Bler: Forcojeni shtetin nga brenda
Bler: Forcojeni shtetin nga brenda
Bler: Forcojeni shtetin nga brenda
Hoxhaj: Tony Blair simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës
(I plotësuar)-Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler, tha se që nga paslufta, Kosova ka bërë përparim në shumë fusha, por se para saj mbeten ende shumë sfida që ndërlidhen me procesin shtet-ndërtues.
Njëri nga mbështetësit kryesor të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në luftën në Kosovë më 1999 tha se, me gjithë pengesat dhe hezitimet që disa shtete kanë rreth njohjes së Kosovës, pavarësia e vendit është një fakt i pakthyeshëm.
Zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian, sipas tij, janë të domosdoshme për të bindur shtetet që ende hezitojnë ta njohin Kosovës që ta marrin vendimin për njohje.
“Kosova sot është një fakt, edhe pse disa shtete janë të ngadalshme në njohjen e këtij fakti, ajo është një fakt dhe nuk shoh se duhet ndryshuar ky fakt. Ajo që mendoj se është e rëndësishme për Kosovën është që t’i merrni të gjitha vendimet që mund t’i merrni për ta vendosur shtetin tuaj në vendin më të mirë në fushat si ekonomia, sundimi i ligjit dhe ndërveprimi me Evropën. Mendoj se jeni duke u përpjekur ta bëni këtë, por sa më shumë që e fuqizoni shtet-ndërtimin nga brenda aq më shumë do të merreni parasysh nga jashtë”, u shpreh ish-kryeministri britanik.
Bler shprehu bindjen se, pavarësisht problemeve aktuale me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, ekziston një vullnet për ta integruar Kosovën dhe tërë Ballkanin në këtë mekanizëm.
Mungesa e pesë njohjeve nga BE-ja, sipas tij, paraqet pengesën kryesore për një qasje të përbashkët në politikat evropiane ndaj Prishtinës zyrtare.
Ish-kryeministri britanik foli dhe për problemin e veriut të Kosovës duke hedhur poshtë mundësinë për ndarje apo shkëmbime territoriale.
Ai tha se zgjidhja e çështjes së veriut nuk varet tërësisht nga pala kosovare.
“Zgjidhja e këtij problemi nuk është tërësisht në duart e juaja andaj ju këshilloj që të bëni gjithçka që mundeni, mirëpo pjesë e zgjidhjes së këtij problemi është ajo çfarë bëjnë të tjerët”, theksoi Bler.
Problemi i veriut pritet të jetë temë boshte e një dialogu më politik, të iniciuar fillimisht në mes të autoriteteve kosovare dhe serbëve lokal më përfshirjen edhe të Beogradit zyrtar.
Integrimi evropian mbetet synim kryesor sikurse i Kosovës ashtu dhe i Serbisë, por të dyja vendet gjenden në faza të ndryshme të integrimit.
Në fillim të muajit mars shteti serb mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, përderisa Kosova ende nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Brukselin.
Pesë nga 27 shtetet anëtare të BE-së ende nuk e njohin Kosovën, pavarësia e së cilës është pranuar tashmë nga 91 vende të ndryshme në botë.
* * * * *
Blair dhe Buja nënshkruan Memorandum për “Face to Faith”
Tony Blair, ish kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Mbështetës i Fondacionit “Tony Blair Faith Foundation” dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit (MM) në mes të Fondacionit dhe Qeverisë së Kosovës, për hapjen e programit të Fondacionit të shkollave globale “Face to Faith” (Përballë Besimit) në shkollat e Kosovës. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë, ku nxënësit e kësaj shkolle, e pritën në mënyrë të veçantë, me një program artistik, mikun e madh të tyre dhe të Kosovës, Tony Blair.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja i shkrehu mirëseardhje z. Blair dhe e vlerësoi si mik të çmuar të popullit shqiptar, i cili i dha shumë parvarësisë së Kosovës.
“Kur isha në Britani, i thash qytetarëve: ‘faleminderit shumë votues të Mbretërisë së Bashkuar’. Më pyetën përse. Iu thash se kam arsye shumë t’iu falenderoj, por në veçanti që botës ia dhuruat Tony Blair, nuk e mbajtët vetëm për vete si kryeministër. Andaj, ju them se Tony Blair është një mik i madh i yni. Në kohët më të vështira na ka bërë ndihmën më të madhe që mund t’i bëjë një njeri një populli. Në saje të ndihmës së tij dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, ne jemi sot të lirë”, u shpreh ministri Buja.
Ish kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair, me këtë rast tha se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është më mirë, por theksoi se megjithatë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkojë hap pas hapi.
“Me të vërtetë dua ta shoh se si do të ndodhë kjo, por e dimë se duhet të shkojmë hap pas hapi dhe se kjo merr kohë. Nëse e krahasojmë gjendjen që jemi tani me atë para 10 viteve, mund të shohim se kemi bërë shumë rrugë. E di se sa më shumë që udhëtojnë njerëzit dhe i shohin pjesët tjera të botës është aq më mirë. Pra, të shpresojmë që të ndodhë kjo sa më shpejt. Po punojmë në këtë drejtim së bashku “, tha ai.
Blair theksoi se do të ndihmojë përmes fondacionit. “Do të fillojmë me tri shkollat në Kosovë dhe te Universiteti që është pjesë e këtij programi, dhe do të krijojmë lidhjet prej Kosovës me jashtë. Fondacioni ndihmon në këtë drejtim jo vetëm në Britani. Ka shkolla në SHBA, Kanada dhe në pjesë të ndryshme të lindjes së largët. Ajo që unë bëj sa herë takohem me liderë botëror, është të mbështesim Kosovën. Prej vizitës së parë që kam bërë para 10 viteve, tani po shoh shumë ndryshime këtu dhe duhet që këto ndryshime t’i vazhdojmë edhe me tutje“, theksoi ish kryeministri Blair.
Ish kryeministri britanik, me shumë dashamirësi, iu përgjigj edhe shumë pyetjeve të nxënësve të kësaj shkolle. Tony Blair u shpreh i kënaqur me anglishten e nxënësve, të cilëve iu tha: “Ashtu siç do të jetë edukimi juaj, ashtu do të jetë edhe e ardhmja e Kosovës”.
* * * * *
Tony Blair mbërrin në Kosovë
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, së bashku me ministren e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, kanë pritur në takim ish-kryeministrin e Britanisë së Madhe, Tony Blair, i cili po qëndron në një vizitë në Prishtinë.
Ministri Hoxhaj gjatë takimit vlerësoi lartë figurën dhe lidershipin e ish-kryeministrit britanik Tony Blair për Kosovën, rajonin dhe më gjerë. Ai tha se Blair është simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës.
Ministri Hoxhaj falënderoi ish-kryeministrin britanik për kontributin e jashtëzakonshëm që ai dhe Britania e Madhe kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për konsolidimin e shtetit të Kosovës në të gjitha aspektet. Hoxhaj njoftoi ish-kryeministrin Blair për zhvillimet në Kosovë, progresin e brendshëm dhe për forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.
“Ne përulemi me një mirënjohje të thellë para jush për lirinë e Kosovës. Shprehim mirënjohje të madhe për qindra dhe mijëra qytetarë britanik, para shumë ushtarëve, të cilët parandaluan asgjësimin tonë fizik dhe kontribuuan aq shumë për Kosovën. Para shumë diplomatëve të cilët ishin zëri më racional në prezantimin e çështjes sonë, para shumë gazetarëve apo akademikëve që nuk heqin dorë nga kërkimi i drejtësisë”, tha Hoxhaj.
Në anën tjetër, ish-kryeministri britanik Tony Blair, duke shprehur gëzimin për vizitën në Kosovën, ka vlerësuar progresin që po arrin Republika e Kosovës në të gjitha fushat, duke shprehur përkrahjen e tij të mëtutjeshme.
Blair u shpreh i lumtur për mundësinë që t’i involvojë universitetet kosovare në rrjetin global në universiteteve më të mira, ku ligjërohet programi i tij “Globalizimi dhe besimet”.
Në këtë aspekt, ministri Hoxhaj shprehu përkrahjen e fuqishme të Ministrisë së Punëve të Jashtme për këtë iniciativë të çmuar të ish-kryeministrit Blair, duke theksuar rëndësinë dhe impaktin që do të ketë ajo në fuqizimin e sistemit akademik universitar të Kosovës.
Ndërkaq, Blair falënderoi ministrin Hoxhaj për përkrahjen e ofruar si dhe për mbështetjen që MPJ e Kosovës ka dhënë në çështjen e dialogut ndërfetar, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Ish kryeministri britanik Tony Blair – në Kosovë
Ish kryeministri britanik, Tony Blair, po qëndron në Kosovë, në kuadër të një misioni për të mbështetur Universitetet e Kosovës, në nxitjen e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e besimeve në shoqëritë demokratike.
Në këtë kuadër ai nënshkroi memorandume të mirëkuptimit me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë.
Ish kryeministri Blair drejton “Faith Foundation”, nëpërmjet të cilit synon të nxisë respekt dhe mirëkuptim mbi besimet kryesore botërore dhe për të shpjeguar se si besimi është një forcë e madhe për të mirën, në botën bashkëkohore.
Ai është shprehur i kënaqur për mundësinë që “t’i përfshijë universitetet e Kosovës në rrjetin global në universiteteve më të mira, ku ligjërohet programi i tij ‘Globalizimi dhe besimet’.
Ish kryeministri britanik, në Kosovë vlerësohet si një nga personalitetet kryesore që nxitën fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave serbe në vitin 1999, e cila i dha fund luftës gati dyvjeçare.
Ai tha sot në Prishtinë se Kosova ka shënuar përparim të konsiderueshëm gjatë këtyre viteve të pasluftës.
Përfaqësues të qeverisë së Kosovës thanë sot se zoti Blair është simbol i besimit, optimizmit dhe shpresës për qytetarët e Kosovës.
Bler nënshkruan memorandume me UP, AUK e MASHT
Ai gjatë vizitës në vend do të nënshkruajë memorandume bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës, Universitetin Amerikan të Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tenknologjisë.
Nuk janë dhënë detaje për marrëveshjet në fjalë.
Më vonë gjatë ditës, nën organizimin e Universitetit të Prishtinës, ish kryeministri britanik mban ligjeratën për "Besimin dhe Globalizimin në botën moderne”.
Bler aktualisht është kryetar i Tony Blair Foundation.
* * * * *
Ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, Tony Blair, sot vjen në Kosovë, ku gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, do të vizitojë shkollën “Elena Gjika”, do të mbajë ligjëratën në Universitetin e Prishtinës "Besimin dhe globalizimin në botën moderne” dhe do të nënshkruajë memorandumin e mirëkuptimit me dy universitete të Kosovës.
Vizita e ish-kryeministrit britanik, realizohet përmes Fondacionit të tij “Faith Foundation”, i cili fondacion do të ndihmojë dy universitete të Kosovës në promovimin e tolerancës dhe debatit kritik për rolin e feve në shoqëritë demokratike.
Lajmi për ardhjen e ish kryeministër i Britanisë së Madhe në Prishtinë, është konfirmuar edhe nga zyra e Tony Blair.
“Blair Tony Faith Foundation”, është themeluar nga RT. Hon Tony Blair në vitin 2008 dhe fokusohet në të kuptuarit e ndikimit të fesë në botën e sotme, dhe përpiqet për respekt dhe mirëkuptim midis feve kryesore të botës.
Ish-kryeministri britanik, ka luajtur një rol kyç në fillimin e bombardimit të NATO-s ndaj caqeve serbe në vitin 1999.
>> Tony Blair të hënën në Kosovë >> Komente (36)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Halit Bogaj: Toni Bler në Kosovë
» Toni Bler: Rugova më kërkoi ndihmë: Po na vrasin serbët
» Klinaku: Vetëvendosja ka penguar shtetin
» Poshtërimi i dyfishtë në shtetin qeveritar
» Kuvajti e njeh shtetin e Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi