Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të gjithë për qeverinë e shtetit tonë të pavarur

Shko poshtë

Të gjithë për qeverinë e shtetit tonë të pavarur Empty Të gjithë për qeverinë e shtetit tonë të pavarur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 1:47 am

Të gjithë për qeverinë e shtetit tonë të pavarur



Në këtë kohë të sfidave të rrezikshme që bëjnë struktura të ndryshme nën diktatet e strategjive të vjetra për zgjidhjen e situatës së Kosovës, të gjitha provokimeve që do të pasojnë në të ardhmen e afërt, shqiptarët duhet t’u përgjigjen me urtësinë e liderit të tyre Historik, me platformën e tij politike, pra me disiplinën qytetare për t’u dëshmuar shtetformues, çfarë jemi dëshmuar deri sot. Si do të mund të tregohemi shtetformues dhe të mos biem në kurthet e armiqve? Duke qenë unikë para sfidave që tashmë po bëhen haptas. Kundër këtyre sfidave ne mund të dalim fitimtarë, vetëm nëse nuk lejojmë përçarje, nëse punët e shtetit dhe qeverisë, të qëlluara apo të gabuara në optikën tonë qytetare, t’i ndjekim së bashku, sepse një rruge kur ecim të gjithë së bashku, atje edhe mund të arrijmë. Haptas po shihet se jo vetëm nga ata që e shkatërruan Kosovën për dhjetë vjet, por edhe në mesin tonë, ka plot individë e grupacione që, këto situata përpiqen t’i shfrytëzojnë që ta gërmisin Kosovën në një situatë anarkie. Situata konkrete në Kosovë nuk është as faj, as meritë e vendorëve, pushtetarëve dhe shtetit, qytetarëve dhe as opozitës. Kjo situatë, kur shkelet pavarësia, bëhet nën trysninë e madhe të vendimeve që ka marrë Këshilli i Sigurimit, dhe ndaj këtyre vendimeve as ata që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, jashtë zhvillimeve në procesin e zgjidhjes së kësaj situate, nuk mund të ndihmojnë. Vetëm ne mund t’i ndihmojmë vetvetes dhe Kosovës? Si? Duke e kuptuar dhe duke ia bërë të qartë vetvetes se pikërisht sot jemi në situatë që të bëhemi bashkë dhe të mos mund të na përçajnë, sepse përçarja do të krijojë një klimë anarkie dhe çdo gjë do të dalë nga kontrolli. Kështu na duan armiqtë, të përçarë, të përçarë për koncepte (kurse të gjithë e kemi një koncept - pavarësinë dhe sovranitetin), të përçarë për pushtet, (kurse të gjithë e dimë se pushteti është i rëndë në çastet kur shtetit i shkelet sovraniteti), etj. Në situata historike populli i Kosovës vazhdimisht ka qenë unik, madje jo me përqindje të vogël, por unik qind për qind. Mendojmë se edhe sot është ajo kohë, pasi që shenjat dhe indikacionet që po na i jep një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare duke e shkelur sovranitetin e Kosovës jo vetëm në veri, duhet të na bëjë koshientë dhe përgjegjës për sjelljet kur përpiqemi t’i shesim si opozitare. Kosova sot ka miq ndërkombëtarë që janë dëshmuar me përkrahjen e tyre, por ka edhe po aq armiq. Kosova i ka miqtë e saj më të fortë se armiqtë e Kosovës. Kjo e vërtetë duhet të na mobilizojë që edhe kësaj here, mos të biem në grackat e atyre që, vetëm duke na përçarë, mendojnë t’i realizojnë qëllimet e tyre që tashmë i njohim nëpër kohëra. Kosova është shteti i pavarur dhe sovran, është shtet me një Kushtetutë më moderne në botë, e cila u garanton të drejta pakicave shumë më tepër se shumicës. Prandaj të gjitha adutët janë në duart tona. Por këto argumente mund të jenë të forta vetëm kur e dëshmojmë tiparin tonë shtetformues, të cilin e kemi dëshmuar gjithmonë. Dhe do ta dëshmojmë. Si me disiplinë qytetare, e kjo arrihet vetëm kur nuk ia dalin të na përçajnë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi