Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme

Shko poshtë

Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme Empty Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 29, 2009 8:56 pm

Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme

Bota sot, Tiranë
Duke folur për situatën politike aktuale në vend, kryeministri tha se opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur, në një kohë që për Shqipërinë janë momente të rëndësishme siç është procesi i liberalizimit të vizave.


Berisha:Opozita të bëhet pjesë e proceseve të rëndësishme KABINETII
Kabineti i Qeverisë Berisha, premton transparencë dhe bashkëveprim ne qeverisjen e vendit.


Tiranë – Kryeministri Sali Berisha pas kthimit nga Nju Jorku ku mori pjesën në sesionin e 64-r të Kombeve të Bashkuara, ka bërë një ekspoze të vizitës së tij, duke theksuar veçanërisht takimin me presidentin e Shteteve të Bashkuara Barack Obama.
“Ishte kënaqësi për mua të merrja edhe një herë urimin e vlerësimin e Presidentit Obama për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, por edhe faktin se Presidenti dhe Zonja e parë në Çikago ishin njohur dhe kishin miq shqiptarë, me të cilët kishin punuar. Natyrisht ajo kohë e kufizuar, para së gjitha, u përdor nga unë për të ftuar Presidentin dhe Zonjën e parë për të vizituar Shqipërinë. Premtimet janë shumë shpresëdhënëse. Presidenti e vlerësoi ftesën time dhe unë u ndava i bindur se Presidenti Obama dhe Zonja e parë do të vizitojnë Shqipërinë në një udhëtim rajonal”, tha Berisha.
Duke folur për situatën politike aktuale në vend, kryeministri tha se opozita duhet të jetë në lartësinë e duhur, në një kohë që për Shqipërinë janë momente të rëndësishme siç është procesi i liberalizimit të vizave.
“Mendoj se në prag të zhvillimeve të mëdha për vendin dhe shoqërinë shqiptare, siç është liberalizimi i vizave dhe statusi i kandidatit, opozita shqiptare duhet të jetë në lartësinë e idealeve evropiane dhe duhet të dëshmojë qartë se është për favorizimin dhe jo dëmtimin e këtyre proceseve”, tha më tej Berisha.
Ai përsëriti idenë se zgjedhjet e kishin një gjykatës, ashtu sikurse ndodh në të gjitha shtetet demokratike dhe se për këtë arsye opozita duhet të pranojë këtë gjykatës. Kryeministri Berisha ka premtuar se do të dëgjohet zëri i opozitës në të gjitha reformat që do të ndërmerrren për integrimin sa më të shpejtë të vendit në Unionin Evropian.
“E vërteta, duhet të theksoj nuk kanë kërkuar gjëra, të cilat bien ndesh me standardet e OSBE-së dhe sërish jam i bindur që po në këtë kuadër, do të kenë zërin kryesor. Nuk mund të them asgjë më shumë se këto. Vendin në parlament ua kanë dhënë zgjedhësit, aty i kanë, kur të vendosin”, nënvizoi shefi i qeverisë.
Një temë tjetër e konferncës, ishte edhe Enciklopedia Maqedonase, të cilën Berisha e quajti si një shpërthim racist ndaj shqiptarëve. “Ky ishte një shpërthim racist ndaj shqiptarëve, duke dëshmuar se ai institucion ka mbetur në stadin e Çubrilloviçit, por nga ana tjetër më duhet të theksoj se shqiptarët nuk kanë pse të impresionohen nga asnjë ndërhyrje e atyre që kanë probleme me identitetin e tyre. E gjithë doktrina e vjetër, rraciste, antishqiptare, e fqinjëve tanë është e bazuar në dy shtylla kryesore; në pasigurinë genuine që ndjejnë, jo për faj të shqiptarëve, është e bazuar në përpjekjet e kërkimit të identitetit, sepse ata që falsifikojnë historinë e tyre të cilën e shkruajnë një herë në një mënyrë, e njëherë në një tjetër, të cilët thonë se njëherë kemi ardhur në shekullin e 6 e njëherë, në shekullin e 26 para Krishtit, ata dëshmojnë se janë në kërkim të identitetit”, theksoi kryeministri i Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi