Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dafina Xhemaj:Teki Dërvishi, prijatari i modernitetit në Kosovë

Shko poshtë

Dafina Xhemaj:Teki Dërvishi, prijatari i modernitetit në Kosovë Empty Dafina Xhemaj:Teki Dërvishi, prijatari i modernitetit në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 30, 2012 12:23 am

Teki Dërvishi, prijatari i modernitetit në Kosovë


Dafina Xhemaj:Teki Dërvishi, prijatari i modernitetit në Kosovë Tekiu1

Dafina Xhemaj
Koha pas Tekiut është një Breg i madh Pikëllimi
Me gjuhën e një realizmi magji, të paparë deri më atëherë në prozën tonë, Tekiu paralajmëroi një autor të pazakonshëm, thotë shkrimtari Buxhovi.

Jeta është e tillë, u bë një vit që mungon në mesin tonë ish kolumnisti dhe së fundi drejtori i përgjithshëm i gazetës Teki Dervishi. Për Teki Dervishin, flasin miqtë dhe koleg të tij, shokë të tij të jetës.
Njëri nga miqtë e tij është shkrimtari dhe publicisti Jusuf Buxhovi, i cili thotë se që në fillimet e viteve të gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, kur letërsia jonë po i bënte përpjekjet e para, por mjaft të mundimshme, që të përqafonte frymën e modernitetit, do të shfaqet i riu, Teki Dërvishi, i cili këtij zhvillimi do t'ia japë një shtysë të fuqishme përpara, ndoshta vendimtare, që ajo të futej në atë hulli, të modernes. Me prozat e para të botuara në "Jetën e re" ("Sania" dhe të tjera), djaloshi nga Gjakova, me të drejtë do të nxisë vëmendjen e dashamirëve të fjalës së shkruara. Me gjuhën e një realizmi magji, të paparë deri më atëherë në prozën tonë, Tekiu paralajmëroi një autor jo të zakonshëm, pjekuria e të cilit do të duket pas pak në romanët "Pirgu i lartë" dhe "Rrëfimet e Dërvish Mallutës", vepra këto që edhe sot e gjithëditën mbesin modele të pakapërcyera (i pari si roman lirik, ndërsa i dyti si prozë eseistike e një cilësie të lartë).


“Por, Tekiu nuk do të mbetet i veçantë vetëm në prozë. Ngjashëm do të vazhdojë edhe në poezi, në mënyrë që këtë prirje ta kurorëzojë me sukses të madh në fushën e dramës, pikërisht aty ku letërsia jonë kishte më së shumti nevojë për frymën e re. Kështu, në fillim të viteve të tetëdhjeta, me botimin e "Bregut të pikëllimit" (dramë nëntë rrathëshe unikate), Dërvishi jo vetëm që nga pikëpamja tematike dhe ajo artistike në mënyrë të paparë ia zgjeroi hapësirën dramaturgjisë sonë, por ia krijoi monumentin e saj më të madh dhe më të qëndrueshëm, me çka ajo mund të matet me vlerat më të rëndësishme ndërkombëtare”, thotë Buxhovi.

Se fjala është për një vepër të madhe, këtë do ta tregojë me të shpejtë skena jonë, por edhe ajo ndërkombëtare, kur do ta pranojë gjithanshëm, duke inskenuar pjesë të saj. Disa nga "shkëputjet" e "Bregut të pikëllimit", të vendosura në teatrin e Shkupit, atë të Prishtinës dhe qyteteve të tjera, jo vetëm që mahnitën publikun shqiptar, por habitën edhe skenat e jashtme në festivalet jugosllave dhe ato botërore, si Gjermaninë e Suedinë apo Rigën, duke i dhënë asaj çmime dhe mirënjohje ndërkombëtare. Ndër to gjithsesi duhet përmendur ato që fitoi në festivalin ndërkombëtar të dramës në Bon, në vitin 1998, kur fitoi tri çmime ndërkombëtare.

Me pak fjalë, Buxhovi thotë ky ishte Teki Dërvishi, që ndonëse u nda nga krijimtaria në kohën e pjekurisë, megjithatë ai la vepra tepër të rëndësishme, që ia sigurojnë vendin e prijatarit të modernitetit në letërsinë e gjithëmbarshme shqiptare.

Degradi mi i Teatrit pas shkuarjes së Tekisë

Ndërsa, Agim Selimi, regjisor dhe psikolog, një mik i pandarë për shumë vite të fundit të jetës së Teki Dërvishit, thotë se e ka të vështirë të flas për Tekiun, ta përshkruaj tamam ashtu si duhet, siç do të dinte ai të fliste për dikë tjetër. Tekiu sipas tij ishte njeri i fjalëve të bukura dhe veprave të mëdha. E kishte një dhunti të veçantë, një talent që rrallë lindë në Kosovë.
“Mu për këtë, mungesa e tij ndihet çdo ditë e më shumë. Jo vetëm si një krijues, por edhe si një mik i mirë. Tekiu ka lënë gjurmë të pashlyera në letërsinë e Kosovës, si poet, romancier e si dramaturg. Ai kishte një dashuri të veçantë për krijuesit, për artistët. Koha kur ai e udhëhoqi Teatrin Kombëtar të Kosovës, është edhe një dëshmi për këtë. Ai ishte i hapur për të gjithë, u ndihmonte të gjithëve. Nuk ishte lakmitar, nuk ishte egoist, e më së paku xheloz. Dera e tij ishte e hapur. Por, jo edhe për klane të liga, që sot kanë krijuar një monopol mbi jetën edhe ashtu të varfër artistike të Kosovës”, thotë Selimi.
Ai thotë se me shkuarjen e Tekiut nga posti i drejtorit të TKK-së, nisën lojërat meskine që e degraduan këtë Teatër në të cilin kanë defiluar emra të mëdhenj, qoftë si regjisorë, ashtu edhe si aktorë, dramaturgë etj.
Tekiu do të mbahet mend edhe për festivalin Kosova InFest, që ishte festivali më i mirë i teatrove i mbajtur ndonjëherë në Kosovë. Ky festival ishte si një dritare që Kosovën e hapi ndaj botës, ndaj vlerave të mirëfillta teatrore.
“Ai ishte një mik i rrallë, shumë njerëzor. Më mungojnë çastet kur pinim bashkë kafe, për të biseduar si miq, e edhe si krijues. Tekiu iku shpejtë. La boshllëk të madh në zemrat e atyre që e donin si njeri dhe që e çmonin si artist. Ndjehem keq kur nuk shoh dikë që do të ishte konkurrent i tij, si krijues. Sepse, vet Tekiu ndihej mirë kur lexonte diçka me vlerë”, shprehte ai.
Për shumë gjëra, ai do të mbetet etalon krahasimi, të cilin krijuesit e rinj, në veçanti dramaturgët, do të duhej ta kishin për bazë. Ishte njeri me guxim dhe gjykim të madh intelektual, diçka që i mungon shoqërisë sonë. Tekiu ka lënë shumë vepra të mëdha pas vetes. Koha pas Tekiut, është një Breg i madh Pikëllimi.


Abdullah Zeneli, poet, prozator dhe editor i shtëpisë botuese Buzuku, njëherazi një shok i Dërvishit, thotë që Tekiu është një erudit i jashtëzakonshëm, i rrallë në botën shqiptare, veprimtaria e tij është shumë e gjerë aq e gjerë sa e shumta ka mbetur e pasistemuar dhe pritet një ditë ta ketë lexuesi shqiptar. Atëherë edhe do të shihet kompleksiteti i veprës së tij në poezi, prozë, dramaturgji, publicistikën kritike letrare etj. Në të gjitha këto fusha ishte i jashtëzakonshëm ndoshta shumë parakohe, prijësi i shumë proceseve çoftë në krijimtari, çoftë në politikë.
“Fryma demokratike e viteve 90-ta nuk mund të mendohet pa shkrimet e Teki Dervishit. Në kohën kur ai u shfaq në letërsinë fatkeqësisht në kulmin e realizimit socialist Tekiu ishte sinonim i modernes shqiptare, ndërsa tani, apo më saktë në kohën kur do të shpaloset e tërë vepra e tij për lexuesit shqiptar do të shihet qartë gjenialiteti i tij krijues”, shprehet ai.


Zeneli thotë se mbase është detyrim i institucioneve tona shtetërore që të përkujdesen për ta parë dritën sa më parë vepra komplete e tij, sikundër që institucionet i kanë butuar edhe shkrimtarëve të tjerë. Vepra e Tekiut jo vetëm që është e barasvlershme, por do ta barazon lexuesin e sotëm.
Ai kurrë nuk ka përdorur burgun si kapital për të bërë karrierë, por shkroi, reagoi, diskutoi me zjarr për plagët e atdheut. Fisnik në shpirt, fisnik në letërsi, fisnik në çdo pore të krijimtarisë së tij. Ai mbase do të jetë më i “rikthyer” i letërsisë shqiptare.
“Kur dramat e tij inskenoheshin në skenat shqiptare ato trandnin shikuesit kritikët njohësit e teatrit me risit që sillnin. Suksesi i dramës shqiptare pas viteve të 70-ta i detyrohen shumë Shekspirit shqiptar Teki Dervishit, madje kritikët e njohur evropian e kishin quajtur si skili i modernes evropiane. Poezia dhe proza, por sidomos tregimi janë të barazvlerfshëm me krijimtarinë evropiane, pra ishte në kulturën shqiptare tërësisht frymë evropiane. Përderisa vepra e tij e plotë ende mungon janë shumë të vonuar në këtë drejtim”, thekson Zeneli.
Edhe Safete Rogova, aktore e mirënjohur flet me aq ndjesi, me lot kur e kujton të ndjerin Teki Dervishi. Ajo Tekiun e kujton qysh në fëmijëri kur janë rritur bashkë, më pas në fakultet bashkë, e më vonë në Teatër, ku Tekiu ka qenë edhe drejtor.
Safetja gjatë bisedës tonë nuk beson se mund ta shpreh, atë se çfarë e ndjente për ta thënë nga emocionet, ajo i kujtoi gjithë vitet e Tekiut me një veçanti të pa përshkruar.
Është gjynah që vepra e plotë e Tekiut nuk po botohet, Tekiu është një dramaturg i madh, jo vetë, në Kosovë por në gjithë shqiptarinë.
Safetja thotë me një dhembje e shqetësim duke pyetur se qysh asnjëherë nuk është realizuar një shfaqe e Tekiut në Teatrin e Gjakovës, sepse sipas saj këtë e ka merituar Tekiu shumë herë, pasi që Gjakova ka qenë vendlindja e tij.
Në kohën kur ka qenë drejtor Teatri, Safetja thotë që ai nuk e konsideronte vetëm aktore, por edhe mike, gjë që ajo Tekiun e quan njëri të kompletuar.
Safetja foli edhe për publicistikën e tij. Ajo thotë se çdo ditë e ka blerë gazetën “Bota sot”, pasi Tekiu sipas saj ka qenë opozitë, ai ka ditë se çfarë duhet të shkruaj, ka qenë guximtar pa ju trembur askujt. “Ka qenë një vizionar që gjithkush nuk ka mundur me qenë. Vepra dhe krijimtaria e Tekiut janë të papërsëritshme”, thotë Rogova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi