T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur
T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur
T’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur
Ambasadori francez në Kosovës, Jean-François Fitou ka thënë se përfundimisht ka ardhur koha që t’i jepet fund pavarësisë së mbikëqyrur. Fitou këto komente i ka bërë për Radio Dukagjinin, duke shtuar se kosovarët duhet ta marrin në duart e tyre sovranitetin e plotë të vendit.
Jo të gjithë ndërkombëtarët janë të një mendimi lidhur me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës. Por, deklarata e fundit për këtë temë vjen nga ambasadori francez, Jean-François Fitou.
Ai në prononcim për Radio Dukagjinin ka qenë më i preri deri më tani për këtë çështje. Pa asnjë dilemë, sipas tij pavarësisë së mbikëqyrur duhet t’i vijë fundi.
“Mbikëqyrjes së Pavarësisë së Kosovës duhet t’i vij fundi, kjo është përgjigjja ime. Është koha e duhur që kosovarët të kenë në duart e veta sovranitetin e plotë të shtetit të tyre. Përfundimisht po. Deshët një përgjigje të shkurt, ja ku e keni.” ka thënë Fitou.
Sipas ambasadorit francez është në përgjegjësinë e njerëzve në Kosovë, veçanërisht e politikanëve që të ndryshojnë Kushtetutën, nëse vërtetë dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë. Mirëpo ai potencon nevojën që kosovarët të qeverisen tërësisht vetë.
“Sa më shpejt që i vijë fundi pavarësisë së mbikëqyrur, aq më mirë. Duhet që në mënyrë të menjëhershme kosovarët duhet t’i marrin çështjet në duart e veta. Nëse kjo merr kohë, le të merr kohë, por procesi për t’i dhënë fund pavarësisë së mbikëqyrur duhet të filloj menjëherë,” ka shtuar Fitou.
Duke folur lidhur me mundësinë e deputetëve serb që të bllokojnë ndryshimet kushtetuese, ambasadori frances ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye që serbët do ta bënin një hap të tillë.
Sipas tij, komunitetit serb që jeton në Kosovë i janë garantuar shumë të drejta falë planit të Ahtissarit. Fitou theksoi se këto garanci duhet të jenë pjesë edhe e Kushtetutës që do të pësoj ndryshime.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Janë bërë përgatitjet për shënimin e fundit të pavarësisë së mbikëqyrur
» Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit
» GDN i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
» Jepet alarmi në Mal të Zi, paralajmërohen përmbytje të mundshme
» Teki Dervishi:A ka media të lira në shtetin e “mbikëqyrur”?
» Ali Podrimjes i jepet lamtumira e fundit
» GDN i jep fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës
» Jepet alarmi në Mal të Zi, paralajmërohen përmbytje të mundshme
» Teki Dervishi:A ka media të lira në shtetin e “mbikëqyrur”?
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi