Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Edhe Kryeministri doktoroi

Shko poshtë

Edhe Kryeministri doktoroi Empty Edhe Kryeministri doktoroi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 01, 2012 6:37 pm

Edhe Kryeministri doktoroi


Edhe Kryeministri doktoroi Thaqi-shkollovan

Bota sot

Desha ta shoh Kosovën si një pjesë të zgjidhjes dhe eksportuese të paqes e jo si një problem ndërkombëtar.


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori sot titullin Dokor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare nga “Geneva School pf Diplomacy and International Affairs”. Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Instituti Universitar i Gjenevës ia ndanë këtë titull me këtë motivacion: Në shenjë të liredshipit të tij të çmuar në luftë dhe në paqe; Për trimërinë e tij në rezistencë si ushtar i lirisë; Për menaxhimin e tij brilant të marrëveshjes së Ahtisaarit; Për vizionin dhe udhëheqjen e tij drejt pavarësisë për shtetin e Kosovës; Për politikën e tij të suksesshme dhe zhvillimin ekonomik; Si kryeministër i Republikës së Kosovës; Për përpjekjet e tij për paqe dhe prosperitet për të gjitha komunitetet; Për zotimin e tij për të vërtetën, drejtësinë, pajtimin dhe të drejtat e njeriut për të gjithë; Prandaj, si një udhëheqës shtetëror, në shenjë respekti për kontributin e tij historik dhe kombëtar, rajonal dhe në shërbim të paqes në kontinentin tonë, konfirmohet pranueshmëria e tij për Gradën Universitare: Doktor Nderi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
I rrethuar nga stafi i Universitetit, pjesëtarë të korit diplomatik, studentët dhe të ftuar tjerë, kryeministri Thaçi ka marrë çmimin dhe i emocionuar ka mbajtur një fjalë falënderimi.


“Pata nisur studimet Master të Historisë në Cyrih, i detyruar të bëja një gjë të tillë jashtë vendit tim për shkak të ndërhyrjes brutale nga qeveria e Serbisë në atë kohe që pat mbyllur të gjitha institucionet arsimore në gjuhën shqipe në Kosovë. Dhjetëra mijëra dhe më vonë qindra e mijëra të rinj dhe të reja kosovare janë larguar nga vendi në kërkim të punës, të edukimit dhe normalitetit”, tha Thaçi. Ai tha se duke lexuar Gandin apo Martin Luther King, fillimisht mendonim se ishte forca e pandalshme e demokracisë, ajo që do të jetë në gjendje për të ndaluar shtypjen. “Por, fatkeqësisht, mjetet e paqes nuk e ndaluan represionin. Serbia në atë kohë nuk ishte Britania e Madhe, dhe Milosheviqi nuk ishte sikur Kenedi. Pra, kur përballeshim me tiraninë e tmerrshme dhe opsionet tona për lirinë u bënë më të pakta. Normalitetin nuk e gjeja dot në Zvicër, derisa egërsia vazhdonte në Kosovë dhe Ballkan”, tha ai.
Ai tha se vendimin për të lënë gjithçka normale në një vend të sigurt në mënyrë që të angazhohem në rezistencë të armatosur, me jetën time dhe shoqërisë në rrezik, dhe të shoh vdekjen çdo ditë – nuk është diçka që unë do të donte ndonjëherë dikush ta bënte. “Një gjë në lidhje me luftën për liri është njohja e lirisë kur ajo vjen. Fitoret jo gjithmonë janë të qarta, dhe kompromiset janë të domosdoshme për t'i dhënë fund luftërave dhe konfliktit. Liria jonë erdhi në momentin kur trupat e NATO-s dhe UÇK-së çliruan Kosovën pas një fitore mbi regjimin e Milosheviqit. “Unë e dija se armët më nuk do të jenë të nevojshme në Kosovë. E udhëhoqa demilitarizimin e plotë të UÇK-së brenda disa javësh. Shumë shokë këmbëngulnin që ne të vazhdojmë të luajmë një rol ushtarak, por e dija se normaliteti nuk përbëhet nga uniforma apo armët”, tha ai.
Në solemnitetin e sotëm u janë ndarë në mënyrë simbolike diplomat e dhjetëra studentëve dhe disa doktorantëve të këtij instituti. Thaçi dhe personalitetet tjera që kanë marrë çmimin e institutit të përmendur i janë bashkuar gëzimit të përbashkët.


Në delegacionin nga Kosova krahas Thaçit kanë qenë të pranishëm edhe ministrja e integrimeve evropiane Vlora. Çitaku, ministri i ekonomisë, Besim Beqaj, zëvendësministri i jashtëm Petrit Selimi dhe ambasadori i Kosovës në Bernë, Naim Malaj.

Delegacioni ka udhëtuar më pas për në Vjenë ku, ku të hënën mbahet takimi i GDN-së, që do të vendosë se kur përfundon mbikëqyrja e pavarësisë, të cilën Kryeministri së fundi e ka paralajmëruar për shtator.
Edhe Kryeministri doktoroi 2012-06-30_22.10.39diploma
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi