Adnan Abrashi: Nuk po mërzitem se ata po na rrejnë, por...
Faqja 1 e 1

NUK PO MËRZITEM SE ATA PO NA RREJNË, POR PO MË VJEN INATI SE PSE PO MENDOJNË QË NE PO I BESOJMË?!
Nga Adnan Abrashi
Mua, por besoj edhe shumicën e shqiptarëve të arsyeshëm të republikës së Kosovës, aspak nuk duhet t’i ketë befasuar lajmi mbi lejimin e vizitës të fundit së presidentit serb Tadiq nga ana e institucioneve tona, që në prag të festave ortodokse Pashkët, ta vizitoj manastirin e Deçanit.. Parulla boshe e përsëritur shpesh nga qeveritarët tanë aktual në pushtet se kinse “pa parashtruar paraprakisht kërkesën dhe pa marrë lejen nga institucionet vendore, asnjë zyrtar dhe funksionar i lartë nga Serbia nuk mund ta vizitoj Kosovën”, ka qenë dhe, edhe më tej do të mbetet parullë farse e një “gajreti përplot ethe”, sikur thotë populli., e cila si arsyetim naiv, nga fanatikët e shumtë që verbërisht po i besojnë deklaratave boshe të pushtetarëve tanë, ende po pranohet si e vërtet .
Ajo që inkurajon në këtë rast është se, fatlumësisht, kohën e fundit numri i tyre dita-ditë po zvogëlohet.
Thënë, shkurt e shqip, tani më, edhe pulat në kotec dhe zogjtë në lisa, po e dinë se kush vërtet “kullet” sot në Kosovën e “pavarur” dhe “sovrane”. Pa dyshim se, shumë mirë e di këtë edhe populli. Ai, si “sovran i vërtetë”, edhe përpos dinjitetit të vetë të shkelur dhe të mëkëmbur në këto raste, edhe më tej mundohet t’i kuptoj këta qeveritar tanë në pushtet. Të duket sikur ata ju thonë:”Flisni ju sa të doni dhe krekosuni sa të mundeni., po ne jeni të bindur që ju praktikisht nuk keni asgjë në dorë”.
Pa dyshim! Të gjithë e kemi në dijeni këtë. Por, nuk mund ta marr me mënd se pse ata nuk tentojnë që ta kuptojnë vetveten në raport me situatën politike reale në të cilën “de facto” dhe “de jure” shtrihet fuqia e “pavarur” dhe “sovrane” e vendimmarrjes së tyre.
A thua, pse ata vazhdimisht kanë nevojë që në prag të paralajmërimit të ndonjë vizite të çfarëdo zyrtari të lartë serb në Kosovë, të na japin këso “gajrete” të rrejshme “përplot ethe”; ngjashëm si kjo e fundit e ministrit të punëve të brendshme të Republikës së Kosovës z. Pajaziti, se gjoja “pa kërkuar së pari leje nga institucionet e Kosovës, Tadiqit nuk do t’i lejohet hyrja në territorin e Kosovës”.
E, në fakt, Tadiqi serb, jo vetëm që trijunfalisht hyri në Kosovë, por ai fare nuk kërkoj leje prej asnjë institucioni kompetent shtetëror të Republikës së Kosovës.
Edhe unë i kapluar nga kurioziteti i tepruar për këtë vizitë, shëtita nga pak në internet. Ishin tejet interesante reagimet e menjëhershme të shumë lexuesve tanë nëpër faqe të ndryshme shqiptare të internetit ku ishte botuar kjo deklaratë e tij.
Nga reagimet e shumta të lexuesve, më tepër dominonte skepticizmi se Tadiqit do t’i ndalohet hyrja në Kosovë që në kufi; se ai kurrsesi nuk duhet t’i ndalohet por duhet t’i lejohet hyrja... e deri tek propozimet më radikale përplot emocione se nëse vërtetë Tadiqi hyn në Kosovë, atëherë, ministrit Pajaziti, nuk i mbetet asgjë tjetër veçse të jep dorëheqje të parevokueshme.
Këtyre lexuesve të fundit me këso ide për dorëheqje, menjëherë do t’jua heq vesvesen. Çka do që të ndodhi dhe sido që të veprohet me hyrjen apo moshyrjen e Tadiqit në Kosovë, menjëherë le ta harrojnë ata kërkesën për dorëheqjen e ministrit Pajaziti! Sepse, institucioni i dorëheqjes si akt i lart moral i përgjegjësisë udhëheqëse individuale, në politikën tonë kosovare kaherë është i panjohur. E, sot këtë vlerë të lartë morale, më së paku e kanë të njohur ministrat e kësaj qeverie aktuale, shumica e të cilëve, për mossukseset e tyre të gjertanishme, kaherë është dashur ta marrin një hap të tillë.
Dhe...më në fund, zaret u hodhën! U vendos ashtu sikurse pritnim dhe parashikonim shumica nga ne më të arsyeshmit. Tadiqit ju lejua hyrja në Kosovë!?
Prononcimi i mëvonshëm i kryeministrit tonë se “nëse presidenti i Serbisë bën çfarëdo deklarimi politik që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, atij do t’i ndalohet hyrja në Kosovë në të ardhmen, qoftë në kapacitet privat apo zyrtar”, na ngjason me ato kërcënime infantile kalamajsh alla “veq edhe një herë shaj me nënë dhe të tregoj....hajt, hajt edhe njëherë... hajt vetëm edhe një herë dhe shohim ...!
Eeee...çka të them në fund? Asgjë! Veç më duhet të pranoj se fare nuk po brengosem që këta politikanë tanë vazhdimisht po na rrejnë, por, thjesht , po më vjen inati se ata gjithnjë po mendojnë që ne po i besojmë...?!!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Adnan Abrashi:1+1=3
» Adnan Abrashi:KUQ E ZI
» Adnan Abrashi: Ata na thonë...
» Adnan Abrashi:QAJ KITARA IME...
» Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi