Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

U shfaq Ramë Maraj (IHPSO), cili është spiunimi që s’pranohet dot nga LDK-ja?

Shko poshtë

U shfaq Ramë Maraj (IHPSO), cili është spiunimi që s’pranohet dot nga LDK-ja? Empty U shfaq Ramë Maraj (IHPSO), cili është spiunimi që s’pranohet dot nga LDK-ja?

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 31, 2012 2:31 pm

U shfaq Ramë Maraj (IHPSO), cili është spiunimi që s’pranohet dot nga LDK-ja?


U shfaq Ramë Maraj (IHPSO), cili është spiunimi që s’pranohet dot nga LDK-ja? Rame-maraj-30
U shfaq sërish. Ish zyrtari “special” për siguri i presidencës së Kosovës, Ramë Maraj ditë më parë në njërën nga mediat e Kosovës publikoi “hulumtimin” dhe “analizën” e tij prej “eksperti” që ndjek aktualitetin që po kalon vendi. “Hulumtimi” apo “analiza” e tij mbante emrin e IHPSO-së (Instituti për Hulumtime Politike e Strategjike dhe Opinioneve), institut ky fantom që Maraj pretendon se e drejton.
Ky është i lindur në Istog (1957), dhe ka qenë arsimtar në njërën nga shkollat e Fushë Kosovës. Në vitet kur PDK-ja erdhi në pushtet (2007) shpeshherë ishte vënë në qendër të vëmendjes së opinionit publik. U tha se merrej me spiunllëqe, përgatiste dosje dhe drejtonte një shërbim sekret. Disa media pretenduan dhe shkuan aq larg sa që publikuan dosje gjoja të hartuara nga Maraj. Ishte e vështirë që të konfirmoheshin ato dosje.
Në vazhdimësi Ramë Maraj ishte prezantuar si drejtor i “Institutit për Hulumtime Politike, Strategjike dhe të Opinioneve” –Prishtinë”/ IHPSO, që fillimisht ishte i regjistruar si OJQ në UNMIK me datë 4. 2 . 2000, me numër regjistrimi 5200018 –1. Kohë më parë hulumtimet e publikuara nga ky “Institut” mbanin emrat, jurist i dip.: Besnik Salihu dhe Bahtir Osmani prof. etj.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” botimi i Diasporës – Perëndimit)

Abonohuni në gazetën “Bota sot”. Mundësitë e abonimit janë në Zvicër e Gjermani.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi