GDN i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
Faqja 1 e 1

Grupi Ndërkombëtar Drejtues në takimin e mbajtur në Vjenë ka vendosur që t’i jap fund fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.
Nikoqiri i takimit, ministri i Jashtëm i Austrisë Mihael Shpindeleger ka thënë se kjo paraqet një ditë të madhe dhe historike për Kosovën.
Nga dita e sotme, Kosovës po i hiqet mbikëqyrja ndërkombëtare, kurse mandati i ICO-së (Zyrës Civile Ndërkombëtare) pushon në shtator, ka thënë ministri austriak.
Në anën tjetër, shefi i ICO-së, Piter Feith ka deklaruar se Kosova ka bërë shumë përparime këto vitet e fundit.
Ndërsa ka lavdëruar përpjekjet për hapjen e Zyrës Administrative në veri, Feith ka inkurajuar institucionet e Kosovës që në ditët në vijim t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme ligjore - kushtetuese në mënyrë që të bëhet kalimi i kompetencave dhe përgjegjësive nga zyra e tij tek autoritetet vendase.
Kurse kryeministri Hashim Thaçi tha se kjo paraqet një ditë historike për Kosovën për të cilën ai tha se meritat i ndajnë së bashku institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar.
"Konsideroj se bashkërisht të gjithë, kemi bërë një punë të shkëlqyeshme, e cila e ka bërë Kosovën në shtet të respektuar në rajon dhe me gjerë. Unë e di se ende kemi punë për të bërë. Ne duhet të forcojmë sundimin e ligjit dhe të rrisim mirëbesimin e qytetarëve tanë. Ne duhet të rrisim nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne duhet të realizojmë potencialin tonë të plotë të decentralizimit dhe të sigurojmë qytetarët tanë se qeveria e tyre është përgjegjëse për nevojat e tyre”, është shprehur Thaçi
Sipas vendimit të sotëm të Grupit Ndërkombëtar Drejtues, Kosova ka zbatuar me sukses obligimet e marra më Pakon e presidentit Ahtisari, por tani i mbetet që t’i bëjë edhe ndryshimet e nevojshme kushtetuese që t’i marrë përsipër përgjegjësitë të cilat që nga shpallja e pavarësisë e këndej i ka ushtruar Zyra Civile Ndërkombëtare.
Megjithatë, edhe nëse do të vendoset fundi i mbikëqyrjes ndërkombëtare, Bashkimi Evropian do ta vazhdojë praninë e vet në Kosovë përmes misionit për polici dhe sundim të ligjit - EULEX, përderisa do të vazhdojë edhe prania e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, që udhëhiqet nga NATO-ja.
Takimi i pesëmbëdhjetë i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
1. Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) përgëzon Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e saj të qartë për një shtet demokratik dhe shumetnik, siç është dëshmuar me miratimin e ligjeve dhe të amendamenteve për zbatimin e pakos së Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit (PGJS), përfshirë këtu ligjet për trashëgiminë kulturore dhe atë fetare, të drejtat e komuniteteve dhe decentralizimin. ISG-ja po ashtu e lavdëron progresin e bërë nga Qeveria në fushën e Ballafaqimit me të Kaluarën dhe në Komisionin për Gjuhët. ISG-ja e njeh themelimin së fundi të Zyrës Administrative për Mitrovicën e Veriut (ZAMV) nga Qeveria e Kosovës si një hap konkret dhe të mirëpritur për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të saj në Mitrovicën e Veriut.
2. Duke pasur këtë parasysh, ISG ka konstatuar se PGJS-ja është zbatuar në mënyrë substanciale dhe me këtë autorizohen hapat përfundimtar për përmbyllje të pavarësisë së mbikëqyrur dhe mbyllje të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO). Prandaj, me Konstatimin e cituar më poshtë, ISG-ja i autorizon institucionet përkatëse të Kosovës t’i miratojnë amendamentet e nevojshme kushtetuese dhe legjislative për të mundësuar përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur. ISG-ja pret që integriteti i kësaj pakoje të respektohet, duke e bërë të mundur kështu përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur pas takimit të ISG-së të planifikuar për muajin shtator 2012.
3. ISG-ja nënvizon se parimi dhe fryma me të cilën është udhëhequr PGJS-ja duhet të vazhdojnë në periudhën pas përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur. Në këtë aspekt, ISG-ja mirëpriti deklaratën e Kryeministrit Thaçi që konfirmon vazhdimin e përkushtimit të Kosovës për respektimin dhe zbatimin energjik të këtyre parimeve. Ne posaçërisht marrim në dijeni deklaratën e Kryeministrit se mes ditës së sotme dhe takimit të ISG-së të planifikuar për muajin shtator 2012, qeveria e tij do të vazhdojë me përpjekjet e veta për emërimin e Komisionerit për Gjuhë dhe të Drejtorit të kanalit të dytë të RTK-së, si dhe të themelojë këshillat e paraparë në Ligjin për Prizrenin dhe atë për Hoçën e Madhe. Qëllimi i Kryeministrit për të thelluar angazhimin e qeverisë së tij me komunitetin serb në veri të Kosovës, si dhe se do të vazhdojë të angazhohet aktivisht në dialog me Beogradin, u çmuan nga ISG-ja. Ngjashëm, ne mirëpresim deklaratën e Kryeministrit se qeveria e tij do të vazhdojë përpjekjet e saj për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe si rrjedhojë do të mbështesë vazhdimin e mandatit të EULEX-it, përfshirë këtu funksionet e tij ekzekutive, mbi një bazë të përshtatshme ligjore.
4. Ne zotohemi të vazhdojmë mbështetjen për angazhimin e Kosovës për njohje të mëtejme ndërkombëtare dhe aspiratat e saj drejt anëtarësimit në organizatat relevante ndërkombëtare. Ne e mbështesim përkushtimin e Kosovës ndaj agjendës së saj evropiane dhe e mirëpresim gatishmërinë e Bashkimit Evropian për ta ndihmuar këtë proces.
PROPOZIMI GJITHËPËRFSHIRËS PËR ZGJIDHJEN E STATUSIT : KONSTATIMI I ISG-SË
Në përputhje me PGJS-në, Aneksi IX, Neni 5.2, Grupi Drejtues Ndërkombëtar konstaton se Kosova i ka përmbushur kushtet e Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit.
Në bazë të këtij Konstatimi, tani institucionet e Kosovës ftohen të vazhdojnë me miratimin e pakos së dakorduar të amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në legjislacionin primar të nevojshëm për të përfshirë parimet e PGJS-së dhe të përfundojnë pavarësinë e mbikëqyrur. Mandati i ICR-së përfundon pas miratimit me sukses të amendamenteve të nevojshme kushtetuese dhe atyre në legjislacionin primar në përputhje me PGJS-në, Aneksi IX, Neni 5.2, pas takimit përfundimtar të PGJS-së. BS

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosje skeptike për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë
» Miratohet rezoluta për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë
» T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur
» Zyrtarisht u përkujtua tre vjetori i pavarësisë se Kosovës në Shturtgard nga institucionet e Kosovës
» UROJMË DELEGATËT E KUVENDIT TË KOSOVËS QË MIRATUAN DEKLARATËN KUSHTETUESE 2 KORRIK 1990 TË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi