Edhe LDK-ja nuk bëhet pjesë e ekipit negociator

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk kanë marrë ndonjë ftesë për të qenë pjesë e ndonjë ekipi që do të bisedonte për veriun e vendit.
Por edhe sikur të kishin ftesë, zyrtarë të dy subjekteve opozitare, thonë se përgjigja do të ishte negative. Sekretari i përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri tha se LDK-ja nuk hyn në kombinime të tilla për ta ndarë fajësinë, që sipas tij, e ka Qeveria aktuale për veriun.
“Ne nuk bëhemi pjesë e bashkëfajësisë në kuptimin e përgjegjësisë që ka zoti Thaçi me dështimet e gjertanishme që i ka në të gjitha aspektet e veçmas në bisedime, të cilat i ka shpallë se janë teknike, e tash po dalin politike. Për LDK zgjidhja për veriun është e gatshme dhe ajo është në pakon e presidentit Ahtisaari”, tha ai.
Përfaqësuesit e opozitës thonë se për ta zgjidhur çështjen e veriut, nuk ka nevojë për ekipe të veçanta, apo për çfarëdo kombinimi tjetër, por vetëm duhet zbatuar Pakoja e Ahtisaarit.
Qeveria e Kosovës nga ana tjetër, ka shprehur gatishmërinë të bisedojë me serbët e veriut, si qytetarë të Kosovës, por jo edhe me Beogradin, pa u implementuar marrëveshjet e arritura në dialogun teknik.
Isufi: Nuk do të jemi pjesë e ndonjë ekipi për veriun
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk pranon të jetë pjesë e ndonjë ekipi për të biseduar për çështjen e veriut të vendit. Kështu është shprehur nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, në konferencën e sotme për media.
“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe askush nuk ka të drejtë dhe nuk guxon të bisedojë me askënd për veriun, përveçse me qytetarët e kësaj pjese”, theksoi Isufi.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka marrë asnjë ftesë për të qenë pjesë e ndonjë ekipi që do të bisedonte për veriun e Kosovës, por edhe sikur të kishte ftesë, përgjigjja do të ishte negative. Kështu deklaroi nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, sipas të cilit AAK-ja nuk pranon të jetë pjesë e çfarëdo ekipi qeveritar për të biseduar për veriun.
“Jo, sepse i kemi kryer punët me ekipe në të kaluarën, tani Kosova duhet të funksionojë si shtet dhe kjo Qeveri e cila nuk ka investuar deri tash gjë që nuk po e bën edhe më tutje, mendojmë se duhet të shkojë nga skena e qeverisjes”, tha Isufi.
Isufi theksoi se Kosova ka nevojë për një Qeveri tjetër që siguron jetë më të mirë për të gjithë qytetarët dhe garanton liri të lëvizjes në gjithë territorin e vendit. Këto komente, nënkryetari i AAK-së i bëri në konferencën për media, në të cilën u bë publik kalimi i një pjese të kryesisë së degës së AKR-së në Kaçanik.
Kryetari i deritashëm i degës së AKR-së, Naser Troni tha se në AAK ka kaluar pasi që këtë parti e vlerëson serioze dhe të organizuar mirë, ndërsa dha arsyet pse është larguar nga AKR-ja.
“Subjektin politik të cilin e kam lëshuar ka qenë për motive të organizimit të dobët dhe ka qenë më shumë një aventurë politike e disa njerëzve në atë subjekt”, tha Troni.
Kalimi i një pjese të kryesisë së degës së AKR-së në AAK, vjen pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut. Drejtuesit e AAK-së thonë se me këtë po tregohet se AAK-ja në Kaçanik, po fuqizohet dhe do të ketë rezultate të mira në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 17 qershor.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Blerim Shala do të jetë pjesë e ekipit të Thaçit në bisedime
» Rrezart Kalaja-Nëse për palestinezët Kosova gjithmonë paska qenë pjesë e Serbisë,atëherë edhe Gaza dhe Bregu Perëndimor gjithmonë kanë qenë pjesë e Izraelit!
» Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme
» Për Ramadan Mujën po bëhet gati edhe një pad
» Merr pjesë edhe Sefer Haxhija

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi