky, i veçantë i sagës ballkanike...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Ish-spiuni Çegrani: Burimi i dosjeve është ne Beograd
Ish-spiuni Çegrani: Burimi i dosjeve është ne Beograd
Shkup, 4 tetor - Njëlustrim i vërtetë nuk mund të bëhet pa u hapur të gjitha dokumentet të cilatruhen në Beograd, ka pohuar për “Alfa”, ish-bashkëpunëtori i UDB-së, Nafi Çegrani.Sipas tij, përbërja aktuale e Komisionit për lustrim e ka të kotë të zbulojë diçkapasi burimi i vërtetë i informacioneve është në Beograd.
“Tek ne lustrimidhe ky Komision nuk e di sa kanë fuqi të hapin dosje të tilla, nuk e di se sadosje kanë në shfrytëzim. Unë e njoh këtë sferë, natyrën se si funksionojnë këtoshërbime dhe nuk e di se sa dosje u ka lënë Beogradi këtyre shërbimeve. NëBatajnicë ku kam qenë unë i angazhuar ka dy godina. Njëra është e KOS-it dhe njërae UDB-së. Atje gjendet e gjithë arkiva sekrete nga koha e Rankoviqit. UDB-akishte listë edhe për maqedonasit edhe për shqiptarët”, ka thënë ekrani.
Ai nuk është kundëridesë që vetë persona që kanë punuar në këto shërbime sekrete të përpilojnëlista të bashkëpunëtorëve të tyre me anë të të cilëve do ta ndihmojnë lustrimin,por konsideron se më mirë është që atë ta bëjë vet shteti i cili publikisht dot’i kishte zbardhur emrat e tyre duke i hapur të gjitha dosjet.
Ai pohon se ditëvetë fundit nëpër debate televizive sheh njerëz të cilët i njeh si ish informatorëtë policisë. Nafi Çegrani pohon se ka mjaft politikanë që janë spiunë të ishstrukturave dhe shërbimeve të ndryshme, por nuk i publikon emrat e tyre, pret qështeti ta bëjë këtë.
http://zhurnal.mk/kos/content/?id=41010193754
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nafi Çegrani: UDB-ja dhe emigracioni shqiptar
» Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re
» Nafi Çegrani: Depërtimi i UDB-së ndër shqiptarë
» Nafi Çegrani: Demant kundër ''komentit'' të një spiuni të fshehur
» Enver Gjon Mehaj: Nuk jam Kastriot Celiku por Enver Gjon Mehaj
» Nafi Çegrani:Dy poezi nga permbledhja e re
» Nafi Çegrani: Depërtimi i UDB-së ndër shqiptarë
» Nafi Çegrani: Demant kundër ''komentit'' të një spiuni të fshehur
» Enver Gjon Mehaj: Nuk jam Kastriot Celiku por Enver Gjon Mehaj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi