Esterina Durmishi:Presidenti Topi dekoron personalitete të jetës publike

Presidenti Topi dekoron personalitete të jetës publike
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
Nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi u zhvillua në mjediset e “Pallatit të Brigadave” një veprimtari kulturore dhe humanitare në prani të Ambasadorëve të Hollandës, Danimarkës, Polonisë, Serbisë, Maqedonisë, Kinës, Egjiptit, drejtuesve të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë si dhe të përfaqësuesve të bashkësive fetare e të shoqatave dhe organizmave të shoqërisë civile në vendin tonë, fëmijë jetimë nga shkolla të ndryshme të vendit, mësues, personalitete të artit, kulturës, etj.
Ceremonia zyrtare u çel nga Kreu i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, i cili, shprehu “falënderimet më të përzemërta për përkrahjen e vazhdueshme institucionale dhe personale të Kreut të Shtetit, për sensibilizimin e mbarë shoqërisë shqiptarë për përkushtim më të madh ndaj nevojave jetike të komunitetit të jetimëve shqiptarë”.
Në respekt të Festës së sotme të Fëmijëve si dhe të Ditës Kombëtarë të Jetimëve Shqiptarë, njëra prej nxënësve shembullore, Eni Zylyftari, përshëndeti në emër të të gjithë fëmijëve jetimë, duke bërë njëkohësisht apel për më shumë përkujdesje edhe nga Parlamenti Evropian për jetimët në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa një bashkëmoshatare e saj, Arba Ibraj, lexoi propozimin zyrtar që jetimët e Shqipërisë dhe Kosovës ia drejtojnë organizatës më të madhe në botë që lufton për barazinë sociale, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në veçanti Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-mun duke parashtruar kërkesën që data 20 Maj të shpallet “Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë”.
Kreu i Shtetit shqiptar mori fjalën me këtë rast, duke iu drejtuar të pranishmëve:
“Të dashur fëmijë,
Të nderuar përfaqësues të Komuniteteve Fetare,
Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të artit, kulturës, politikës,
Të nderuar përfaqësues të medias!
Unë padyshim kam një emocion të dyfishtë sot. Më lejoni që së pari, nga ky mjedis t’ju uroj të gjithë fëmijëve shqiptarë: ‘Gëzuar Festën e 1 Qershorit!’, një festë e cila është shumë e dashur për fëmijët, por padyshim është një festë që bëhet e dashur për të gjithë ne, për prindërit, për mësuesit, për të gjithë përfaqësuesit, të cilët vërtet e shikojnë këtë ditë me shumë ndjeshmëri. Unë do ju falënderoja për praninë tuaj këtu, sepse së pari, e shikoj këtë si pjesë organike, do të thoja, të karakterit tuaj të ndjeshëm. Kjo datë, patjetër që na sjell në momentin edhe për të reflektuar. Unë vendosa që ta bëj festimin e kësaj dite me fëmijët jetimë nga Shqipëria, nga Kosova. Dhe për hir të së vërtetës, për të bërë transparencë, data 20 maj padyshim ka kaluar. Ne patëm vendosur që të bëjmë atë ceremoni që i takonte datës 20 Maj, dy ditë më vonë, në datë 22 maj, por për të respektuar Ditën e Zisë Kombëtare, që na pikëlloi të gjithëve, sikurse ishte tragjedia e Himarës, e pashë të arsyeshme që të bashkoj festimet për 1 Qershorin me këtë datë të rëndësishme që presupozon data 20 Maj. Sepse në radhë të para, data 1 Qershor vërtet është ditë për fëmijët, por ndjeshmëria padyshim shkon më shumë tek fëmijët jetimë.
Unë dëshiroj t’ju falënderoj zoti Çumani, sepse së bashku kemi bashkëpunuar gjatë këtyre viteve për të diskutuar më shumë rreth fëmijëve në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë rreth atyre fëmijëve që fati u trokiti ndryshe në derë. Askush nuk parashikon fatin e jetës, as më shumë, as më pak, dhe sidomos ata që nuk janë të ndërgjegjshëm që fatin e tyre e kanë të tjerët në dorë. Kështu që unë do të thoja që në këtë moment, në një vend demokratik, në një vend ku shoqëria dhe njerëzit së pari duhet të jenë të ndjeshëm. Fatin e këtyre fëmijëve fillojnë ta marrin në dorë njerëz altruistë, e marrin në dorë institucionet, e merr në dorë dhe duhet ta marrë në dorë domosdoshmërisht politika, për ta bërë jetën e këtyre fëmijëve më të lehtë. Dhe jo thjesht për t’i trajtuar gjatë periudhës kur ata kanë statusin e fëmijës, por për t’i përgatitur ata për t’u integruar në jetë, sepse ndryshe ky do të konsiderohej një proces mekanik. Fëmijët në këtë periudhë kanë dorën e shtetit, kanë dorën tuaj padyshim. Unë nuk do ta teproja ta përsërisja, kanë ndjeshmërinë e njerëzve të ndjeshëm. Për fat të mirë, ende sot ka njerëz të mirë, por s’mund të them që janë të gjithë kështu, sepse ndërkohë që pjesa më e thyeshme e kësaj kategorie shikohet jo gjithmonë në çdo ditë të vitit, ndonjëherë përdoren festat për ekzibicion politik. Unë do të doja që një njeri që vërtet është i ndjeshëm dhe e ka në vëmendje, do ta ketë në vëmendje çdo ditë të vitit, nëpërmjet inkurajimit, nëpërmjet suportimit të këtyre institucioneve, nëpërmjet atyre njerëzve që s’do ta kenë mendjen vetëm tek fitimi, por duhet të shikojnë edhe përtej fitimit, sepse bota është e ndërtuar në këtë mënyrë, që gjërat duhet të vijnë në harmoni.
Unë do të doja të falënderoja, dhe të mos i fusja të gjithë në një linjë, në një kategori, edhe ata biznesmenë, të cilët herë pas here e kanë kthyer vëmendjen për ta parë këtë kategori, por edhe kategori të tjera në nevojë, sepse jo të gjithë futen në këtë lloj kategorie. Do të doja të falënderoja edhe mediat, sepse shumë gjëra që dalin jashtë vëmendjes së njeriut të thjeshtë, falë medias, e cila arrin të penetrojë edhe në zona të thella, edhe në zona problematike, në familje që kanë probleme të jashtëzakonshme për t’i nxjerrë së paku nga ajo situatë, qoftë edhe momentalisht. Situata natyrisht na ka bërë që të përballojmë momente të vështira, dhe besoj, Ballkani është nga ato rajone që për shkak të historisë tragjike, ka pasur dhe pasoja të tmerrshme për sa i përket jo vetëm vrasjeve, por edhe mbetjes jetim të shumë fëmijëve. Dhe kjo eksperiencë është një eksperiencë relativisht e vonshme. Në rast se do të marrim në konsideratë që beteja për çlirimin e Kosovës u zhvillua pikërisht në vitin 1999. Kështu që unë moralisht do t’i bashkëngjitesha apelit të fëmijëve, sepse sikurse kemi thënë që për shumë gjëra të tjera bota globalizohet, padyshim bota bëhet gjithmonë e më e vogël për sa i përket mundësisë së komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, për të parë që zona të ndryshme në botë kanë probleme relativisht të ngjashme për sa i përket situatave të vështira, konflikteve, ku viktima në radhë të parë bien fëmijët. Kështu që, duke marrë në konsideratë atë histori tragjike të fëmijëve në zona të konfliktit, po marr në konsideratë dhe atë histori që ne e takojmë, e prekim çdo ditë dhe fëmijët, të cilët kanë mbetur jetimë, pasi prindërit e tyre kanë rënë në luftë, unë i bashkëngjitem apelit të fëmijëve që i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shpresuar që ndjeshmëria e tyre do të jetë afër këtyre fëmijëve. Unë mendoj që secili nga ne, natyrisht që ka bërë diçka, por ka bërë shumë pak. Dhe këtu nuk kam qëllim që të shigjetoj askënd, sepse jemi pjesë e këtij mjedisi, ku kush më shumë e kush më pak, ndihet i privilegjuar që ka pasur mundësi të bëjë diçka, por ndihet i parealizuar për atë që s’ka bërë. Dhe thirrja ime do të ishte e drejtpërdrejtë. Më shumë vëmendje, më shumë kujdes për fëmijët në përgjithësi, më shumë për edukimin e tyre! Jam i bindur që këta fëmijë që rriten sot në një Shqipëri të lirë, demokratike, do të jenë patjetër qytetarë të ardhshëm të Evropës.
FOTO: Personalitete të jetës Publike në Shqipëri, Serafin Fanko (Pas vdekjes) Kiço Fatiadhi, Andon Qezari, Jorgo Papingji, Bejkush Birçe, Ilir Çumani, Fatos Kanjaku, të dekoruar nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Qershor, 2012.
Unë dëshiroj t’i përshëndes të gjithë, të gjithë fëmijët në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbinë jugore, në diasporë në përgjithësi! I përshëndes ata dhe apeli im është që të studiojnë sa më shumë, të mësojnë sa më shumë! Të jenë të edukuar, sepse kështu do t’i shërbejnë më shumë të ardhmes sonë të përbashkët!
Unë dëshiroj të bëj një apel padyshim edhe për ata politikanë, të cilët, më shumë vëmendje, më shumë altruizëm sidomos për fëmijët, dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale që ata natyrisht e kanë mundësinë ta bëjnë! Më pak humbje kohe për komunikime shumë të gjata, pa fryt, sikurse jemi mësuar të shikojmë, më konkret, më realizues, sepse në këtë mënyrë do të ndihen mirë të gjithë, në funksion të shtetit shqiptar, të institucioneve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare! Edhe njëherë, Gëzuar Festën e 1 Qershorit! Falënderime pamasë për të gjithë ata që kanë ndjeshmërinë e lartë për këta fëmijë dhe në mënyrë të veçantë për fëmijët jetimë! Gëzuar!”
* * *
Më tej, aktiviteti vijoi me ceremoninë zyrtare të dekorimeve të disa personaliteteve të njohura të vendit, të cilët janë rritur në Shtëpinë e Fëmijës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Presidenti Topi nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Serafin Fankon (Pas vdekjes), me motivacionin: “Krijues dhe interpretues i spikatur, mjeshtër i regjisurës dhe aktrimit, një nga themeluesit e traditës kombëtarë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare”; zotin Andon Qesari, me motivacionin: “Krijues dhe interpretues i shumë veprave cilësore, mjeshtër i regjisurës dhe aktrimit në teatrin dhe kinematografinë shqiptare”; zotin Bejkush Birçe, me motivacionin: “Personalitet i shquar i sportit shqiptar me kontribute të njohura në drejtimin e skuadrave kombëtare, promovimin e ideve të reja në sport dhe rezultateve të larta në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare”; zotin Jorgo Papingji, me motivacionin: “Poet dhe krijues i spikatur në fushën e letërsisë për fëmijë dhe të rritur, mjeshtër i fjalës artistike, që me veprën e tij u bë burim frymëzimi dhe edukimi për gjenerata të tëra të shoqërisë shqiptarë”.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit nderoi me Medaljen e Mirënjohjes zotin Ilir Çumani, me motivacionin: “Për kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë, për nismat në ndihmë dhe në mbrojtje të të drejtave themelore të tyre, duke u dhënë shpresën për një të ardhme më të sigurt e me dinjitet”; zotin Fatos Kanjaku, me motivacionin: “Për aktivitet të vyer në ndihmë të fëmijëve jetimë, për kontribute në fushën e studimeve dhe promovimin e vlerave humanitare”, si dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zotin Kiço Fotiadhi, me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtarë, gazetar i njohur novator”.
FOTO: Personalitete të jetës Publike në Shqipëri, Kiço Fatiadhi, Andon Qezari, Jorgo Papingji, Bejkush Birçe, Ilir Çumani, të dekoruar nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Qershor, 2012.
Në këtë ceremoni dekorimi, Presidenti Topi u shpreh: “Po e marr fjalën për së dyti, por shumë shkurt. Në fakt isha në të njëjtën gjatësi vale me atë çka shprehu zoti Çumani. Sado që të bëjmë një analizë dhe të tregohemi ndryshe nga fjalët që thonë paraardhësit, prapë filozofia mbetet një. Modeli më i mirë për këta fëmijë jeni pikërisht ju, njerëz të nderuar, personalitete të shquara, gati-gati emblematike, për atë që keni bërë, secili në fushën e vet. Fati ndonjëherë fillon njësoj, por pastaj ecuria lidhet edhe me atë që ka në dorë vetë njeriu. Institucioni ka punën e vet, shoqëria bën punën e saj, por forca e karakterit, ambicia dhe forca për të kaluar të gjitha vështirësitë i bën në mjaft raste njerëzit më të fortë, i bën më të fortë edhe se ata që rriten në komoditet dhe e kalojnë jetën me komoditet. Pra, jeta në vetvete është luftë, ju keni ditur ta përballoni me shumë sukses, dhe sot jeni njerëz që nderoheni.
Unë, si President, bëj gjestin tim për një vlerësim moral, por padyshim që para se të vlerësoheni nga Presidenti, ju jeni vlerësuar nga shoqëria, jeni njerëz të respektuar dhe më vjen mirë që këtë gjest dhe kësaj linje e i bashkëngjitem edhe unë sot. Urimet më të mira për ju!”
Tiranë, Pallati i Brigadave - Qershor, 2012
Esterina Durmishi
Zedhenese e IKIJSH-sëInstituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë
(Në dekorim, përfaqësues të gjeneratave të jetimëve në Shqipëri. I pranishëm Z. Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve në Shqipëri, i cili u dekoruar nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të “Mirënjohjes”) -
Nën kujdesin e veçantë të Prof. Dr. Bamir Topi dhe Zonjës së Parë, Teuta Topi u zhvillua në mjediset e “Pallatit të Brigadave” një veprimtari kulturore dhe humanitare në prani të Ambasadorëve të Hollandës, Danimarkës, Polonisë, Serbisë, Maqedonisë, Kinës, Egjiptit, drejtuesve të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë si dhe të përfaqësuesve të bashkësive fetare e të shoqatave dhe organizmave të shoqërisë civile në vendin tonë, fëmijë jetimë nga shkolla të ndryshme të vendit, mësues, personalitete të artit, kulturës, etj.
Foto: Pamje nga Ceremonia në Pallatin e Brigadave, Qershor 2012
Ceremonia zyrtare u çel nga Kreu i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, i cili, shprehu “falënderimet më të përzemërta për përkrahjen e vazhdueshme institucionale dhe personale të Kreut të Shtetit, për sensibilizimin e mbarë shoqërisë shqiptarë për përkushtim më të madh ndaj nevojave jetike të komunitetit të jetimëve shqiptarë”.
Në respekt të Festës së sotme të Fëmijëve si dhe të Ditës Kombëtarë të Jetimëve Shqiptarë, njëra prej nxënësve shembullore, Eni Zylyftari, përshëndeti në emër të të gjithë fëmijëve jetimë, duke bërë njëkohësisht apel për më shumë përkujdesje edhe nga Parlamenti Evropian për jetimët në Shqipëri e në Kosovë. Ndërsa një bashkëmoshatare e saj, Arba Ibraj, lexoi propozimin zyrtar që jetimët e Shqipërisë dhe Kosovës ia drejtojnë organizatës më të madhe në botë që lufton për barazinë sociale, Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe në veçanti Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-mun duke parashtruar kërkesën që data 20 Maj të shpallet “Dita Botërore e Fëmijëve Jetimë”.
Kreu i Shtetit shqiptar mori fjalën me këtë rast, duke iu drejtuar të pranishmëve:
“Të dashur fëmijë,
Të nderuar përfaqësues të Komuniteteve Fetare,
Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik,
Të nderuar përfaqësues të artit, kulturës, politikës,
Të nderuar përfaqësues të medias!
Unë padyshim kam një emocion të dyfishtë sot. Më lejoni që së pari, nga ky mjedis t’ju uroj të gjithë fëmijëve shqiptarë: ‘Gëzuar Festën e 1 Qershorit!’, një festë e cila është shumë e dashur për fëmijët, por padyshim është një festë që bëhet e dashur për të gjithë ne, për prindërit, për mësuesit, për të gjithë përfaqësuesit, të cilët vërtet e shikojnë këtë ditë me shumë ndjeshmëri. Unë do ju falënderoja për praninë tuaj këtu, sepse së pari, e shikoj këtë si pjesë organike, do të thoja, të karakterit tuaj të ndjeshëm. Kjo datë, patjetër që na sjell në momentin edhe për të reflektuar. Unë vendosa që ta bëj festimin e kësaj dite me fëmijët jetimë nga Shqipëria, nga Kosova. Dhe për hir të së vërtetës, për të bërë transparencë, data 20 maj padyshim ka kaluar. Ne patëm vendosur që të bëjmë atë ceremoni që i takonte datës 20 Maj, dy ditë më vonë, në datë 22 maj, por për të respektuar Ditën e Zisë Kombëtare, që na pikëlloi të gjithëve, sikurse ishte tragjedia e Himarës, e pashë të arsyeshme që të bashkoj festimet për 1 Qershorin me këtë datë të rëndësishme që presupozon data 20 Maj. Sepse në radhë të para, data 1 Qershor vërtet është ditë për fëmijët, por ndjeshmëria padyshim shkon më shumë tek fëmijët jetimë.
FOTO: Kryetari i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimeve Shqiptarë, Z. Ilir Çumani, gjate fjalës se tij në këtë veprimtari. Çaste nga ceremonia e dekorimit që Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i bën z. Ilir Çumani duke i dhënë Medaljen e “Mirënjohjes”. Qershor, 2012.
Unë dëshiroj t’ju falënderoj zoti Çumani, sepse së bashku kemi bashkëpunuar gjatë këtyre viteve për të diskutuar më shumë rreth fëmijëve në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë rreth atyre fëmijëve që fati u trokiti ndryshe në derë. Askush nuk parashikon fatin e jetës, as më shumë, as më pak, dhe sidomos ata që nuk janë të ndërgjegjshëm që fatin e tyre e kanë të tjerët në dorë. Kështu që unë do të thoja që në këtë moment, në një vend demokratik, në një vend ku shoqëria dhe njerëzit së pari duhet të jenë të ndjeshëm. Fatin e këtyre fëmijëve fillojnë ta marrin në dorë njerëz altruistë, e marrin në dorë institucionet, e merr në dorë dhe duhet ta marrë në dorë domosdoshmërisht politika, për ta bërë jetën e këtyre fëmijëve më të lehtë. Dhe jo thjesht për t’i trajtuar gjatë periudhës kur ata kanë statusin e fëmijës, por për t’i përgatitur ata për t’u integruar në jetë, sepse ndryshe ky do të konsiderohej një proces mekanik. Fëmijët në këtë periudhë kanë dorën e shtetit, kanë dorën tuaj padyshim. Unë nuk do ta teproja ta përsërisja, kanë ndjeshmërinë e njerëzve të ndjeshëm. Për fat të mirë, ende sot ka njerëz të mirë, por s’mund të them që janë të gjithë kështu, sepse ndërkohë që pjesa më e thyeshme e kësaj kategorie shikohet jo gjithmonë në çdo ditë të vitit, ndonjëherë përdoren festat për ekzibicion politik. Unë do të doja që një njeri që vërtet është i ndjeshëm dhe e ka në vëmendje, do ta ketë në vëmendje çdo ditë të vitit, nëpërmjet inkurajimit, nëpërmjet suportimit të këtyre institucioneve, nëpërmjet atyre njerëzve që s’do ta kenë mendjen vetëm tek fitimi, por duhet të shikojnë edhe përtej fitimit, sepse bota është e ndërtuar në këtë mënyrë, që gjërat duhet të vijnë në harmoni.
FOTO: – Presidenti Topi me fëmijët jetimë gjatë kësaj veprimtarie. Qershor, 2012.
Unë do të doja të falënderoja, dhe të mos i fusja të gjithë në një linjë, në një kategori, edhe ata biznesmenë, të cilët herë pas here e kanë kthyer vëmendjen për ta parë këtë kategori, por edhe kategori të tjera në nevojë, sepse jo të gjithë futen në këtë lloj kategorie. Do të doja të falënderoja edhe mediat, sepse shumë gjëra që dalin jashtë vëmendjes së njeriut të thjeshtë, falë medias, e cila arrin të penetrojë edhe në zona të thella, edhe në zona problematike, në familje që kanë probleme të jashtëzakonshme për t’i nxjerrë së paku nga ajo situatë, qoftë edhe momentalisht. Situata natyrisht na ka bërë që të përballojmë momente të vështira, dhe besoj, Ballkani është nga ato rajone që për shkak të historisë tragjike, ka pasur dhe pasoja të tmerrshme për sa i përket jo vetëm vrasjeve, por edhe mbetjes jetim të shumë fëmijëve. Dhe kjo eksperiencë është një eksperiencë relativisht e vonshme. Në rast se do të marrim në konsideratë që beteja për çlirimin e Kosovës u zhvillua pikërisht në vitin 1999. Kështu që unë moralisht do t’i bashkëngjitesha apelit të fëmijëve, sepse sikurse kemi thënë që për shumë gjëra të tjera bota globalizohet, padyshim bota bëhet gjithmonë e më e vogël për sa i përket mundësisë së komunikimit dhe teknologjisë së informacionit, për të parë që zona të ndryshme në botë kanë probleme relativisht të ngjashme për sa i përket situatave të vështira, konflikteve, ku viktima në radhë të parë bien fëmijët. Kështu që, duke marrë në konsideratë atë histori tragjike të fëmijëve në zona të konfliktit, po marr në konsideratë dhe atë histori që ne e takojmë, e prekim çdo ditë dhe fëmijët, të cilët kanë mbetur jetimë, pasi prindërit e tyre kanë rënë në luftë, unë i bashkëngjitem apelit të fëmijëve që i drejtohet Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke shpresuar që ndjeshmëria e tyre do të jetë afër këtyre fëmijëve. Unë mendoj që secili nga ne, natyrisht që ka bërë diçka, por ka bërë shumë pak. Dhe këtu nuk kam qëllim që të shigjetoj askënd, sepse jemi pjesë e këtij mjedisi, ku kush më shumë e kush më pak, ndihet i privilegjuar që ka pasur mundësi të bëjë diçka, por ndihet i parealizuar për atë që s’ka bërë. Dhe thirrja ime do të ishte e drejtpërdrejtë. Më shumë vëmendje, më shumë kujdes për fëmijët në përgjithësi, më shumë për edukimin e tyre! Jam i bindur që këta fëmijë që rriten sot në një Shqipëri të lirë, demokratike, do të jenë patjetër qytetarë të ardhshëm të Evropës.
FOTO: Personalitete të jetës Publike në Shqipëri, Serafin Fanko (Pas vdekjes) Kiço Fatiadhi, Andon Qezari, Jorgo Papingji, Bejkush Birçe, Ilir Çumani, Fatos Kanjaku, të dekoruar nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Qershor, 2012.
Unë dëshiroj t’i përshëndes të gjithë, të gjithë fëmijët në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Serbinë jugore, në diasporë në përgjithësi! I përshëndes ata dhe apeli im është që të studiojnë sa më shumë, të mësojnë sa më shumë! Të jenë të edukuar, sepse kështu do t’i shërbejnë më shumë të ardhmes sonë të përbashkët!
Unë dëshiroj të bëj një apel padyshim edhe për ata politikanë, të cilët, më shumë vëmendje, më shumë altruizëm sidomos për fëmijët, dhe më pak shpenzim kohe për zgjidhje racionale që ata natyrisht e kanë mundësinë ta bëjnë! Më pak humbje kohe për komunikime shumë të gjata, pa fryt, sikurse jemi mësuar të shikojmë, më konkret, më realizues, sepse në këtë mënyrë do të ndihen mirë të gjithë, në funksion të shtetit shqiptar, të institucioneve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare! Edhe njëherë, Gëzuar Festën e 1 Qershorit! Falënderime pamasë për të gjithë ata që kanë ndjeshmërinë e lartë për këta fëmijë dhe në mënyrë të veçantë për fëmijët jetimë! Gëzuar!”
* * *
Më tej, aktiviteti vijoi me ceremoninë zyrtare të dekorimeve të disa personaliteteve të njohura të vendit, të cilët janë rritur në Shtëpinë e Fëmijës. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve përkatëse nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Presidenti Topi nderoi me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Serafin Fankon (Pas vdekjes), me motivacionin: “Krijues dhe interpretues i spikatur, mjeshtër i regjisurës dhe aktrimit, një nga themeluesit e traditës kombëtarë në teatrin dhe kinematografinë shqiptare”; zotin Andon Qesari, me motivacionin: “Krijues dhe interpretues i shumë veprave cilësore, mjeshtër i regjisurës dhe aktrimit në teatrin dhe kinematografinë shqiptare”; zotin Bejkush Birçe, me motivacionin: “Personalitet i shquar i sportit shqiptar me kontribute të njohura në drejtimin e skuadrave kombëtare, promovimin e ideve të reja në sport dhe rezultateve të larta në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare”; zotin Jorgo Papingji, me motivacionin: “Poet dhe krijues i spikatur në fushën e letërsisë për fëmijë dhe të rritur, mjeshtër i fjalës artistike, që me veprën e tij u bë burim frymëzimi dhe edukimi për gjenerata të tëra të shoqërisë shqiptarë”.
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit nderoi me Medaljen e Mirënjohjes zotin Ilir Çumani, me motivacionin: “Për kontributin dhe rolin e madh që ka luajtur në integrimin e fëmijëve jetimë, për nismat në ndihmë dhe në mbrojtje të të drejtave themelore të tyre, duke u dhënë shpresën për një të ardhme më të sigurt e me dinjitet”; zotin Fatos Kanjaku, me motivacionin: “Për aktivitet të vyer në ndihmë të fëmijëve jetimë, për kontribute në fushën e studimeve dhe promovimin e vlerave humanitare”, si dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zotin Kiço Fotiadhi, me motivacionin: “Protagonist i shquar i ekranit televiziv, promovues i eventeve me rëndësi kombëtarë, gazetar i njohur novator”.
FOTO: Personalitete të jetës Publike në Shqipëri, Kiço Fatiadhi, Andon Qezari, Jorgo Papingji, Bejkush Birçe, Ilir Çumani, të dekoruar nga Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi. Qershor, 2012.
Në këtë ceremoni dekorimi, Presidenti Topi u shpreh: “Po e marr fjalën për së dyti, por shumë shkurt. Në fakt isha në të njëjtën gjatësi vale me atë çka shprehu zoti Çumani. Sado që të bëjmë një analizë dhe të tregohemi ndryshe nga fjalët që thonë paraardhësit, prapë filozofia mbetet një. Modeli më i mirë për këta fëmijë jeni pikërisht ju, njerëz të nderuar, personalitete të shquara, gati-gati emblematike, për atë që keni bërë, secili në fushën e vet. Fati ndonjëherë fillon njësoj, por pastaj ecuria lidhet edhe me atë që ka në dorë vetë njeriu. Institucioni ka punën e vet, shoqëria bën punën e saj, por forca e karakterit, ambicia dhe forca për të kaluar të gjitha vështirësitë i bën në mjaft raste njerëzit më të fortë, i bën më të fortë edhe se ata që rriten në komoditet dhe e kalojnë jetën me komoditet. Pra, jeta në vetvete është luftë, ju keni ditur ta përballoni me shumë sukses, dhe sot jeni njerëz që nderoheni.
Unë, si President, bëj gjestin tim për një vlerësim moral, por padyshim që para se të vlerësoheni nga Presidenti, ju jeni vlerësuar nga shoqëria, jeni njerëz të respektuar dhe më vjen mirë që këtë gjest dhe kësaj linje e i bashkëngjitem edhe unë sot. Urimet më të mira për ju!”
Tiranë, Pallati i Brigadave - Qershor, 2012
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova
» Jahjaga dekoron 33 personalitete
» Topi dekoron Xhefri Grifin me 'Medaljen e Mirënjohjes'
» Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoron dëshmorin Sadri Zeneli me medaljen e lirisë “ Adem Jashari”
» U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë në Durrës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi