Muharrem Sfarqa:VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE
Faqja 1 e 1

VETËM ME LDK-në KOSOVËS I SIGUROHET PËRSPEKTIVË EUROPIANE
- Kështu mendojnë dhe shprehen aktivistë të hershëm dhe të tashëm të kësaj partie që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani
Muharrem Sfarqa
Dega e LDK- së për Gjermani, ka qenë nga fillimi dhe akoma mbetet njëra nga bastionet e organizimit , fuqizimit dhe zhvillimit të LDK-së. E rreshtuar në vizionin rugovian për liri, pavarësi dhe demokraci, drejtues të kësaj dege , aktivistë si dhe anëtarësia e saj që ishin pjesa dërmuese e mërgatës dhanë kontribute të pamohueshme për të qenë Kosova ajo që është sot, shtet I pavarur dhe Sovran.
Pavarësisht se tash, pas këtyre rrethanave të reja dhe shumë të favorshme për Kosovën dhe organizimet politike, interesimi I mërgatës dhe I organizimeve politike në mërgatë, këtu në Gjermani, nuk është shuar. Ende gallon, ka interesime, përcillen me vëmëndje të gjitha zhvillimet në Kosovë e, edhe në LDK.
Aktivistë kë kësaj partie të cilët kanë vepruar në forma e nivele të ndryshme , veç sa e kanë shtuar edhe tash interesimin kur,LDK-ja është në vlugun e procesit zgjedhor dhe kur zhvillimet në Kosovë , tash pas dorëheqjes së Presidentit Sejdiu dhe braktisjes së koalicionit me PDK-në kanë një dinamikë shumë të bujshme. Natyrshëm, me shqetësimet janë edhe kërkesat për një rikthim të fuqishëm të LDK-së përmes reformave në parti. Aktivitsë të LDK-së dhe anëtarësia e saj në Gjermani ( si pjesë e një mërgatë shumë të fuqishme) janë të fokusuar në porcesin zgjedhor nëpër nëndegë, edhe për një përfaqësim të denjë të degëve të LDK-së në mërgatë nëpër forumet qendrore të LDK-së duke mëtuar kështu që zëri I tyre të dëgjohet si edhe më parë, madje tash në zgjidhjen e shumë kërkesave të cilat preokupojnë mërgatën .
Muharrem Shala,aktivist i saj nga themelimi në zonën e Kelnit,shprehet se
LDK në të ardhmen duhet te jete ( ashtu si ishte në filimet e saj) parti e njerëzve të aftë, të ndershem dhe me autoritet,të cilët interesin e Kosoves dhe popullit te saj e kanë mbi të gjitha interesat tjera. Pastaj që luftën kundër korrupcionit e dukurive tjera të zeza, me te cilat ballafaqohet sot Kosova , do ta zhvillojnë më me vendosmëri, njejtë si rendin dhe ligjin, zhvillimin ekonomik, zbutjen e papunësisë, në mënyrë që të hapet përpsektivë europiane e Kosovës. LDK-ja ka potenciale dhe e meriton vendin e saj në krye të Kosovës , vetëm duhet gatishmëri, vullnet, guxim dhe hapje rrugë ndryshimeve positive.
Sipas Muharrem Shalës, ,ështe momenti me i volitshem qe edhe njëherë ,si dikur te behet bashkimi i intelektualeve të vjeter e të rinj rreth LDK-së, duke afruar rreth vetes sidomos kuadrot e reja të shkolluara jashtë atdheut si dhe të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të cilët kanë dijen dhe përvojën, kanë vullnetin dhe guximin, po, kanë mbi të gjitha edhe synimin që Kosovën ta integrojnë në familjen europiane.
Nazmi Leskovci,kryetari i parë i LDK-së- për Keln, përpos kërkesave të parreshtura për reformimin e LDK-së dhe hapjes udhë njerëzve që kanë një vision të qartë europian, që nuk janë korruptuar përmes pushtetit dhe nuk kanë rënë ndesh me ligjin dhe krimin ekonomik e dukuri tjera që përnatë janë nëpër kronikat e zeza të mediave tona, përforcon edhe disa sygjerime dhe kërkesa të mëhershme, të cilat janë lakuar edhe nëpër tubime partiake, si premtime parazgjedhore po, edhe në vetë Kuvendin e Repiblikës së Kosovës, për një Ministri të Mërgatës, përmes së cilës do riorganizohej komplet mërgata dhe do jetë më funkcionale në shërbim të shtetit, qoftë përmes krijimit të një imazhi të mirë të Kosovës atje ku punojnë e veprojnë, imazh ky që nganjëherë edhe mjegullohet. Po, edhe përmes investimeve e formave tjera të ndihmesës , madje edhe më bashkëpjesmarrje edhe të të huajve apo të vendeve dhe ndërrmarrjeve ku punojnë, të investojnë në Kosovë, duke hapur përspektivë për mijëra të rinj që sot, mezi presin të mësyjnë dyerve të Evropës në kërkim të përspektivës së tyre.
Po, Nazmiu kërkon që, edhe ambasadat e republikës së Kosoëvës, aty ku janë hapur, të jenë më funksionale, më të kompletuara dhe tamam në shërbim të misionit që kanë, duke rritur vëllimin e punëve, veçmas te çështja e dokumentacionit po, edhe kur të vijë momenti I votimeve, të kemi mundësi të votojmë aty e jo më me kusht dhe përmes postave se, kjo po krijon dysime dhe mundësi për manipulime si dhe nuk po arrinë ta parfshijë në këtë process të rëndësishëm as 1/3 e mërgatës me të drejtë vote.
Ne presim që LDK-ja, të rikthehet atje ku e ka vendin dhe të vihet në ballë të zbatimit të këtyre kërkesave që janë kërkesa të kohës si atje në Kosovë po, edhe këtu ku jetojmë ne, shprehet Nazmiu, sepse me këtë qeverisje të deritashme, kemi mbetur vendi më I izoluar në rajon.
Afërsisht ngjashëm mendon edhe bashkëbiseduesi ynë I tretë , Bahtir Avdiu, një activist I hershëm në rrethinën e Ahenit, I cili thotë se pa kthimin e mirëfilltë të trungut rugovian në LDK , të atyre që kane ikur në heshtje, apo që në ndërkohë janë strehuar nëpër parti të tjera apo edhe kanë formuar partiza të tjera në Kosovë dhe, hapjes së dyerve për kuadrot që tashmë janë specializuar në vendet e Perëndimit, partia në të cilën jemi dhe besojmë gjithnjë, nuk do të mund ta kthejë namin e deridjeshëm.
Andaj, shprehet Bahtiri, është kërkesë e kohës që lidershipi I LDK-së, në të mirë gjithnjë të Kosovës dhe përspektivës së saj europiane, përmes një procesi të mirëfillt zgjedhor, një gare demokratike, ta zhvillojë dhe proecin e \ripajtimit, riafrimit dhe vetëafrimit me të gjithë ata që frymojnë me filozovën e dr. Ibrahim Rugovës.
Aktivistë të hershëm dhe të tashëm të LDK-së, besojnë se me lëvizjet e fundit të Presidentit Sejdiu, njëmënd janë hapur mundësitë për ndryshime dhe lëvizje positive në LDK por, gjithsesi apelojnë dhe kërkojnë një unitet më të madh Brenda partiak sepse spektri tjetër politik dhe sidomos spektri medial që është në një mënyrë edhe vasal I partisë në pushtet, po punon me të madhe për ta rrënuar dhe shkatërruar kështjellën e pavarësisë së Kosovës, LDK-në e Ibrahim Rugovës. Por, mërgimtarët dhe aktivistët e LDK-së në Gjermani janë të bindur se do ndodhë pikërisht e kundërta. LDK-ja në zgjedhjet e ardhshme, kurdo që do të mbahen, do jetë aty ku e meriton, në udhëheqje të Kosovës drejt integrimeve dhe përspektivës europiane të Kosovës.
Zëri i ditës, 23.11.2010

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Poeti i fushës së Kosovës-Intervistë me Hasan Qyqallen
» Muharrem Sfarqa: Muharrem Sfarqa:„Me grykë pushke këndon Kosova“
» Muharrem Sfarqa:PATRIOTI I DEVOTSHËM I PAVARËSISË SË KOSOVËS
» Muharrem Sfarqa:MËRGATA NDERON KOLOSËT E PAVARËSISË DHE LIRISË SË KOSOVËS
» Muharrem Sfarqa:DJALI I MIRË I NJË BABAI TË MIRË-Portreti i mërgimtarit, Muharrem A. Gashit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi