Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës

Shko poshtë

Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës Empty Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 17, 2012 3:27 pm

Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës Pano-taci


Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës


Miranda Haxhia:Elegji për Pano Taçin, "vagabondin" e diktaturës 4-miranda_haxhia
Miranda HAXHIA
Për ç'hoqi e vuajti bardi Pano Taçi
Iku poeti, hokatari, kryeneçi, i mvrejturi dhe shpirtzjarri. Iku, u fik ai "vagabondi" i diktaturës, poeti i burgjeve që e deshi aq shumë dashurinë. U fik bohemi i shumë vjershave të mrekullueshme. Ndoshta sendi për të cilin ka patur mall ta ketë në botën tjetër është çibuku dhe helmi i pafikur përgjithmonë i duhanit. Pikërisht, aty në djegësirën e atij helmi buroi gjithë poezia e Pano Taçit. Ndoshta një varg nga ato të burgut do të donte ta mbante në shpirt për matanë. Për të kuptuar se sa e vështirë është liria. Dhe sa e bukur! Po ikën i pasur sa vetë bota. I ndjekur nga dhjetëra e qindra lexues që kanë librin e tij diku, poshtë ndonjë rafti, apo ndonjë flete çarçafi. Po ikën të takojë shpirtin e nënës, për të cilën ai fliste aq shumë. I pasur, edhe pse nën këtë qiell një shtëpi nuk e pati dot. I mbetur jashtë si një shpend i hallakatur, shtegtonjës i stinëve të gabuara, Pano Taçi, tashmë do qetësohet nën një peshë dheu, duke u lënë lexonjësve, atyre që e deshën poezinë e tij, trazimin, shqetësimin, ankthin se mos ajo derë ku sot po shkon pa fjalë, nuk do të hapet, në një ditë, kur të vijë sahati si për çdo qenie njerëzore. Ajo karrige falas që ishte caktuar për bardin Pano Taçi në kafe Europa, jo gotë rakije te orët trallisëse te "Guva" apo ato dy vargjet e para të shkruara në ndonjë cep rruge do qajnë ca pika loti për poetin. Asgjë më shumë, askush më shumë se kaq. Fjalët do derdhen lumë, por varri i poetit nuk i nxë, nuk i mbart dot. I duhet peshë më e rëndë për këtë ditë, e asnjë fjalë nuk do peshonte aq shumë sa peshoi vuajtja, vetmia, dhimbja dhe dashuria e poetit Pano Taçi.
Ishte dhe tani mbetet vetëm një shënim përmbi faqe librash, shije intervistash të rralla, miq të heshtur e të pafjalë, të gjitha këto, sa pak janë për një ikje poeti.
Qendroi në këtë botë për të provuar të gjithë shijen që të jep dhimbja, vetmia, burgu, liria. Qendroi mes njerëzve për të njohur më mirë si dinë të duan njerëzit, për të kuptuar sa shumë dinë të urrejnë disa të tjerë, për të gulçuar për sa dhunë mëson të ushtrojë njeriu kundër njeriut.
Po ikën, e di, s'kthehet më, nga jeta një të mirë s'pa. U lodh e lodhi të tjerë duke trokitur, iu dogj fjala nga brenga se nuk e dëgjuan kur deshte ta dëgjonin.
E gjitha ajo që lë pas është malli i tij për një fjalë të çiltër kur e tha, aq rrallë sa fliste, aq thellë sa ndjente, aq fortë sa çdo hekur burgu do thyente.
Po ikën ku ikin të gjithë, papritur e pakujtuar. Me botën e përtejshme e lidh një mall që i dogji thellë në kraharuar. Po ikën dhe pse shumë gjëra pa bërë nga pas do t'i lejë. Dëgjoi nga qielli shumë zëra, të nënës e dalloi mbi çdo zë. Do ikë siç ikën çdo shpirt, siç i iku edhe shpirti i nënës. Çdo natë do dalë t'ia shohë sytë, në mes të syve që i vijnë rrotull Hënës. Po ikën nuk ka më se ç'të presë. Për ç'hoqi e vuajti, i qetë po ikën, aty mes resë. Ai ik e jak, i'u gjakos udha. I bërë hi për ç'ishte shpuzë, me ballin mbuluar me rudha, me mërmërimë honesh mbi buzë.
Nuk di sepse më mbetën në mendje vargjet e Pano Taçit. Pikërisht këto, sikur të jenë shkruar për ditën e fundit të tij.



Ju them: me ç'di, unë kam vdekur,
Po që të vij te ju kam frikë,
Se do më tallni për ç'jam përpjekur
Që të gjallin, Lëkurëdjallin
S'e bëra mik.


Jam lodhur kot me dashuri
Ta bëja zap botën e prapë,
Te buzë e varrit ku bëj të hyj
Këmba më shtang, pas kthehem vrap.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi