Muharrem Sfarqa:Dega e LDK-së në Gjermani shënoi 24 majin – Ditën e Presidentit
Faqja 1 e 1

Dega e LDK-së në Gjermani shënoi 24 majin – Ditën e Presidentit
Politika e LDK-së dhe vizioni dr. Rugovës për Kosovën, dhanë rezultate
( Kështu tha historiani Jusuf Buxhovi, libri i të cilit gjithashtu u promovua në këtë Manifestim )
Nga Muharrem Sfarqa
Veprimtarët e Lidhjes Demokratike të Landit të NRW-së në Gjermani, në praninë e një numri të madh mysafirësh, në mesin e të cilëve edhe shkrimtarë, publicistë e krijues të artit e të kulturës sonë, në një manifestim solemn nderues e promovues, shënuan 24 Majin - Ditën e presidentit .
Ky manifestim tradicional i cili është bërë emblema identifikuese e nëndegës së LDK-së, së kësaj ane në Gjermani, kësaj radhe shënoi edhe jubileun e 20-vjetorit të mbajtjes së zgjedhjeve të para presidenciale e parlamentare, të cilat u mbajtën nën masa të egra të regjimit pushtues serb e, të cilat patën legjitimuar kryetarin e atëhershëm të LDK-së dr. Ibrahim Rugovën për President të Republikës së Kosovës.
Për rëndësinë e shënimit të kësaj date, e cila sot i mungon kalendarit të festave shtetërore të Republikës së Kosovës, folën kryetari i degës së LDK-së Qazim Bajgoraliu, anëtari i kryesisë dhe zëdhënësi i kësaj dege, Muharrem Sfarqa, nënkryetari i nëndegës së NRW-së, Qazim Thaqi, sekretari i saj Muharrem Gashi dhe Astrit Rraci,, i biri i kryetarit të vrarë të komunës Klinës, Ismet Rracit .
Rreth filozofisë rugoviane për liri, pavarësi e demokraci, foli nënkryetari i dikurshëm i LDK-së, z. Anton Kolaj, i cili tha se Presidenti Historik i Kosovës, dr. Rugova ishte njeriu i cili përfaqësoi platformën më komplete kombëtare në tërë historin tonë, dhe si i tillë do të çmohet, vlerësohet e nderohet, tash dhe në të ardhmen.
Në këtë eveniment, të pranishmit përcollën edhe xhirimin filmik nga ceremonia e dhënies së Çmimit " Ora e Presidentit ", akademik Mark Krasniqit, më 24 Maj 2012 në selinë e LDK-së në Prishtinë .
Edhe këtë vit, kjo dhënie kaloi në kujtim të themeluesit dhe ideatorit të këtij Çmimi, veprimtarit dhe atdhetarit, Abedin Gashit, i cili tani më gjendet në amshim.
Fituesit të sivjem , akademik Mark Krasniqit, Çmimin i a dha vetë kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa.
Në kuadër të këtij manifestimi u bë edhe promovimi i Vëllimit në tri pjesë, " Kosova " të shkrimtarit, publicistit, historianit e njërit nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovit, për veprën e të cilit, folën Nusret Derguti e Hasan Qyqalla, ndërsa për fillimet e njohjes me Buxhovin dhe bashkëpunimin e tij të shkurtër por intenziv me të, foli edhe Anton Kolaj.
Duke falënderuar organizatorët për këtë ceremoni si dhe promovimin e librit të tij, edhe në Gjermani, Jusuf Buxhovi, falënderoi sidomos shtetin gjerman, për tërë atë që bëri për Kosovën dhe lirinë e saj, në një proces aspak të lehtë për aleancën veri-atlantike, i cili u kurorëzua me sukses.
Ne kurrë nuk guxojmë të harrojmë lidhjet tona dhe miqësitë e krijuara, me shtetet evropiane dhe me SHBA-të, të cilat çuditërisht, nga pushtetarët e sotëm po degradohen në masë të madhe dhe për çdo ditë, duke u reduktuar deri në iritim, tha mes tjerash Buxhovi, duke shtuar se . paradoksi bëhet edhe më i madh kur, tërë kësaj i shtojmë edhe ndërrimin e kursit politik në mardhëniet tona ndërkombëtare, që po ndodhë para syve tanë, para akademikëve, shkencëtarëve, historianëve e të njerëzve të dijes, të cilët, për arsye të shumta e të pajustifikueshme janë bërë puthadorët e pushtetit.
Askush nuk ka mandat, kushdo qoftë ai, që të bëj koncesione në dëm të historisë sonë. Përpjekjet për ta paraqitur popullin shqiptarë pa vazhdimësi historike, janë bërë gjithmonë nga pushtuesit tanë por kjo që po ndodhë sot dhe po premtohet të lejohet nga ministra e zyrtarë tanë, nuk ka ndodhur kurrë, shtoi më tej Buxhovi në fjalën e tij duke i falënderuar nikoqirët, të cilët, siç u shpreh ai, më mundësuan që të kthehem në Gjermani si shkenctar me veprën time të realizuar në vendin ku kalova një pjesë të jetës, vend i cili ma mundësoi më së miri që të merrem me punë shkencore. Arkivat e Gjermanisë mbeten një thesar i pasur për hulumtime të mëtejme, për të mirën e historisë sonë kombëtare, të gjuhës dhe të kulturës sone. Kultura jonë ishte paraprijëse e proceseve të mëdha. Akademikët, shkrimtarët, poetët, kritikët e letërsisë e të artit dhe veprimtarët patriotë, ishin ata që me Presidentin Rugova i shtynë përpara proceset e vazhdimësisë historike kombëtare, për liri, pavarësi e demokraci.
Me këtë rast, me autorin Buxhovi, të pranishmit zhvilluan një bashkëbisedim të hapur duke çartësuar shumë çështje nga e kaluara dhe e tashmja e shqiptarëve, pa e anashkaluar dhe aktualitetin politik nëpër të cilin po kalon Kosova.
Nëndega e NRW-së, shkrimtarin dhe historianin Jusuf Buxhovi e nderoi me Çmimin vjetor " Martin Camaj", çmim ky që jepet për rezultate të arritura në fusha të ndryshme të shkencës, artit, letërsisë dhe afirmimit të vlerave kombëtare në botë.
Ndërsa nga viti i kaluar, themeluan dhe Çmimin " Abedin Gashi ", me të cilin sivjet u nderua mësuesja, veprimtarja dhe humanistja e dalluar, Sofije Dumnica.
Nga dora e veprimtarit Behgjet Krasniqi e në emër të nëndegës u dhanë, mirenjohje e falënderime për një numër veprimtarësh, të cilët kanë kontribuar në vazhdimësi në aktivitetet e LDK-së dhe mergatës shqiptare .
Në mesin e të shpërblyerve ishin edhe Zymer Lulaj, Nazmi Muqaku, Haxhi Dervishi, Tefik Jaha, Ragip Prapashtica, Latif Marku, Pal Sokoli, Binak Gashi, Sevëme Fetiqi etj.
Manifestimin e pasuruan edhe tenori i i ynë mirënjohur Shkodran Tolaj dhe rapsodi e këngëtari i njohur Agim Gashi, të cilët interpretuan disa këngë nga epika shqiptare si dhe këngë përkushtuese, ndërsa poetët Mentor Thaqi e Sevëme Fetiqi lexuan vargje të zgjedhura poetike, e nxënësi i shkollës shqipe Enis Jaha, nga Landau i Bavarisë, recitoi poezi për Presidentin Rugova.
Këtij manifestimi i kishin arritur edhe një numër telegramesh përshëndetëse si; nga Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Akademik Isa Mustafa, nga Konsulli i Republikës së Kosovës Në Frankfurt dhe nga publicisti e veprimtari e ish reporteri i luftes Maxhun Smajli, i cili po realizon një ndërmarrje të pazakontë falënderimi ndaj NATO-s, të quajtur " Marshi i mergimtarit ", duke ecur nga Fulda e Gjermanisë deri në Kosharen e Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Dega e LDK-së në Gjermani mbajti Kuvendin e rregullt zgjedhorë
» Muharrem Sfarqa:Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
» Muharrem Sfarqa: Në Gjermani u shënua ditëlindja e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës
» Muharrem Sfarqa:Në Stolberg të Gjermanisë u festua DITA E PRESIDENTIT
» Muharrem Sfarqa:Me kadarenë në Köln

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi