U jepet lamtumira e fundit 4 policëve të vrarë në Durrës

Tiranë
Iu dha lamtumira e fundit katër pjesëtarëve të Policisë shqiptare, që u qëlluan për vdekje nëj ditë më parë në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e një personi të shumëkërkuar.
Klasa politike shqiptare ka nderuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët ranë gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti.
Krerët e shtetit ngushëlluan familjet e viktimave dhe kërkuan zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ndëshkimin e krimit të rëndë. Ngjarje tragjike ka ndodhur dje në një kompleks turistik në plazhin e Durrësit. Burime të policisë bëjnë të ditur se 5 persona, 4 pjesëtarë të forcave speciale dhe nje civilë kanë mbetur të vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri në një operacion për arrestimin e Dritan Dajtit, një person shumë i kërkuar nga policia shqiptare. Dajti akuzohet për vrasjen një biznesmeni në vitin 1999 ndërkohë që gjatë procesit gjyqë1sor në nëntor të vitit 2003 ai u arratis në mënyrë spektakolare nga gjykata e Tiranës. Që nga ajo kohë Dritan Dajti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe është personi i tretë në listën e personave shumë të kërkuar nga policia shqiptare dhe Interpoli.
Betim për dënimin e kriminelëve
Klasa politike shqiptare ka nderuar katër dëshmorët e atdheut, të cilët ranë gjatë një aksioni për kapjen e të shumëkërkuarit, Dritan Dajti. Kryeministri Sali Berisha premtoi se banda do të marrë dënimin maksimal dhe Dritan Dajti, një prej kriminelëve më të rrezikshëm do të marrë ndëshkimin e ligjit. Kryeministri shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e katër efektivave të policisë."Vdekja e tyre është e dhimbshme. Sot japim mbështetjen më të plotë për forcat e rendit", u shpreh Berisha, pas homazheve qe kreu në mesditë në sallën e Pallatit të Kongreseve. Homazhe kanë kryer ministri i Brendshëm Bujar Nishani, si edhe anëtarë të tjerë të kabinetit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli, drejtues të Partisë Socialiste e Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfaqësues diplomatikë të akredituar në Tiranë, si dhe mijëra qytetarë të thjeshtë, miq e të afërm të policëve të vrarë. Në përfundimit të homazheve, pasi ngushëlloi familjarët e katër “Dëshmorëve të Atdheut”, të rënë në krye të detyrës, Kryeministri Berisha u shpreh: “Është një dite zie e thellë, sepse përcjellim sot, katër bijë të shquar të kombit, të cilët ranë në krye të detyrës për të bërë jetën më të sigurt të qytetarëve shqiptarë. Fatosi, Kastrioti, Sajmiri dhe Altini nuk janë më. Ranë në një operacion ndaj njërit prej kriminelëve më të rrezikshëm të Shqipërisë dhe jo vetëm të Shqipërisë, sepse Dritan Dajti ishte një kërcënim i madh me rrjetet kriminale që drejtonte brenda dhe jashtë vendit, përbënte një kërcënim permanent për rendin dhe sigurinë. Rënia e tyre, humbja e jetës së tyre, është jashtëzakonisht e rëndë dhe e dhimbshme, por heroizmi i tyre, trimëria e tyre, sakrifica e tyre, është dëshmi e një vullneti të hekurt të Policisë së Shtetit për të shtypur me çdo çmim, me çdo sakrificë krimin e organizuar dhe për të bërë jetën e qytetarëve shqiptarë më të sigurt. Ky krim i shëmtuar, i një bande kriminale, e cila do të marrë ndëshkimin më të madh nga organet e drejtësisë, kam bindjen më të thellë, se nuk do të cenojë aspak vendosmërinë e forcave tona të rendit, për t’i dhënë kriminelëve dhe krimit të organizuar përgjigjen me zero tolerancë, sikundër deri më sot. Ai ia doli të këpusë jetët e tyre, por verdikti dhe ligji do të veprojnë ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij me ashpërsinë më të madhe. Edhe një herë, unë dua të shpreh ngushëllimin tim më të thellë, fëmijëve, familjarëve, bashkëshorteve, prindërve, shokëve, kolegëve dhe miqve të Fatosit, Saimirit, Kastriotit dhe Altinit, t’u shpreh mbështetjen më të plotë, forcave të rendit për të gjithë vendosmërinë e tyre për të shtypur krimin e organizuar me zero tolerancë. Dua gjithashtu të lutem së bashku me mbarë kombin shqiptar, që shpirtrat e “Dëshmorëve të Atdheut”, e këtyre heronjve, të prehen në paqen e amshuar. Ata sot mbeten të përjetshëm në altarin e lirisë së këtij kombi.
Topi, dënon aktin e rëndë të krimit
Presidenti i Republikës, Prof. Bamir Topi nderoi në mesditë veprën heroike të katër punonjësve të policisë të rënë dje gjatë operacionit dhe shkëmbimit të zjarrit për kapjen e një të shumëkërkuari: Drejtuesit Fatos Xhani, kryeinspektorëve Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Kastriot Feska. Kreu i shtetit shqiptar bëri homazhe në “Pallatin e Kongreseve” në nderim të kujtimit të katër “Dëshmorëve të Atdheut”, duke vendosur kurora në vlerësim të sakrificës sublime dhe vetëmohimit të tyre të pashembullt për ruajtjen e rendit dhe sigurisë së mbarë qytetarëve shqiptarë. Presidenti Topi gjithashtu ngushëlloi familjarët e policive të rënë, duke u shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e pazëvendësueshme të njerëzve të tyre më të dashur, i bindur se në këto momente të vështira dhimbjeje njerëzore të gjithë njerëzit e thjeshtë e të ndershëm të këtij vendi u gjenden shpirtërisht pranë për të ndarë me ta këto çaste. Në përfundim të homazheve, Presidenti Topi u shpreh: “Padyshim që janë momente shumë të dhimbshme, shumë emocionuese. Mund të konsiderohet një nga aktet më tragjike që kemi përjetuar këto vite, humbjen e katër oficerëve, të cilët përpara se të ishin të tillë, ishin qytetarë të këtij vendi, qytetarë të devotshëm, ishin familjarë. Sot padyshim ka një ndjenjë të dyfishtë, sikurse e thashë një dhimbje pafund, por edhe një vlerësim të madh për këta njerëz, që përballen në çdo moment me krimin, i cili në disa raste është dhe mjaft i sofistikuar. Unë dëshiroj, ripërsëris dhe rishpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet dhe padyshim që shpreh solidaritetin tim të plotë për forcat e rendit, për të gjithë ata që punojnë në çdo sekondë të njëzet e katër orëshit për vendosjen e rendit në çdo qelizë të vendit tonë. Nga ana tjetër, do të nxisja me shumë forcë të gjithë institucionet e specializuara që të bëjnë sa më shpejt zbardhjen e plotë të këtij momenti tragjik, për të dhënë edhe një herë mesazhin e fortë, që duhet të vijë nga çdo institucion, për vendosjen kudo të ligjit, në çdo lloj strukture të shtetit shqiptar”.Më pas, Kreu i shtetit shqiptar mori pjesë në përcjelljen për në banesën e fundit me të gjitha nderimet shtetërore të katër “Dëshmorëve të Atdheut”, të cilët tashmë prehen në Varrezat e Dëshmorëve.
Topalli shpreh ngushëllimet familjeve te policëve të rënë
Berisha sot gjatë ceremonisë së varrimit të 4 "Dëshmorëve të Atdheut"
E gjithë Shqipëria nderon katër djemtë e saj efektiva të Policisë së Shtetit.
Fatos Xhani, Sajmir Duckollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska janë herojt tonë. Shqiptarët sot mbajnë frymën, Shqipëria ka humbur katër djemtë e saj, Policia e Shtetit ka humbur punonjësit e saj që ishin modeli moral. Familjet e tyre, djemtë, babanë, bashkëshortët e tyre të dashur, trima, kurajoz. Në këto momente të vështira, ne të gjithë shprehim ngushëllimet për familjet e tyre, mbështetjen, solidaritetin me Policinë e Shtetit, që tregoj edhe një herë vullnetin por dhe dëshmoi sakrificën në luftën kundër krimit. Gjithashtu, para ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, duke u solidarizuar me qeverinë e Shqipërisë, dhjetëra qytetarë, diplomatë, politikanë dhe udhëheqës të lartë policor të vendit tonë, shprehën ngushëllimet e tyre për vrasjen e katër martirëve të sigurisë në mbrojtje të rendit dhe ligjit në shtetin shqiptar.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Policia e Kosovës bën homazhe në ambasadën e Shqipërisë

Bota sot
Me rastin e vrasjes tragjike të katër policëve të Shqipërisë, një grup prej pesëmbëdhjetë policëve të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar të lartë, bënë homazhe në ambasadën e Shqipërisë, dhe shprehen ngushëllimet për këtë vrasje tragjike.
Prishtinë, 8 gusht
Me rastin e vrasjes tragjike të katër policëve të Shqipërisë, një grup prej pesëmbëdhjetë policëve të Policisë së Kosovës, përfshirë edhe zyrtar të lartë, bënë homazhe në ambasadën e Shqipërisë, dhe shprehen ngushëllimet për këtë vrasje tragjike. Këtë delegacion e priti Xhevat Mustafa, këshilltar në ambasadën ë Shqipërisë, i cili falënderoi këtë delegacion për vizitën. “Unë ju falënderoj për ardhjen tuaj aq të shpejtë që të na gjendeni pranë në këto qastë të vështira për ne dhe gjithë Shqipërinë. Policët e vrarë ishin ndër me profesionistët në luftimin e krimit të organizuar, por njëkohësisht ishin edhe trajner të policëve të tjerë”, tha Mustafa. Në emër të delegacionit të policisë, foli Shpend Maxhuni, ndihmës drejtor i përgjithshëm i operativës. Ai në emër të Policisë së Kosovës shprehu ngushëllimet me të sinqerta. “Ky rast tragjik na ka tronditur të gjithëve. Ne shprehim ngushëllimet më të sinqerta për ambasadën e Shqipërisë dhe për gjithë popullin e Shqipërisë. Ne si polic përballemi edhe me sfida të tilla, sepse misioni ynë është i tillë”, tha ndër të tjera madhuni. Delegacioni i policisë në shenjë respekti për policët e vrarë ndezi qirinj para ambasadës së Shqipërisë. Po ashtu këtij homazhi i janë bashkangjitur edhe disa qytetarë.

Presidenti Sejdiu ngushëlloi Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar telegrame Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, dhe Kryeministrit Sali Berisha
Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu u ka dërguar telegrame Presidentit të Republikës së Shqipërisë, dr. Bamir Topi, dhe Kryeministrit Sali Berisha, të cilëve u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të institucioneve të Kosovës për vrasjen e djeshme të katër policëve të shtetit shqiptar në Durrës.
Shkëlqesisë së tij, Bamir Topi,President i Republikës së Shqipërisë.
Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen mizore të katër policëve, të cilët dhanë jetën e tyre, në qytetin e Durrësit, për të mbrojtur lirinë, dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.
Lajmin e kobshëm për shuarjen e mbrojtësve të rendit e të ligjit e kemi marrë me tronditje të thellë të gjithë ne në Kosovë, por ju siguroj që tërë populli i Kosovës është me Ju në këto çaste të vështira dhe lutet për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ju lutem, i nderuar President, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë!Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre!Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë!
Me respekt
Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës
Shkëlqesisë së tij, Sali Berisha,Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.
Ju shkruaj, në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’ju shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vrasjen e katër policëve, të cilët ranë dje në Durrës, në krye të detyrës, duke mbrojtur ligjin, rendin dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Lajmi për këtë ngjarje të kobshme na ka shkaktuar dhembje të gjithëve në Kosovë. Në këto çaste të zisë, ne lutemi për viktimat dhe familjet që humbën më të dashurit e tyre.
Ju lutem, i nderuar Kryeministër, pranoni sigurinë e konsideratës sime më të lartë, si dhe respektin e madh për luftën tuaj të pakompromis dhe të shtetit shqiptar kundër krimit të organizuar dhe formave të tjera që e cenojnë lirinë, sigurinë dhe të ardhmen evropiane të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të rajonit tonë në përgjithësi!
Shpirtërisht dhe në lutje jemi me Ju në këto çaste pikëllimi! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre! Zoti e bekoftë Republikën e Shqipërisë. Me respekt:Dr. Fatmir Sejdiu,President i Kosovës. / Bota sot /

Si u arratis në vitin 2003 nga Gjykata i shumëkërkuari Dritan Dajti

Në 17 nëntor të vitit 2003, në momentin kur në një nga sallat e katit të tretë të Gjykatës së rrethit të Tiranës do të niste seanca gjyqësore në ngarkim të të akuzuarit për vrasje Dritan Dajti, ky i fundit u arratis nga salla e gjyqit. Ai kishte kërkuar të shkonte në tualet dhe që andej doli me një pistoletë, duke kërcënuar policët dhe prokurorin e çështjes. Më pas, zbriti me shpejtësi shkallët e Gjykatës për të qëlluar përsëri në oborrin e këtij institucioni, dhe u largua me një motoçikletë që e priste në rrugë. Nga kjo arratisje spektakolare, Dritan Dajti ishte në listën e të shumëkërkuarëve të policisë shqiptare, e cila arriti së fundi të identifikojë vendndodhjen e tij, në një nga zonat e plazhit të Durrësit.
Dritan Dajti mes 8 më të kërkuarve
Dritan Dajti, i lindur në Tiranë 17 nëntor 1971 rezulton të ketë qenë njëri nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Dajti ishte një i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të vrasjes. Dajti u arratis në 17 nëntor të vitit 2003, me pranga në duar, doli nga dera kryesore e Gjykatës u rrëzua një herë, po policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor, që drejtohej nga një person tjetër, dhe u largua, ndërkohë që një person tjetër ende i paidentifkuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Dy vjet më vonë, më 20 mars 2005 mendohet që ai t'i ketë shpëtuar përsëri nga duart policisë në një aksion, ku u arrestua një tjetër njeri i njohur i botës së krimit, Emiliano Shullazi, i akuzuar për vrasjen e Vajdin Lamajt.
Pas arratisjes së Dajtit nga mjediset e Gjykatës së Tiranës, në Komisariat u shoqëruan gjashtë policë të togës së shoqërimit, të cilët ishin të ngarkuar me detyrën e ruajtjes dhe sigurisë fizike të të pandehurit. Dy prej tyre, Besnik Muça dhe Halim Sula, u dënuan me nga 16 muaj burg nga Gjykata e rrethit të Tiranës. Ata u dënuan në 28 qershor të vitit 2004 për akuzën e "shkeljes së rregullave të shërbimit, me pasojë arratisjen e një të pandehuri", akuzë e ngritur nga Prokuroria Ushtarake. Një ditë pas dënimit të dy ish-policëve, në 29 qershor 2004, Gjykata e rrethit të Tiranës dënoi në mungesë Dritan Dajtin. Ndaj tij rëndonin tre vepra penale, vrasje me paramendim të ish-biznesmenit të firmës "Besa Konstruksion", Agim Beqa, vjedhjen e një dyqani Eurolloto, si dhe armëmbajtje pa leje.
Dritan Dajti ishte në kërkim për vrasjen e një biznesmeni dhe krime të tjera
Dritan Dajti ishte identifikuar nga policia si autor i vrasjes së pronarit të firmës "Besa Konstruksion", Agim Beqa, në vitin 1999, në afërsi të Stacionit të Trenit në Tiranë. Pas arrestimit të Dajtit, Gjykata e rrethit të Tiranës nisi gjykimin ndaj tij në vitin 2003, ndërsa ai mbahej i izoluar në Burgun 313 në kryeqytet. Seancat në ngarkim të Dritan Dajtit u zhvilluan normalisht deri në 17 nëntor të vitit 2003, kur ai do të mund të realizonte arratisjen spektakolare nga Gjykata e rrethit të Tiranës, një ngjarje që në atë kohë tronditi opinionin publik dhe ngriti problemin e mungesës së sigurisë në institucionet e drejtësisë në vend. Nga hetimet, në atë kohë u deklarua se i pandehuri Dajti, ndërsa ndodhej në dhomën e izolimit para fillimit të seancës gjyqësore, i ka kërkuar policëve të rojes të largohet për disa çaste për nevoja personale në tualet. Por, pas shoqërimit të tij, ai ka dalë i armatosur dhe ka hapur zjarr për t'u larguar në drejtim të paditur. Piro Lutaj, në atë kohë drejtor i Policisë së Burgjeve, ngarkoi me përgjegjësi direkte për këtë ngjarje togën e shoqërimit në Gjykatë, që ishte në vartësi të Policisë së Shtetit. Pas arratisjes së Dritan Dajtit nga Gjykata, toga e shoqërimit aktualisht është nën juridiksionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Arrestohet bashkëpunëtori i Dritan Dajtit, 21-vjeçari Elvis Karoli

Arrestimi i tij u krye sepse dje pas shumë informacionesh të marra në rrugë operative dyshohet se i sipër cituari është lidhje shoqërore me të arrestuarin Dritan Dajti.
Në banesën e tij, u ushtrua një kontroll nga policët, ku u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si municione 7 copë fishekë, detonatore eksplozive luftarak 1 copë, aparatura të cilat dyshohen se shërbejnë për plasjen eksplozivi si dhe dy dylbi.
Tiranë – Forcat e policisë kanë mundur të vënë në pranga bashkëpunëtorin e Dritan Dajtit, autorit të masakrës së djeshme në Durrës, ku u vranë 4 oficerët e policisë Fatos Xhani, Altin Dizdari, Saimir Duçkollari dhe Kastriot Feska.
Sipas të dhënave policore, i arrestuari është 21-vjeçari Elvis Karoli, ndaj të cilit informacionet operative kishin treguar se ai mbante lidhje të afërta me Dajtin.

U kryen veprimet procedurale dhe materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës, për veprën penale të “Armëmbajtjes dhe municioneve pa leje luftarake”, parashikuar nga neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Similar topics
» Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit
» I jepet lamtumira e fundit Sabri Godos
» Dijamant Zabërgjës i jepet lamtumira e fundit
» U jepet lamtumira e fundit 9 viktimave në Restelicë
» I jepet lamtumira e fundit Bekim Fehmiut

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi