Nebil Çika:“Qoset” komuniste, problemi ynë me Akademinë e Shkencave
Faqja 1 e 1
Nebil Çika:“Qoset” komuniste, problemi ynë me Akademinë e Shkencave
Nuk besoj se ka shqiptar të pranojë pretendimin se Kristo Frashri, Arben Puto, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj., që mund të jenë ftuar nga Akademia, janë më të mirë apo më të pranueshëm se i paftuari Qosja. Ne raport me historinë ata janë të gjithë “qose”, për shkak se veprat e tyre intelektuale i kanë shërbyer në mënyrën më kriminale diktaturës dhe diktatorit. Nuk besoj se ka krime më të mëdha se falsifikimi i historisë dhe fshehja e krimeve të diktaturës, gjë që e bën të papranueshme mbushjen e tribunave të kremtimit të shekullit të pavarësisë me autorë të tyre.
“Qoset” komuniste, problemi ynë me Akademinë e Shkencave
Nga Nebil Çika
Mbërritja e 100-vjetorit të pavarësisë, 28 Nëntorit 2012, po takson gjithnjë e me shumë përveç vlerave edhe antivlerat akademike, intelektuale e historike të kombit e popullit tonë. Këto ditë dhjeta zëra e firma, që për arsye nga më të ndryshmet vazhdojnë të njihen publikisht dhe zyrtarisht si akademikë e intelektualë, kanë protestuar në media për faktin që Akademia e Shkencave nuk ka përfshirë në listën e të ftuarve të saj në aktivitetin e 100-vjetorit të pavarësisë Rexhep Qosen. Kjo mungesë ftese është cilësuar “skandal” nga “intelektualët e majtë” të Shqipërisë, një pjesë e mirë e të cilëve ka kërcënuar edhe me bojkot të aktivitetit.
Në fakt, ky “incident” i Akademisë me Qosen është vetëm një prej shumë incidenteve që ka shoqëruar përpjekjet për të normalizuar institucionet kombëtare si Akademia e Shkencave dhe sidomos punët e tyre të mbrapshta gjatë 50 viteve të diktaturës komuniste.
Ajo që mund t’u ofrohej shqiptarëve në këtë 100-vjetor të shtetit të tyre nga shteti, dhe sidomos institucionet akademike e shkencore, do të ishte pa dyshim rishkrimi një historie korrekte kombëtare dhe jo debati se kush nga të gjallët do të jetë në tribunat e kremtimit të shekullit të pavarësisë. Fatkeqësisht, debati është mbërthyer tek tribuna historike e 100 dhe jo tek thelbi historik i tij, duke kërcënuar që festa e shekullit të pavarësisë të kthehet në një garë protagonistesh, pjesa me e madhe e të cilëve e meritojnë jo tribunën, por koshin e plehrave të historisë.
Hyj tek ata njerëz që besoj se Akademia nuk ka bërë ndonjë mëkat që nuk ka ftuar Qosen, përkundrazi, por nuk mendoj se vetëm Qosja e meritonte një gjë të tillë, mirëpo degjenerimi apo transferimi i debatit tek lista e të ftuarve synon të fshehë dështimin e Akademisë së Shkencave dhe krejt institucioneve shkencore të Shqipërisë komuniste në misionin e tyre akademik e historik.
Përkujtimi i 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar përbën pa dyshim një moment kulmor në historinë e popullit tonë dhe do të ishte detyrim që tribunat e këtij festimi si në rrafshin politik, edhe atë akademik të ishin të pastra.
Ne shkojmë në përvjetorin e 100 të pavarësisë kombëtare me një histori të falsifikuar pikërisht nga njerëzit që po luftojnë sot për të zënë tribunat e nderit të përkujtimit të saj, si në rastin e Rexhep Qoses. Por nëse Qose nuk ftohet, kjo nuk ndryshon asgjë. Aje do të jenë akademikë e intelektualë të tjerë komunistë po aq të pamerituar e me përgjegjësi të rënda për krime, mashtrime e deformime të historisë në pothuaj gjysmën e jetës 100-vjeçare të shtetit shqiptar. Nuk besoj se ka shqiptar të pranojë pretendimin se Kristo Frashri, Arben Puto, Ismail Kadare, Dritëro Agolli etj., që mund të jenë ftuar nga Akademia, janë më të mirë apo më të pranueshëm se i paftuari Qosja. Ne raport me historinë ata janë të gjithë “qose”, për shkak se veprat e tyre intelektuale i kanë shërbyer në mënyrën më kriminale diktaturës dhe diktatorit. Nuk besoj se ka krime më të mëdha se falsifikimi i historisë dhe fshehja e krimeve të diktaturës, gjë që e bën të papranueshme mbushjen e tribunave të kremtimit të shekullit të pavarësisë me autorë të tyre. Nëse Rexhep Qose ka mbrojtur diktaturën dhe diktatorin, e ndoshta e bën atë ende hapur edhe sot e kësaj dite, kjo nuk do të thotë se të ftuarit e tjerë nuk e kanë bërë ndoshta më me zell një gjë të tillë. Po pranuam Puton në tribunën e përvjetorit të pavarësisë, do të pranojmë edhe Haxhi Qamilin si patriot, por edhe gjyqin special të Enver Hoxhës, ku ai ishte dëshmitar jo si krim, po si drejtësi. Po pranuam Kristo Frashërin, ke pranuar edhe historinë e falsifikuar të Shqipërisë, ku xhaxhai i diktatorit tregohet si firmëtar i pavarësisë, autor i të cilit është edhe z. Frashëri. Po pranuam Kadarenë, duhet të pranojmë “rrënjët e partisë” apo faktin që firma e Enver Hoxhës “ishte vetëtimë”. Po pranuam Agollin, do të pranojmë edhe gjithë krimet e Lidhjes së Shkrimtarëve, ku ai ishte për një kohë të gjatë kryetar etj.
Pra, siç e shikoni “qoset” e inteligjencës komuniste shqiptare janë të shumtë, një pjesë e mirë ende anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe instituteve të tjera shkencore të Shqipërisë. Mendoj se injorimi i Qoses më shumë se një akt i motivuar shkencërisht është pasojë e luftës së brendshme midis inteligjencës komuniste shqiptare. Dihet që Rexhep Qose ka një qëndrim të palëkundur komunist, por kjo nuk besoj se ka qenë arsyeja e injorimit nga Akademia e Shkencave po aq komuniste e Shqipërisë. Dyshoj se qëndrimi i akademikëve zyrtarë të Shqipërisë ndaj z. Qose ka të bëjë më shumë me sulmet e tij ndaj ikonës se letërsisë shqiptare të realizmit socialist, Ismail Kadare, sesa për qëndrimin ndaj Berishës, siç po pretendohet në shtyp. Dihet se miti i Kadaresë po mbrohet me qëndresë të dëshpëruar, por të fortë nga rrethet zyrtare akademike e kulturore të Tiranës, gjë që në qëndrimin ndaj z. Qose është qartësisht i marrë me mend.
Gjithsesi me apo pa qoset intelektuale komuniste Akademai dhe krejt artet intelektuale zyrtare shkojnë në këtë 100-vjetor të pavarësisë pa ndonjë ndryshim të madh me kremtimin e 50-60-vjetorit të saj. Edhe në këtë 100-vjetor të festuar zyrtarisht në liri para shqiptarëve në tribunat e nderit, ballina gazetash e ekrane televizive do të jenë sërish “qoset” e historisë kombëtare dhe sherret e tyre për vendet e nderit, sikur të mos kishim të bënim me bashkëpunëtorë të deklaruar të krimeve antikombëtare, por me heronj të nderuar e të respektuar zyrtarisht ashtu si 25 apo 50 vjet më parë. Ky dominim në institucionet intelektuale zyrtare i qoseve të komunizmit edhe sot, 22 vjet pas rënies “de jure” të diktuarës, dhe jo ftesa e Rexhep Qoses është problemi që shqiptarët kanë me Akademinë e Shkencave dhe krejt institucionet e ndërgjegjes kombëtare.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nebil Çika:Tung z. President!
» Nebil Çika:Spiunët që pritën Papën
» Nga: Shahin KOLONJA : Majtas komuniste,"djathtas" komuniste
» Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
» Nebil Çika:Spiunët që pritën Papën
» Nga: Shahin KOLONJA : Majtas komuniste,"djathtas" komuniste
» Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi