Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bogdanoviq: Prishtina nuk ma lejoi hyrjen në Kosovë

Shko poshtë

Bogdanoviq: Prishtina nuk ma lejoi hyrjen në Kosovë Empty Bogdanoviq: Prishtina nuk ma lejoi hyrjen në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 27, 2012 5:22 pm

Bogdanoviq: Prishtina nuk ma lejoi hyrjen në Kosovë


Bogdanoviq: Prishtina nuk ma lejoi hyrjen në Kosovë Policia-ks

Autoritetet e Kosovës ia kanë ndaluar hyrjen në Kosovë, ministrit për Kosovën në qeverinë në largim të Serbisë, Goran Bogdanoviq, për të marrë pjesë në 623 vjetorin e Betejës Mesjetare të Kosovës, të cilën komuniteti serb e quan “Vidovdan”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, vetë Bogdanoviq, i cili ka thënë se arsyeja e moslejimit të hyrjes së tij në Kosovë është për shkak se ai i mbështet institucionet e Serbisë në Kosovë.

“Kjo është arsyeja, por mendoj se një gjë e tillë është aq ironike sa nuk e kuptoj një formë të tillë të përgjigjes. Nuk mundet askush që në atë mënyrë të më disiplinojë se si do të sillem unë politikisht”, ka thënë ministri serb Bogdanoviq.

Prishtina zyrtare nuk është prononcuar ende.

Manifestimi mbahet çdo 28 qershor, tradicionalisht në Graçanicë dhe Gazimestan.

Autoritetet e rendit kanë njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të shtojë praninë në rrugët që çojnë drejt këtyre dy lokacioneve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi