Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Florim zeqa:Të "moderuarit" e komprometuar!

Shko poshtë

Florim zeqa:Të "moderuarit" e komprometuar! Empty Florim zeqa:Të "moderuarit" e komprometuar!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 03, 2012 1:04 pm

Të "moderuarit" e komprometuar!


Florim zeqa:Të "moderuarit" e komprometuar! Florim_Zeqa
Florim Zeqa

Në të kaluarën Presidenti historik Ibrahim Rugova me politikën e tij të urtë e paqësore i kundërvihej represionit serb. Ishte kjo një armë e fuqishme e tij dhe e vetmja formë e ruajtjes dhe shpëtimit të qenies sonë kombëtare nga shfarosja. Kjo politikë e tij admirohej nga bota demokratike e civilizuese,... që Kosovës i solli njohjen dhe përkrahjen ndërkombëtare, ndërsa Serbisë i kushtoi me bombardim nga NATO-ja.
Përfundimi i luftës, Kosovën e gjen të ndarë në dy krah: në krahun paqësor të Rugovës dhe në krahun e luftës të ndarë në disa fraksione. Të dy krahët përballë e kishin bashkësinë ndërkombëtare, e cila pikë reference e kishte prapë Rugovën e moderuar, të cilin e llogaritnin si partner të tyre,... përderisa një pjesë e krahut të luftës vazhdonte me marrjen e primatit të çlirimit të vendit, e si të tillë shpesh silleshin si mosnjohes e mospërfillës të ndërkombëtarëve.
Ndërkombëtarët, Rugovën e moderuar asnjëherë nuk mundën ta lëkundin nga projekti i tij për Pavarësinë e Kosovës, ani pse disa here kishin tentuar ta lëkundin nga ai qëndrim.
Ai, projektin e tij për shtetin e Kosovës e kishte bërë publik para gjithë botës; kishte dalë me himn e flamur kombëtar, për të formësuar kështu elementët kryesore të shtetësisë, me popullin shqiptar shumicë shtetëformuese.
Qarqe të caktuara provokimin më të rëndë projektit Rugovian i bënin me organizimin e ngjarjeve të marsit '2004, që për qëllim kishin rrëzimin e këtij projekti dhe destabilizimin e krejt rajonit. Pas këtyre ngjarjeve, Rugova doli edhe më i fuqishëm në kërkesat e tij karshi ndërkombëtarëve, duke kërkuar njohjen e menjëhershme të Pavarësisë së Kosovës si kusht të vetëm e të domosdoshëm për qetësimin e rajonit të trazuar të Ballkanit.
Ndërkombëtarët duke e parë këtë qëndresë të fortë të Rugovës, lidershipin e tij gjithnjë në rritje dhe ashpërsimin e krahut të luftës, të cilët dita ditës bëheshin më të padurueshëm, filluan me ndërrimin e qasjes ndaj lidershipit të Kosovës.
Mënyra më e mirë e qetësimit të krahut të luftës ishte pushteti, të cilin me Rugovën e kishin gjithnjë e më larg. Sëmundja misterioze kancerogjene Rugovës i dha përjetësinë,...ndërsa Kosovës i hapi shumë dilema për të ardhmen e saj. Ndërkombëtarëve iu hap një shteg i madh për manovrim, ...oponentëve politik të Rugovës ju erdhi çasti për ta shijuar pushtetin e ëndërruar një kohë të gjatë.
Krahu i luftës, nga të padëgjuarit e deridjeshëm të bashkësisë ndërkombëtare u shndërruan në lider të "moderuar" e bashkëpunues të mirë.
Fillimisht krahun e luftës e kënaqën me "AKTIN" e shpalljes së pavarësisë, duke i bërë "më të privilegjuarit" e kombit të vetë. Ndërsa, populli kaloj në një agoni të thellë të festimeve të gjata të asaj pavarësie.
Me aktin e shpalljes së pavarësisë e tutje fillon edhe pasurimi i pafund i kastës qeverisëse të Kosovës përmes shitjes e privatizimit të ndërmarrjeve e pronave publike e shtetërore, për të shkaktuar kështu mbylljen e shumë vendeve të punës dhe varfërimin e skajshëm të popullatës në Kosovë.
Aferat e shumta korruptive të kastës politike, në veçanti qeveritarët i ka bërë të pa fuqishëm në veprimet e tyre dhe shumë të dëgjueshëm karshi bashkësisë ndërkombëtare,... e cila vazhdon me komprometimin e tyre politik.
Fillimisht me aksionin e qeverisë në veri më 25 korrik të vitit të kaluar, që pasoi me tërheqje të menjëhershme, pasojat e të cilit na janë të njohura të gjithëve, pastaj bisedimet me Serbinë që quan në rastin më skandaloz të komprometimit të tyre politik me pranimin e Fusnotës* në vend të Republikës, që Kosovës jo vetëm ia heq emrin kushtetues, por e kthen prapa në Rezolutën 1244. Veprim ky, i cili Serbisë gjakatare i bëri të mundur marrjen e kandidaturës për anëtarësim në BE.
Në shtetin e pavarur të Kosovës, zyrtarët e Serbisë hyjnë e dalin sa here duan pa lejen e askujt, mbajnë zgjedhje pa i penguar askush, mallrat e tyre vërshojnë tregjet e Kosovës, kriminelet serb të luftës vrasin shqiptar dhe prapë shëtisin lirshëm në pjesën veriore e çka jo tjetër...
Kësaj nuk i thonë modelim, por komprometim!
"Të moderuarit" e sotëm sikur kanë harruar të qenurit e tyre luftëtar të lirisë. Shtrirjen e pushtetit në veri nuk po e mendojnë përmes formave juridike që ua garanton kushtetuta, por janë duke ndjekur rrugën e gabuar të "bisedimeve" me pushtuesit, të cilët nuk e njohin Republikën e Kosovës. Këtë po e bëjnë, sepse kështu po i detyron bashkësia ndërkombëtare, ... e ndryshe nuk janë të gatshëm të veprojnë.
Varësia e tepruar e institucioneve tona nga ndërkombëtarët e bënë akoma më të varur e të pa shpresë ardhmërinë e shtetit të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi