Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Presidenti", Zaganjori: Takova Ramën për të mirën e debatit, kandidimi jo i lehtë

Shko poshtë

"Presidenti", Zaganjori: Takova Ramën për të mirën e debatit, kandidimi jo i lehtë Empty "Presidenti", Zaganjori: Takova Ramën për të mirën e debatit, kandidimi jo i lehtë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 01, 2012 2:44 pm

"Presidenti", Zaganjori: Takova Ramën për të mirën e debatit, kandidimi jo i lehtë


"Presidenti", Zaganjori: Takova Ramën për të mirën e debatit, kandidimi jo i lehtë Zagonjori-rama
Dy ditë pas konsumimit pa kandidat të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit te Republikës, Xhezair Zaganjori, kandidati i përzgjedhur nga mazhoranca zhvilloi paraditen e sotme një takim me kreun e PS, Edi Rama.

Kandidati konsensual i mazhorancës qeverisëse, në 60 minutat e takimit që pati me kreun e PS-së , i paraqitit kandidaturën e tij për postin e presidentit. Menjëherë pas takimit, Zaganjori është treguar i rezervuar për gazetarët, pa thënë nëse ka marrë mbështetjen e Ramës, për raundin e dytë të votimit, ku duhen edhe 10 votat e opozitës.

““Takimin e kerkova unë. Qellimi ishte t’i prezantoja arsyet që ma kanë shtyreë të marr vendimin për të pranuar kandidimin, që nuk e kam pasur të lehtë dhe kaq. Mendova që është në të mirën e debatit që po zhvillohet, ndaj e kërkova takimin, thjesht të bënim një bisedim”,- tha Zaganjori.

Kuvendi vendosi dje në seancën plenare te radhes se raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet më datën 4 qershor, ora 10:00. Vendimi vjen pas dështimit të raundit të parë, për shkak të mos arritjes së një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit. Mazhoranca votoi me 74 pro propozimin qe raundi i II te mbahet ne daten 4 Qershor, ora 10:00, kurse opozita votoi kunder me 54 vota.
* * * * *
Dy ditë pas konsumimit pa kandidat të raundit të parë për zgjedhjen e Presidentit te Republikës, Xhezair Zaganjori, kandidati i përzgjedhur nga mazhoranca po zhvillon në këto momente një takim me kreun e PS, Edi Rama.


Kandidati konsensual i mazhorancës qeverisëse, pritet të paraqesë Ramës, kandidaturën e tij për postin e presidentit si dhe do të kërkojë mbështetjen e opozitës në këtë garë.

Kuvendi vendosi dje në seancën plenare te radhes se raundi i dytë i votimit për presidentin e ri do të zhvillohet më datën 4 qershor, ora 10:00. Vendimi vjen pas dështimit të raundit të parë, për shkak të mos arritjes së një konsensusi mes mazhorancës dhe opozitës në lidhje me kandidaturën e Xhezair Zaganjorit. Mazhoranca votoi me 74 pro propozimin qe raundi i II te mbahet ne daten 4 Qershor, ora 10:00, kurse opozita votoi kunder me 54 vota.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi