Kosova, Hungaria dhe Nato, negociata për hapësirën ajrore të Kosovës

Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil i kanë thënë Radio Kosovës se kjo do t’i sjell benefite Kosovës.Këshilli i NATO-s, Qeveria e Kosovës dhe ajo hungareze do të fillojnë në tetor negociatat për kushtet e menaxhimit të hapësirës së sipërme ajrore të Kosovës. Zyrtarët e Aviacionit Civil të vendit i kanë thënë Radio Kosovës se hapja e kësaj hapësire do t’i sjell benefite Kosovës. Megjithatë, ata nuk kanë qartësuar se sa do të jetë përqindja e Kosovës në ndarjen e fitimit me “Hungarocontrol”.
Para se të përcaktohet hisja e fitimit dhe koha se sa Hungaria do ta menaxhoj hapësirën e sipërme ajrore të Kosovës, autoritetet kosovare po synojnë që menaxherit t’i shesin disa shërbime.
Dritan Gjonbalaj, shef i Agjencisë së Aviacionit Civil të Kosovës ka thënë se nëse Kosova ofron më shumë shërbime e rrit koston e përfitimit.
“Ne po përpiqemi të rrisim listën e shërbimeve që Kosova ofron në këtë ndërmarrje të përbashkët me Hungarinë. Ne ofrojmë shumë shërbime, përshembull, ne ja shesim fotografinë e radarit, ja shesim velejt, antenat, shërbimin për bartjen e zërit, shërbimet meteorologjike, shërbimet për bartjen e informatave aeronautike, krejt këto do të diskutohen”, ka thënë Gjonbalaj për Radio Kosovën.
Sipas autoriteteve të aviacionit civil në Kosovë shërbimi i navigacionit ajror të Hungarisë “ Hungarocontrol” nuk do të ketë benefite të mëdha nga menaxhimi i mbikalimeve komerciale të Kosovës . I gjithë përfitimi, sipas tyre, do të jetë në planin politik e strategjik.
“ Nuk do lejohet që asnjë lek profit ta ketë Hungaria. Paret që do t’i merr “Hungarocontrol” do t’i merr për pagat e kontrollorëve ajror, trajnimin tyre për specifikat e hapësirës ajrore të Kosovës , ofrimin shërbimit të kontrollit me radarë e gjëra të kësaj natyre. Por, profit mbi mbulimin e shpenzimeve nuk do të ketë”, ka thënë Gjonbalaj.
Në fakt, oferta fillestare hungareze ka qenë që Kosovës t’i jepen 40 përqind nga fitimet e qarkullimeve komerciale. Kjo përqindje mund të rritet nëse “ Hungarocontrol”, pranon ofertën kosovare për shitjen e disa shërrbimeve.
Vija e vjetër ajrore, pa llogaritur hyrje daljet nga Serbia përfshin afërsisht 500 fluturime në ditë dhe llogaritet t’i shtoj benefitet e Kosovës 6-7 milionë euro në vit.
Këshilli i NATO-s ka vendosur që hapësira e sipërme ajrore e Kosovës e mbyllur që nga viti 1999 të hapet në qershor 2013.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Avionët ushtarak rusë mbi hapësirën ajrore të Britanisë
» Rasmusen në krye të NATO-s, 36 orë negociata me Turqinë
» Shenja e Kosovës për mjetet ajrore do të jetë Z6
» Hungarisë i besohet hapësira e lartë ajrore e Kosovës
» Shqipëria “humb” kontrollin e hapësirës ajrore të Kosovës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi