Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipërisë i duhet një President, që të mbrojë të gjithë kombin tonë

Shko poshtë

Shqipërisë i duhet një President, që të mbrojë të gjithë kombin tonë Empty Shqipërisë i duhet një President, që të mbrojë të gjithë kombin tonë

Mesazh nga Rrebele Wed Jan 07, 2009 1:31 am

Gjate ketij shekulli, neper bote, Europe dhe gadishullin ilirik kane kaluar dhe po fryjne gjithmone shume erera te reja, por fatkeqsisht ato nuk i sollen asnje gezim te mire dhe nuk e kane ndryshuar e permiresuar aspak gjendjen e mjerueshme te shqiptareve,me nje komb te zvogeluar ne maksimum dhe te coptuar ne pese shtete nga xhandari i madhe nderkombetar shovinist rusomadhe dhe ata serb e grek, per te vendosur mbi popullin tone autokton kudo neper Ballkan, hegjemonine dhe sundimin e tyre. Pamvarsisht nga clirimi i paperfunduar plotesisht i Kosoves dhe shpallia e Pamvarsise se saj, me ndihmen e pakursyer e te vazhdueshme te Shteteve te Bashkuara te Amerikes,presidenteve te medhenje Bill Clinton e George W. Bush dhe te perndimit, te cileve duhet tu jemi mirenjohes per jete, tek ne nuk ka vend per eufori te tepruar e vetkenaqesi te shfrenuar, sepse miliona vellezer shqiptare qe jetojne aktualisht ne shtetin malazez, serb, maqedonas e tj, jo vetem qe nuk kane asnje te drejte elementare,por ne menyre te qellimeshme e rraciste ata po shtypen, burgosen dhe vriten pa meshire prej tyre.

Njera nga ngjarjet e shumta te fundit e teper e dhimbeshme, eshte dhe ajo e dates 9 shtator 2006, kur policia antishqiptare malazeze, sipas skenarit te saj kriminal te ashtuquajtur ”Fluturimi i Shqiponjes”, me miratimin dhe pelqimin e lidereve te larte te Podgorices, Presidentit Filip Vujanovic dhe Kryeministrave Zhelko Sturanovic e Milo Gjukanovic kryeu masakren me te rende, duke dhunuar e pergjakur te gjithe popullin e pa mbrojtur dhe te lavdishem te Malesise, arrestuar 18 djem trima te pafajshem te saj dhe vrare kater malesoret tane heroik Pjeter Zef Sinishtaj, Nike Marash Dedvukaj, Martin Fran Dedvukaj dhe Age Tom Dedvukaj. Por kjo aventure aparteidi nuk u ndal vetem me kaq, ndersa kriminelet e milicise u falenderuan e dekoruan per keto vrasje masive, vellezrit tane viktima e te burgosur politikisht po rrihen, torturohen e terrorizohen barbarisht jo vetem ne dhomat e paraburgimit e te izolimit, por edhe ne zyrat e Gjykates se Larte Malazeze, para trupit gjykues e ne prezence te popullit dhe kunder tyre po luhet nje loje pa fund, e turpeshme,fyese dhe diskriminuese juridike, me lirime e riarrestime, qe mund te krahesohen vetem me metodat e drejtesisee fashiste. Ky akt terrorist e i pashembullt i shtetit malazez, shenone piken me kulmore te veprimtarise se tij kriminale kunder popullit shqiptar ne Mal te Zi, duke indinjuar dhe prekur rend te gjithe kombin dhe diasporen tone, te cilet u kunderpergjigjen energjikisht,duke e denuar me force kete dhune e gjenocid te shfrenuar.
Po keshtu kjo gjakderdhje e re, qe mbane per autor korbat blu te Podgorices,eshte kritikuar rrepte edhe nga shume shoqata, organizata dhe parti te ndryshme politike sllave, jo vetem ne Mal te Zi, por edhe ne Europe e me gjere, te cilat kane kerkuar me urgjence qe ti jepet fund kesaj drame krimi.

Eshte teper i habitshem, i pa justifikueshem, bile edhe i demshem e i denueshem, qendrimi indiferen, i shtetit shqiptar, diplomacise dhe Presidentit te tij, Bamir Topi, te cilet jo vetem qe nuk kane reaguar fare, por ne menyre te heshtur dhe te turpeshme e kane miratuar gjakosjen e bashkekombesve te tyre te pafajshem, qe prisnin e shpresonin, ti merrte ne mbrojtje Shqiperia me lideret e saj, qe u lane liri veprimi kasapeve te Cetinjes per ta dhunuar Malesine tone dhe popullin e saj. Jo vetem kaq, por ky turp shkoi edhe me thelle e u be me i rende, kur Podgorica zyrtare e deklaroi me mburrje se ne realizimin e ketij krimi te shemtuar e antishqiptar, kishte edhe ndihmen direkte te Qeverise se Tiranes, akuze te cilen Shqiperia nuk e pergenjeshtroi asnjehere , ç'ka tregone e vertetone qarte, se kjo loje e paftyre, pas shpine dhe e zeze,mund te jete e vertete.
Rrebele
Rrebele
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 484
Registration date : 06/01/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi