Feti Zeneli: Kartat zgjedhore dhe krokodilët e kuq
Faqja 1 e 1
Feti Zeneli: Kartat zgjedhore dhe krokodilët e kuq
Kartat zgjedhore dhe krokodilët e kuq
Nga Feti Zeneli
Kartat e identitetit përbëjnë garancinë kryesore për zhvillimin sipas standarteve perëndimore të zgjedhjeve të 29 qershorit. Paisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike e zgjedhësve shqiptare është një tjetër arritje e qeverisë “Berisha”, në përpjekjet e saj të vazhdueshme për ta zhvilluar dhe integruar me dinjitet vendin tonë në BE dhe strukturat e tjera euroatlantike. Ky zhvillim i ri është pjesë përbërëse e reformës zgjedhore të ndërmarrë nga mazhoranca aktuale për t’i dhënë fund, njëherë e mirë, epokës së zgjedhjeve të manipuluara dhe deformimit institucional të shtetit. Parë në këtë këndvështrim, paisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike është, para së gjithash, ndjeshmëri kombëtare dhe çështje vullneti politik që buron nga formimi patriotiko-perëndimor i forcës politike që qeverisë aktualisht vendin tonë. Nga ana tjetër, ky nuk është një veprim i shkëputur, por pjesë e strategjisë së përgjithëshme qeverisëse për të ndryshuar pozitivisht realitetin shqiptar, duke reformuar të gjithë sektorët e jetës ekonomiko-shoqërore, të zhytur në stanjacion dhe korrupsion nga qeverisjet majtiste të periudhës ’97-’05. Në këtë kuptim, procesi i paisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti është po kaq i rëndësishëm sa hapat integrues, reforma fiskale, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, zgjidhja e krizës energjitike, reforma arsimore, zhvillimi i turizmit, progresi i bujqësisë, etj.
Kartat e identitetit përbëjnë garancinë kryesore për zhvillimin sipas standarteve perëndimore të zgjedhjeve të 29 qershorit. Paisja me karta identiteti dhe pasaporta biometrike e zgjedhësve shqiptare është një tjetër arritje e qeverisë “Berisha”, në përpjekjet e saj të vazhdueshme për ta zhvilluar dhe integruar me dinjitet vendin tonë në BE dhe strukturat e tjera euroatlantike. Ky zhvillim i ri është pjesë përbërëse e reformës zgjedhore të ndërmarrë nga mazhoranca aktuale për t’i dhënë fund, njëherë e mirë, epokës së zgjedhjeve të manipuluara dhe deformimit institucional të shtetit. Parë në këtë këndvështrim, paisja e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti dhe pasaporta biometrike është, para së gjithash, ndjeshmëri kombëtare dhe çështje vullneti politik që buron nga formimi patriotiko-perëndimor i forcës politike që qeverisë aktualisht vendin tonë. Nga ana tjetër, ky nuk është një veprim i shkëputur, por pjesë e strategjisë së përgjithëshme qeverisëse për të ndryshuar pozitivisht realitetin shqiptar, duke reformuar të gjithë sektorët e jetës ekonomiko-shoqërore, të zhytur në stanjacion dhe korrupsion nga qeverisjet majtiste të periudhës ’97-’05. Në këtë kuptim, procesi i paisjes së qytetarëve shqiptarë me karta identiteti është po kaq i rëndësishëm sa hapat integrues, reforma fiskale, ndërtimi i infrastrukturës rrugore, zgjidhja e krizës energjitike, reforma arsimore, zhvillimi i turizmit, progresi i bujqësisë, etj.
Në Shqipërinë pluraliste, e majta dhe e djathta ndryshojnë, përveç të tjerash, edhe nga mënyra se si kërkojnë të vijnë në pushtet. Eksperienca e deritanishme dëshmon se ky është një ndryshim mjaft i madh midis tyre, i cili është faktuar në disa procese zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, qysh nga vendosja e pluralizmit. E majta, gjithnjë ka qënë e prirur t’i manipulojë zgjedhjet ose t’i fitojë më forcë e pandershmëri ato, për shkak se ajo nuk është në gjëndje që ta fitojë mbështetjen elektorale nëpërmjet reformave dhe rezultateve të drejtpërdrejta qeverisëse. Nuk diskutohet roli i tyre negative për momentet zgjedhore kur kanë qënë në pushtet, por të njëjtin qëndrim kanë reflektuar edhe kur kanë qënë në opozitë, duke synuar që gjithnjë t’ia lënë “dobiçin në derë” qeverisë. Rasti më i njohur në këtë drejtim është ai i zgjedhjeve të përgjithëshme të ’96-s, kur ata, duke parë që po humbisnin thellë, me një vendim politik të strukturave qëndrore të PS-së, tërhoqën të gjithë komisionerët e tyre, duke e futur procesin në kaos të plotë. Ky veprim më shumë se sa papërgjegjshmëri tregoi cinizëm e ligësi genetike. Por më e keqja ishte si ky “dobiçlllëk” iu faturua qeverisë demokratike të asaj kohe, duke arritur deri atje sa të mashtrojnë dhe të bëjnë për vehte edhe një pjesë të përfaqësuesve ndërkombëtarë, që asistonin zhvillimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Pikërisht, duke patur parsysh një situatë të tillë i ndjeri Pjetër Arbnori artikuloi shprehjen e njohur, tashmë, nga të gjithë: “Ata nuk janë socialistë, por specialistë”. Në këtë mënyrë, ata bënë një dëm më të madh se sa mund të ishte, fjala vjen, marrja në mënyrë të pamerituar e pushtetit, pasi nëpërmjet një veprimi të tillë prishën imazhin demokratik të vendit, në një kohë kur po bëhej gati çelja e negociatave për nënshkrimin e MSA-së me BE-në dhe Shqipëria cilësohej nga institucionet ndërkombëtare si “vend i suksesit suprizë”, përveç të tjerash edhe pse kishte lënë prapa të gjitha vendet ish-komuniste për sa i përkiste treguesit të rritjes ekonomike dhe efektivitetit maksimal të reformave të ndryshme në fushën e konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut.
Të majtët janë të paparashikuar dhe të pashpirt për të krijuar situate të tilla, të cilat i maskojnë apo propandojnë si veprime e qëndrime demokratike për të respektuar kërkesat e shtetit ligjor dhe të drejtat e njeriut. Me një justifikim të tillë ata arritën deri sa të organizojnë rrebelimin komunist të ’97-ës, duke djegur, vrarë, terrorizuar e njollosur me vulën e turpit ndërkombëtar, emërin “shqiptar”. Një opinion i tillë u bë shkak që njerëzit tanë, qofshin këta emigrantë apo diplomatë, tregoheshin me gisht në çdo vend të huaj të shkonin. Majtistët e kësaj kategorie, përveçse “të vrasin natën e të qajnë ditën”, në raste të tilla të faturojnë në mënyrën më të paturpshme edhe përgjegjësinë morale apo ligjore për këto akte çnjerëzore. Kësisoj, përgjëgjës për ngjarjet e ’97-ës ata bënë qeverinë e Partisë Demokratike dhe presidentin Berisha, që, faktikisht kanë meritën e menaxhimit me kujdes të situatës dhe shmangjen e luftës civile që bandito-politikanët e majtë përgatitën me aq entusiazëm revolucionarë. Nuk ka patur zgjedhje të zhvilluara në periudhën ’97-’05, ku ata të mos e kenë shfrytëzuar në mënyrë të poshtër ’97-ën, duke arritur deri sa t’u bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë që, “të mos votojnë për të djathtën dhe Sali Berishën se ata do t’u rikthejnë ’97-ën”. Ndërsa, ndërmarrja e disa proceseve hetimore me akuza të tipit “krime ndaj njerëzimit” apo ndalimin policor të liderit demokrat Berisha, ata përpiqeshin të besonin si të vërteta shpifjet e tyre banale.
Por me kalimin e kohës, social-komunistët e tipit gjinushist e kanë patur gjithnjë e më të vështirë për t’i bindur shqiptarët mbi natyrën “nëntëdhjetë e shtatshe” të Sali Berishës dhe Partisë Demokratike, megjithëse në fushatën elektorale të ’05-ës pinjollët e ish komunistëve gjakatarë lëshuan kushtrimin provokues: “Votimi për të djathtën është tradhëti kombëtare”, që u shndërrua në boomerang për ta. Kjo ishte arsyeja që shumica e shqiptarëve i abandonoi përfundimisht ulërima të tilla kobndjellëse, duke ia rikthyer besimin qeverisës mazhorancës së djathtë. Dhe qeveria “Berisha” e justifikoi plotësisht besimin e dhënë, duke arritur që në 3-4 vite ta nxjerrë vendin nga skutat e izolimit dhe ta renditi atë me dinjitet përkrah kombeve të qytetëruara, duke bërë histori, në përmasa shumë herë më të mëdha se sa në mandatin e parë qeverisës, në vitet ’92-‘96. Faktet në këtë drejtim janë të panumërt, por mjafton të përmendim një prej tyre, për të kuptuar se PD dhe progresi e integrimi janë e njëjta gjë. Konkretisht, në mandatin e parë qeverisës, për sa i përket treguesit të rritjes ekonomike, demokratët e bënë Shqipërinë të parën e Europës Lindore, ndërkohë që në mandatin e dytë po e bëjnë të parën e gjithë kontinetit europian. Tashmë këto fakte përbëjnë një aksiomë matematike për të ndërtuar objektivat e mandatit të ardhshëm qeveritar, të cilat në mënyrë figurative, Prof.Dr. Sali Berisha ka thënë se, do t’na ngjitin në “çatinë e botës”. Por arritja më e madhe në këtë drejtim është “ç’helmatisja” e opinonit vendas dhe atij ndërkombëtar nga dozat e herëpashershme që ka injektuar propaganda e majtë dhe po konsolidohet mendimi se “Shqipëria mund të bëhet”, nëse ekziston mendimi i mirë dhe qeveria respekton me fanatizëm kriteret demokratike apo eksperiencën perëndimore në ndërtimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut. Nga ana tjetër, ka filluar të përçmohet propaganda boshe dhe demagogjia bolshevike, duke braksitur bartësit e tyre, që tashmë janë grupuar pas Edi Ramës, Ilir Metës, Skënder Gjinushit, Paskal Milos, etj. Midis të tjerash, kjo gjë mund të konstatohet fare lehtë, nga kushdo që e ka ndjekur me interes temën “kush fiton?” në emsionin “opinion” të Blendi Fevziut në TV “Klan”, ku përfaqësuesit e të majtës mbyten në djersë nga sikleti për të argumentuar alternatiën e tyre. Madje bëhen aq keq sa që mendojnë se çlirohen nga ankthi vetëm duke përmendur vend e pa vend, si somnambula, fjalën “Gërdec”. Flasin sikur të kenë para sysh shqiptarët e para ’90-ës që i ngopnin me sllogane të tipit “fanar-ndriçes”, duke ua ndarë edhe preshin me tallon. Zoti i mëshiroftë këta njerëz, që flasin njëlloj, djersijnë njëllojë, përdorin të njëjtat xheste në të rrëfyer, imitojnë njëri-tjetrin për gjithëçka, hiqen trendy, etj.
Po kjo situatë më lakuriq nga të gjithë nxjerrë kreun e PS-së, Edi Rama. Ai po bindet çdo ditë e më shumë se i ka të humbura zgjedhjet e përgjithëshme të 28 qershorit ’09, pavarësisht se një numër i konsiderueshëm shqiptarësh janë të lidhur si “mishi me kockën” me Partinë Socialiste, dhe s’duan t’ia dinë fare për zhvillimin apo integrimin e vendit. Por ky kontigjent militantësh që “s’duan as bukë, as ujë, as drita, as NATO-n dhe as BE-n”, në rastin më të mirë, nuk shkon më shumë se 20% e zgjedhësve shqiptarë. Pra, minimalisht, duhen edhe njëherë e gjysëm zgjedhës të tjerë që të votojnë alternatinë e majtë, me qëllim që ajo të jetë mazhorancë. Por këtë lloj përkrahje të majtët mezi arritën ta krijojnë në zgjedhjet e’97-ës, duke përdorur terrorin dhe tytat e armëve ndaj kësaj pjese përcaktuese votuesish, që nuk mashtrohen me fjalë boshe. Në zgjedhjet e lira e të ndershme, sikundër do të jenë zgjedhjet e 28 qershorit të këtij viti, ky kontigjnet votuesish i bashkohet asaj force politike që mbron e zhvillon demokracinë, ekonominë e tregut dhe prosperitetin kombëtar. Sot për sot, e vetmja forcë politike që përfaqëson denjësisht interesat më të larta të qytetarëve shqiptarë për progres dhe integrim është Partia Demokratike. Rezultatet qeverisëse të këtyre 3-4 viteve të fundit janë dëshmia më e mirë në këtë drejtim. Këto rezultate në vend që ta bëjnë memc, e bëjnë grindavec Edi Ramën. Grindet me fatin e tij të keq. -A mund të shtyhen më përpara këto arritje me mentalitetin pezak, -pyet ai vehten? Një Beqo i tij, që kishte dalë në një emision televiziv për të shpjeguar programin apo më mirë të themi prangimin elektoral të PS, i la pa përgjigje të gjithë pyetjet e gazetarit për rritjen e pagave, pensioneve, të ardhurave buxhetore, etj. Ai nuk mori guximin as të mashtronte sa “për të hedhur lumin”, siç bëri Fatos Nano në Sheshin e Flamurit, kur deklaroi se “do t’u kthente kreditorëve, 100% paratë e humbura në skemat piramidale”, por si një “komunist, bir komunisti” artikuloi një gjetje nga ekonomia politike e socializmit për të ulur çmimet (!?), duke hedhur në “koshin e plehrave të historisë”, rolin përcaktues të mekanizmit të kërkesë ofertës, për këtë çështje. Pastaj, është në traditën politike e qeverisëse të të majtëve që krahasimet t’i bëjnë me më të keqin dhe jo me më të mirin. Ky është metri me të cilin e matin zhvillimin, ata. Etërit e tyre të para ’90, “fitorjet” ekonomiko-shoqërore i matnin me ’38-ën, kurse pinjollët e tyre të para ’05-ës i bënin krahasimet me ’97-ën. Në këtë kuptim, vota për të majtën, s’ka se ç’të jetë ndryshe, veçse “kthim prapa”, siç thotë kryeministri “Berisha”.
Kjo ka qënë arsyeja që Edi Rama dhe aleatët e tij të majtë janë përfshirë prej kohësh në një fushatë shpifjes e denigrimesh për qeverinë “Berisha” dhe përfaqëuesit e tjerë politikë të së djathtës, duke derdhur lotë krokodili për jetën dhe të ardhmen e qytertarëve shqiptarë. Qëllimi është që me metoda mashtruese të kënaqin dëshirat e tyre të mbrapshta. Objekti i një spekullimi të tillë po bëhet prej ditësh edhe procesi i paisjes së qytetarëve me karta identiteti. Fillimisht, iu qa halli atyre që s’ishin futur në lista, ndërkohë që listat janë kontrolluar imtësisht, por mbi të gjitha ky s’përbën asnjë lloj problemi, pasi askush nuk pengohet që të aplikojë për këtë dokument, a ka apo s’e ka emërin në listë. Më tej u hodhën dyshime për mungesën e kohës dhe masave organizative që një proces i tillë të përfundojë në afat, por edhe këtu dështuan. Më vonë u shpik togfjalëshi “taksa e votës”, duke ironizuar pagesën për një aplikim të tillë, që është nën kosto dhe më i lirë se në çdo vend tjetër të botës. Pastaj u kërkua që t’u jepen falas kartat pensionistëve dhe një kategorie të caktuar qytetarësh të klasifikuar si me të ardhura të pakëta. Po pikërisht në lidhje me këtë grupim shoqëror po tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë, duke derdhur lotë të rremë me qëllim që t’i mallëngjejë e t’i mashtrojë ata, pasi në bashkitë e majta janë urdhëruar punonjësit e gjëndjes civile që të pengohet paisja me karta për të gjithë ata që nuk kanë shlyer taksat vendore. Natyrisht, këto pengesa bëhen vetëm për ata që janë identifikuar si votues të djathtë, kurse për të majtët shkojnë e i marrin në krah, edhe kur janë të sëmurë në shtrat. Pa u ndalur më gjatë në këto poshtërsi të pashembullta, mjafton të themi se qëllimi final i këtyre krokodilëve të kuq është njollosja e zgjedhjeve, destabilizimi i vendit dhe tërheqja drejt fundit të detit e të gjithë shoqërisë shqiptare që ka shkuar prej vitesh t’i shpëtojë ata nga mbytja në llumin e intrigës. Përveç fakteve të mësipërme, një situatë të tillë ata e kanë paralajmëruar ndërkombëtarisht me gojën e krokodilit Rama që tha: “anëtarësimi i Shqipërisë në NATO para zgjedhjeve është një problem”. Të njëjtin qëllim tregojnë edhe këshillat e Ramës dhe gjithë krokodilëve të tjerë të kuq që, “të shtyhet pas zgjedhjeve koha e aplikimit për statusin e vendit kantidat të Shqipërisë në BE”. Duket sikur këshilla të tilla përmbajnë maturi dhe dashmirësi, por në fakt përmbajnë veç helm të përqëndruar, për ta injektuar më trupin e shëndosh dhe të lumtur të shoqërisë shqiptare, me qëllim që ata të thirren, pastaj, si shpëtimtarë të situatës, si në ’97-ën. Pak rëndësi ka që ne kthemi mbrapsht dhe humbasim gjithëçka kemi arritur deri tani, pasi mbrapështia është edukata kombëtare dhe filozofia e tyre qeveriëse. Zoti na ruajt nga këto monstra politike…
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Feti Zeneli: 15% -shi i Ramës dhe 20%-shi i “Zogby”-it
» Feti Zeneli: Bulku dhe “burracakët” e Ramës
» Feti Zeneli: Rama kërkon pushtet me program opozitar
» Feti Zeneli: Disa gazetarë, si “personazhet” e emisionit “Koha për t’u zgjuar”
» Feti Zeneli: Krimet e diktaturës dhe “ligji i dosjeve”
» Feti Zeneli: Bulku dhe “burracakët” e Ramës
» Feti Zeneli: Rama kërkon pushtet me program opozitar
» Feti Zeneli: Disa gazetarë, si “personazhet” e emisionit “Koha për t’u zgjuar”
» Feti Zeneli: Krimet e diktaturës dhe “ligji i dosjeve”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi