Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës

Shko poshtë

Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës Empty Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 21, 2012 11:45 pm

Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës


Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës NATO-ja_ia_ka_besuar
NATO-ja ia ka besuar Hungarisë kontrollin e hapësirës së lartë ajrore të Kosovës, përkatësisht mbi 9 mijë e 600 metra, për trafik civil, ka njoftuar të mërkurën kompania shtetërore për kontrollin e trafikut ajror civil HungaroControl. Ky kontroll do të operohet nga qendra e re e kontrollit të trafikut ajror, që ka kushtuar 45.2 milionë euro, e që do të jetë gati në janar të vitit 2013, transmeton REL. “Qendra e re do t’i përdorë radarët në Hungari dhe në rajon për ta kryer punën”, tha Kornel Shepesi, nga kompania HungaroControl. Vendimi i aleancës “është kontribut i përpjekjeve të NATO-s për normalizimin e trafikut ajror në Ballkan dhe stabilizimin e rajonit, në linjë me strategjinë e Hungarisë ndaj rajonit”, tha Zholt Nemeth, sekretar shtetëror në Ministrinë e Jashtme dhe shtoi se “ky nuk është mision politk, por krejtësisht mision teknik”. Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, Dritan Gjonbalaj, tha për Radion Evropa e Lirë se kontrolli i hapësirës së lartë ajrore të Kosovës nga Hungaria do të fillojë bëhet në pranverë të vitit të ardhshëm. “Ofrimi i shërbimeve në hapësirën ajrore të Kosovës do të bëhet së bashku nga Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinë ‘Adem Jashari’, pra ofruesi jonë i shërbimeve të navigacionit dhe ‘HungaroControl’. Përderisa ANP ‘Adem Jashari’ do të jetë përgjegjës për hapësirën e ulët ajrore, ‘HunagroControl’, do të ofrojë shërbime për aeroplanët në mbikalim në hapësirën e lartë ajrore”, thekson ai. Gjonbalaj bën të ditur se ka pasur disa shtete të interesuar për marrjen e kontrollit të hapësirës së lartë ajrore të Kosovës. Ka pasur oferta të mira edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, po ashtu edhe Italia dhe Austria, por oferta e Hungarisë, siç thekson Gjionbalaj, është konsideruar më e mira nga këshilli i NATO-s, dhe ka marrë mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të NATO-s. Hapësira e lartë ajrore ka qenë e mbyllur për fluturime civile dhe është kontrolluar nga NATO-ja në 13 vitet e fundit, që prej fushatës ajrore të kësaj aleance në vitin 1999.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi