Muharrem Sfarqa:Vëtëm e ardhmja do të tregojë se kush ishte në të vërtetë
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa:Vëtëm e ardhmja do të tregojë se kush ishte në të vërtetë
Vëtëm e ardhmja do të tregojë se kush ishte në të vërtetë Sali Cekaj
AKADEMI NDERIMI PER HEROIN E KOMBIT SALI ÇEKAJ
Nga Muharrem Sfarqa
Në Pfaffenhofen të Gjermanisë shoqata kulturore shqiptare ” Sali Cekaj” në bashkëpunim me degën e LDK-së në Gjermani, përmes një organizimi dinjitoz mbajtën Akademi përkujtimore për heroin e Kombit, Sali Cekaj në 13 vjetorin e rënies së tij në altarin e lirisë.
Në mesin e pjesmarrësve, pos familjarëve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëluftëtarëve të Sali Cekajt, ishin edhe Zevendësministri i Ministrisë së Punëve të brendëshme të Republikës së Kosovës, Ismet Ibishi ( ish epror i lartë i UCK-së), Konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt, Astrit Zemaj, kryetarët e Degëve të LDK-së për Gjermani dhe Zvicër; Qazim Bajgoraliu e Haki Latifi si dhe oficerët e lartë të Ushtrisë Shqiptare, nënkolonel Kastriot Hoxha i cili kishte stërvitur guerilen shqiptare të Kosovës ( grupin e parë dhe të dytë ), në vitin 1991 dhe majori Feriz Terzhnjeva, të cilët kishin udhëtuar enkas nga Shqipëria, ku edhe ishin njohur atë kohë për së afërmi me Sali Cekajn.
Akademia filloi me intonimin e himni kombëtar dhe të atij të Dardanisë, nga grupi i fëmijëve me tenorin Shkodran Tolaj, ku më pas, poeti Selman Sylaj në hapje të Akademisë lexoi ca vargje baladash përkushtuese duke ngritur spontanisht në këmbë – për një minut heshtje pjesëmarrsit e këtij aktiviteti nderues.
Akademinë përkujtimore e shpalli të hapur veprimtari i shquar dhe veterani i LDK-së, Mehmet Koka.
Me një fjalë përshëndetëse pjesmarrësve të kësaj Akademie, i u drejtua z/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Ismet Ibishi, përndryshe dhe ish epror i lartë i UÇK-së dhe pjesmarrës në Betejën e Loxhës dhe asaj të Koshares si dhe kryetari i Degës së LDK për Gjermani, z, Qazim Bajgoraliu.
Zëvendësministri Ibishi, evokoi kujtime emocionuese për heroin e kombit, Sali Çekaj, nga qendrimi i tij në bazën e Prapaqanit, ku për muaj të tërë kishin ndarë një shtrat me të.Vetëm e ardhmja do të tregojë se kush ishte në të vërtetë heroi Sali Cekaj , u shpreh ai duke shtuar më tej se beteja e Loxhës dhe e Koshares, ishin profesionalisht të organizuara dhe ishin e kundërta e luftës së disa të tjerëve që vepronin në stilin ” kërcit një pushkë dhe ik “, duke e lënë popullin pa mbrojtje e përkujdesje, po në mëshirën e te pamëshirëve.
Zëvendësministri Ibishi tregoi se në betejën e Koshares ai ishte futur në lidhjen e armikut pas vrasjes së një oficeri serb të lidhjes të cilit i kishte mbetur radio-lidhja e hapur dhe po dëgjonte klithmat e oficerëve të tjerë serbë ne radio-lidhje duke klithur në panic, ” kjo është ushtri e rregullt, ikni, ikni – ata po vijnë”. Për ta përmbyllën fjalën e tij me konstatimin se roli i Sali Cekajt, Agim Ramadanit dhe të tjerëve është tepër i madh dhe më i merituari.
Ndërsa me telegrame kësaj Akademie nderuese për heroin Sali Çekaj, ju drejtuar edhe kryeministri i Republikës së Shqipërisë, dr. Sali Berisha si dhe kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa.
Me cmimin vjetor ” Sali Cekaj”, shoqata kulturore shqiptare nga Pfaffenhoveni ,këtë vit nderoj dëshmorin Mentor Tolaj (post-mortum) i vrarë në vitin 1991 nga policia serbe. Me mirënjohje nga shoqata u nderuan edhe disa veprimtar mërgimtar në mesin e të cilëve edhe bashkëluftetari i heroit Sali Cekajt, Saim Tahiraj nga Zvicra.
Një fotografi e grupit të dytë që u stërviten në Shqiptëri për përvetësimin e aftësive luftarake për luften e Kosovës nga viti 1991, iu dorëzua si kujtim, djalit të heroit Sali Cekajt, Hysenit ,i cili edhe mbajti një fjalë falënderuese në këtë Akademi.
Me Mirënjohjen tradicionale ” Sali Cekaj” Dega e LDK-së në Gjermani ka nderuar gjithashtu postmortum, kolonel Ahmet Krasniqin për veprimtari atdhetare dhe ushtarake që lidhen me vendosjen e bazave të Ushtrisë Institucionale të Kosovës. Shpërblimet u dorëzuan nga veprimtarët e shoqates Blerim Cakiqi dhe Nikoll Skeli, ndërsa për Degen e LDK-së nga nënkryetari i saj Myftar DragidellaPo shkëpusim me këtë rast thekse nga ata që u paraqitën me fjalët e tyre në këtë Akademi, duke tumir me këtë rast edhe dëshirën e lexuesve të kombëtares „Bota sot“, po edhe përkushtimin e vazhdueshëm për këtë figurë madhore të kombit.
VEPRA E TIJ E BËN TË PAVDEKSHËM
(Nga fjala e Qazim Bajgoraliut)
Salih Çekaj, është njëra ndër figurat më markante të organizimit politik dhe ushtarak të kohës. Ai, punoi pa u ndal, për të jetësuar realizimin politik e administrativ të shtetit të Kosovës, duke punuar me një përkushtim të gjithanëshëm, i vetëdijshëm se Kosova, duhet të jetë e përgatitur për të përballuar edhe më të keqën dhe më të padëshirueshmen, luftën e imponuar nga shovenizmi serb. Në këtë drejtim, ai punoi për formimin e forcës së armatosur, për ta luftuar dhe përballuar, me sa më pak pasoja agresorin serb.
Salihu, kishte nisur formimin e grupeve të para të armatosura dhe sistemimin e tyre nëpër Kosovë, të njohura në bazë të regjioneve të Kosovës.
Salih Çekaj, i rrezikuar, detyrohet të lëshojë Kosovën dhe me ardhjen e tij në Gjermani, veprimtarinë e tij e vazhdon në LDK, dega në Gjermani dhe vite me radhë, ishte njëri ndër veprmtarët e LDK, në zyren e saj në Stutgard dhe njëherit edhe njeri i terenit, me devotëshmëri, besnikëri dhe përherë i qëndrueshëm në vizionin e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.
Salih Çekaj, si funksionar i degës së LDK për Gjermani, anëtar kryesie, sekretar dhe në fund, nënkryetar i degës së LDK për Gjermani, për një kohë të gjatë në zyrën e LDK, në Stutgard, evidenton dhe mban kontaktet me eprorët shqiptarë, të larguar nga armata Jugosllave.
Me fillimin e luftës në Kosovë, në vitin 1998, Salih Çekaj, kthehet në Shqipëri, për të ndihmuar dhe udhëhequr organizimin e UÇK.
Salih Çekaj jetoj për të vepruar dhe vepra e tij e mban të pavdekshëm.
Në saje të punës dhe sakrificës së tij dhe të qindra patriotëve si Salihu, Kosova sot frymon e Lirë.
Fjala e Osman Ferizit
SALI ÇEKAJ – ABCE-ja e LUFTËS ÇLIRIMTARE
Osman Ferizi
Në një akademi përkujtimore si kjo është e pamundur për të shpalosur rolin dhe veprimtarinë e Sali Çekaj përgjatë një dekade shumë intensive, si komandant i grupeve guerile të Dukagjinit dhe të koordinimit organizativ në nivel Kosove. Tashmë është e qartë se Sali Çekaj me grupet guerile që i drejtoi që nga dhjetori 1991 janë brumi dhe tharmi për bërthamën e UÇK-së dhe pa rolin e tij, të pazëvendësueshëm, vështirë se do të realizoheshin ato nisma pozitive e suksese, tanimë, të njohura për opinionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Salih Çekaj ka qenë dhe mbetët njeri nga figurat më emblematike të dekadës të fundshekullit të kaluar. Ai, me urtësinë, dijen, guximin, vizionin, sakrificën, për një dekadë radhazi ishte ABC-ja e luftës çlirimtare duke punuar në dy fronte:
- Në shtrirjen dhe masiviimin e LDK-së në Gjermani, forcimin e institucioneve të Republikës të Kosovës, të dala nga Deklarata e Pavarësisë – më 2 korrik 1990 dhe Kushtetuta e Kaçanikut – më 7 shtator 1990 si dhe
- në frontin e organizimit të strukturave të mbrojtjës të Republikës së Kosovës.
Moment kulmor dhe kthesë në vizionin dhe vetëdijen shqiptare, madje në të dy anët shqiptare, paraqet Marrëveshja në mes të Shtetit Shqiptar, përkatësisht – Ministrisë të Mbrojtjes të Shqipërisë dhe të Presidentit të Republikës të Kosovës, dr. Ib rahim Rugova, për dërgimin e dy grupeve të rekrutëve për ushtrime ushtarake, në një bazë ushtarake në Surel, afër Malit Dajt të Tiranës. Kjo kërkesë ishte bërë pranë dr. Rugovës dhe prof. Fehmi Aganit, nga disa atdhetarë të përndjekur nga regjimi serbo-sllav dhe ndër ata ishte edhe Sali Çekaj.
Grupi i parë fillon stërvitjet në muajin shtator 1991; ishin afërsisht 55 veta nga viset e ndryshme etnike shqiptare dhe në mesin e tyre ishin edhe: Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Bashkim Leci, Kadri Gubetini, Zymer Lulaj, Ahmet Hoxha e të tjerë.
Ndërsa grupi i dytë – fillon ushtrimet në muajin nëntor 1991, poashtu në Surel, ku merrnin pjesë: Adem Jashari, Iljaz Kodra, Nazmi Bajrami, Sami Tahiraj, Ilmi Peci, Osman Ferizi, Ramadan Begu e tjerë, gjithsejt 65 veta. Gjatë dhe pas përfundimit të ushtrimeve, morali dhe gatishmëria për ta kaluar kufirin ishte i lartë dhe ne kërkonim që me çdo kusht të kalonim kufirin me armatime. Kësaj kërkese i përgjigjen duke e dërguar për konsultime në qendër Sali Çekaj, si njeriun më të përgatitur dhe më vizionarin.
Grupi prej 33 vetash u nis nga baza e Surelit për në Tropojë, Rrasa e Kosharës për në Dukagjin i cili drejtohej nga flamurtari i levizjës Kombëtare Komandanti i parë, Sali Çekaj.
Ishte 2 dhetori 1991. Asnjë faktorë nuk ishte në anën tonë, madje as koha, as logjistika e shtetit shqiptar, edhe pse eprorët patriotë nga Shqipëria bënë shumë për përgaditjen tonë. Potencoj, në veçanti, angazhimin e oficerit Kastriot Hoxha, i cili ishte gati të hynte me ne në Kosovë, por Salihu nuk e pranoi, sepse në Kosovë ishte një shtetrrethim i paparë.
Pas vendosjës në Kosovë, shpërndarja e armatimeve u bë në të gjitha viset shqiptare, Drenicë, Llap, Mitrovicë madje deri në Shkup dhe Tetovë. Dhe nga ky moment u formua grupi i parë gueril në zonën e Dukagjinit qe komandohej nga Sali Çekaj; në zonën e Drenicës grupi gueril udhëhiqej nga Adem Jashari, kurse në LLap nga Zahir Pajaziti.
Ky guxim deri në vetëmohim, kjo veprimtari e heshtur dhe pa bujë e ketyre tre kolosëve, ky betim i madh i dhënë para flamurit dhe vetës në këtë pikëtakim ne Surel të Dajtit per realizimin e njëvizioni dhe ideali kombëtar, e deshmojnë në praktikë me aksione dhe veprime guerile kundër forcave okupatore serbe duke ju shkaktuar dëme materiale dhe njerëzore.
Më vonë, pas rënies të komandantit për Llapin, Zahir Pajazitit dhe më pas të komandantit të Drenicës, Adem Jasharit me familjen e gjerë, Salihu mobilizon radhët në strukturat ushtarake, të rregullta të Ministrisë të Mbrojtjes, e cila drejtohej me profesionalizëm e kompetencë nga kolonel Ahmet Krasniqi, duke ngritur bazat stërvitore në Tropojë, Viçidol, Papaj dhe Babinë, si bazë për themelimin e Brigadave 131 dhe 134, për veprime operative dhe luftarake në Kosovë.
Roli i Sali Çekaj në vendimin për thyerjen e kufirit në Koshare ishte domëthënës, sëbashku me Agim Ramadanin, Rrustem Berishën dhe Anton Qunin me shokë. Lufta në Koshare, me serinë e betejave, është vlerësuar për taktikën dhe strategjinë luftarake; sukseset në fushë-beteja dhe dëmet e konsiderueshme që iu shkaktuan armikut, duke ripërtrirë kujtersën e pushtuesit për humbjet në luftën e Lumës dhe të Taraboshit, afro një shekull më parë. Lufta e Kosharës, tashmë, është pranuar edhe nga kundërshtarët vendorë të Sali Çekaj me shokë sepse legjitimoi luftën çlirimtare të Kosovës.
Rënia heroike e Salih Çekaj dhe Agim Ramadanit në vijën e parë të frontit, më 19 prill 1999, në njërën nga kryebetejat më të lavdishme te Kosovës te Rrasa e Kosharës dhe e 116 bashkëluftëtarëve të tjerë, sot i bën roje lirisë, ata me gjakun dhe sakrificën e tyre janëbazamenti, amaneti dhe aseti me i qmuar Kombëtar për të sotmen dhe të ardhmën tonë.
Vërtet, Salihu, Agimi, me bashkëluftetarët e tyre dëshmorë, nuk gëzuan agun e lirisë, por ata bënë histori, duke u bërë edhe vetë pjesë e historisë tonë kombëtare. Me përkushtimin e tyre atdhetar, e tashmja dhe e ardhmja jonë mori vlera të lavdisë dhe të përjetësisë, duke thyer kufirin, Murin e Berlinit shqiptar. Dhe, siç shprehet Presidenti Historik, dr. Ibrahim Rugova – janë kujtimi dhe krenaria jonë e përjetshme.
JA KUSH ISHIN DHE SI U PËRGATITËN NJËSITË E PARA TË LUFTËS ÇLIRIMTARE
(Nga fjala e nënkolonelit, Kastriot Hoxha)
Liria dhe pavaresia e shume pritur u be realitet nga lufta e popullit heroik te Kosoves dhe heroizmit, gjakut te luftetareve te saj si Saliu, Ademi, Zairi dhe mijra te tjere, te cilet I perkushtuan gjithcka clirimit te Kosoves, kunder ushtrise serbe..
Fal Marreveshjes se realizuar nga qeveritë e asaj kohe të Shtetit shqiptar dhe përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës, Presidentit Rugova, u realizua stervitja për përgatitjen e dy grupeve të komandantëve të parë kosovar, me përgjegjës, Sali Cekaj.
Që në fillim, komandant Salihin na e prezantuan si drejtues të këtij misioni, megjithëse, ai u stervit dhe vet me djemtë e grupit te parë. Ai, se bashku me Zymer Berishen ndiqnin çdo problem në qendrën stërvitore dhe me gjerë.
Kjo stërvitje, për kohën kur u realizua (Tetor – Nentor 1991) ishte një ngjarje shumë e rëndesishme, shumë e guximshme dhe me vlera te medha.
Për herë të parë u organizua trajnimi me bashkëatdhetarët tanë te ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe vende te tjera te Europës, nën kujdesjen e dy qeverive,asaj të Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës.
Ky trajnim ishte i studjuar, i organizuar mirë dhe administruar mirë nga të dy palët.
Ardhja me fshehtësi dhe kthimi i organizuar, me armatim dhe municion i pjesemarrësve në trajnim, ishte shumë i guximshëm jo vetëm për organizatorët, por edhe për pjesemarrësit.
Keta heronj dhe luftetarë të pamposhtur guxuan të organizoheshin, të stërviteshin, të armatoseshin dhe planifikonin të kryenin veprime luftarake, në kohën që as vetë serbët nuk e kishin parashikuar. Vërtet kontigjentet qe u përgatitën në atë kohë, nga përmasat ishin modeste, por vlerat ishin jashtëzakonisht të medha.
Sali Cekaj së bashku me kolegët dhe eprorët e tij, nuk rreshtën së punuari për të zgjeruar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare. Në saj të këmbënguljes së Salihit dhe të kolegëve të Zyrës që përfaqësonte Qeverinë e Kosovës në Tiranë, u arrit të siguronin mundësinë e kalimit në fshehtësi, nëpërmjet kufirit me djemtë e dal vullnetarë të grupit të dytë, një sasi armatimi dhe municioni, sa ishte e mundur të transportohej me krahë. Këtë operacion të vështirë e drejtonte komandant Sali Cekaj. Ai me qetësi, zgjuarsi e durim të admirueshem, në bashkëpunim me grupin tonë, e realizoi me sukses të plotë këtë detyrë, e cila vërtet ishte shumë e vështirë për t’u realizuar.
Unë mund t’u bëj të njohura disa detaje të këtij operacióni, i cili më ishte ngarkuar mua nga pala shqiptare dhe komandant Sali Cekut nga qeveria e Kosovës, për t’i organizuar, paisur me armatim dhe municion dhe transportuar këta luftëtare trima, në kalimin e kufirit në këmbë dhe të armatosur, po dhe vazhdimin e këtij misioni me tej nga ana e Salihit.
Synimi i Sali Cekajt dhe Adem Jasharit ishte të merrnin sa më shumë armatim dhe municion, por për shkak të rrugetimit të gjatë, terrenit të vështirë, kushteve të motit ( Dimër) si dhe mirëruajtjes së kufirit nga serbët, u vendos që secili të merrte nga dy armë dhe municionet përkatëse.
Rruga nëpërmjet të cilës ne kaluam kufirin ishte shumë e veshtirë si dhe gjatë rrugës patëm dhe probleme nga mbi lodhja si dhe pesha e armatimit, por megjithatë komandant Salihi dhe djemtë nuk u ligështuan, ata gjetën forca dhe e realizuan me sukses detyrën.
Me kalimin e kufirit, ku përfundonte misioni im, i dorëzoj komandën Salihit duke i uruar suksese të mëtejshme.
Nje nga djemtë me propozoi se apo vjen me ne komandant Kastrioti?
“Vij i them, por po më pranoi komandant Salihi dhe Ademi, se këta janë komandantët tuaj, pa leje dhe urdhëra nuk mund te veprojme ketej e tutje”.
Komandant Saliu( Komandant i njësisë së parë të krijuar) detyrën e parë luftarake për kalimin e fshehtë me armatim dhe municion dhe shpërndarjen e tyre në rajonet e planifikuara, së bashku me heroin e madh të Kosovës Adem Jashari, e realizoi me sukses të plotë.
Në grupin e parë të përgatitur krahas komandant Sali Cekaj, Zahir Pajaziti do të përmendja, dhe shumë të tjerë si Zymer Lulin, Kadri Gubetini, Bashkim Leci, Shemsi Krasniqi, etj. Ndërsa në grupin e dytë ishin Adem Jashari, Ilaz Kodra, Osman Ferizi, Shkëlzen Gjonaj, Sami Tahiraj Murat dhe Sait Jashari, Adem Dërguti, Ekrem Sheholli, Ilmi Peci, Ramadan Begu, Isuf Ismajli, Nazmi Bajrami, Faton Gajtani, Hasan Ferizaj, Xhavit dhe Naim Gubetini etj.
Jemi krenar për veprën e tyre, përkulemi me respektin më të madh përpara tyre dhe tek ata gjejmë frymëzimin dhe forcën për ta çuar më tej këtë vepër, për të mirën e të gjithëve.
Sali Cekaj ishte një atdhetar i devotshëm , i cili ngriti në piedestal përkushtimin patriotik për lirinë e Kosovës. Ai, së bashku me Agim Ramadanin dhe të tjerë, planifikoi, komandoi dhe mori pjesë në betejën më të madhe, ate të Koshares,ku u rrënua kufiri mes shqiptarëve. Ai mbetet shembull i patriotit, që tregon se cfarë bënë njerëzit e LDK-së, për vendin e tyre.Si shembull i ndritshëm i njeriut që luftoi për institucionet e Kosovës, që u ndërtuan nën udhëheqjen e presidentit Rugova por, edhe në Deçan, ku hartoi dokumentet komunale në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, të aprovuar në Kaçanik. Si luftëtar e njeri atdhetar,ai do kujtohet me pietet dhe vepra e tij do të mbetet një shembull i lartë që do tu shërbejë brezave që vijnë
Ne që e njohëm përsëafëmi Sali Cekajn, me të cilin vepruam sëbashku, në rrethana shumë të vështira për Kosovën, jemi të nderuar, të privilegjuar, krenar e me fat, që patëm një mik të tillë, ndërkaq familja një familjar të cilin do ta kujtojë Kosova për jetë e mot.
Pamje nga akademia:
Nga dhënia e mirënjohjeve
Ismet Ibishi- zevendesminister
Nga vallja e nxënësve
Shkodran Tolaj
Pamje nga salla ku u zhvillua akademia
Pamje nga salla e akademisë përkujtimore
Osman Ferizi
Qazim Bajgoraliu duke folur në akademi
Nënkoloneli Kastriot Hoxha
Ismet Ibishi- zevendesminister
Nga dhënia e mirënjohjeve
Nga vallja e nxënësve
Shkodran Tolaj
Pamje nga salla ku u zhvillu akademia
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Të rinjtë - e ardhmja e LDK-së
» Muharrem Sfarqa:VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE
» Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
» Muharrem Sfarqa:VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE
» Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi