Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm
Faqja 1 e 1
Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm
Anashkalimi i një problemi lehtë të zgjidhshëm |
Shkruar nga Isa Mulaj | |
Asnjë qytetar i çfarëdo moshe me njohuri elementare rreth komunikacionit rrugor nuk do të mbetej pa dhënë vërejtje serioze për një rrugë me dy korsi te stacioni i autobusëve në Prishtinë, e cila vjen prej vendit të quajtur “Rrethi i spitalit” dhe vazhdon për Mitrovicë. Në hyrje të stacionit rruga me dy korsi ka një hapësirë deri afër 3 metra të gjerë dhe 150 metra të gjatë. Gjatësia prej 15-20 metra në gjerësinë ndërmjet dy korsive është shkelur e bërë tokë nga kalimtarët e shumtë për çdo ditë; pjesa tjetër mbetet me bari. Në atë hapësirën ku është bërë tokë, gjatë kohës me shi dhe të lagësht bëhet baltë “cilësore”, kurse gjatë motit me diell pluhur. Pluhuri dhe balta janë të shpërndara në të dy anët e rrugës, më së shumti nga “bartja me këpucët” e kalimtarëve. Në të dy korsitë që e rrethojnë këtë pjesë nuk ka zebra e as ndonjë shenjë për kalimin e këmbësorëve. Janë të ndara aq mirë ndërmjet vete me mbrojtëse betoni sa çdo kush mund ta kuptoj se kalimi i këmbësorëve faktikisht është i ndaluar. Këmbësorët nga pjesa më e madhe e qytetit, sidomos nga lagja me dendësinë më të madhe në Kosovë – Dardania – shfrytëzojnë së tepërmi kalimin në këtë vend të duhur por gabimisht të ndaluar si vendkalim nga institucioni kompetent për komunikacion. Vendkalimi i lejuar është caktuar 80 metra më në lindje afër një rruge që hyn në lagjen Emshir (Kalabria), ndonëse aty zebrat janë shlyer gati tërësisht. Këmbësorët fare pak dhe rrallëherë e shfrytëzojnë këtë vendkalim. Po që se shfrytëzohet nga këmbësorë që rastisin të jenë aty, duhet të ecin 80 metra për t’u futur në stacion ose qytet. Rruga është e drejtë dhe shpejtësia e automjeteve të çfarëdollojshme që rrjedhin pandërprerë gjatë ditës është e madhe. Ngasësit e automjeteve paraprakisht nuk e dinë se aty në hyrje dhe njërën dalje nga stacioni i autobusëve mund të kalojnë papritmas këmbësorët. Dhe çka ka ndodhur si pasojë? Unë kam qenë dëshmitar i dy rasteve të veçanta në kohë të ndryshme kur automjetet kanë shkelur dy këmbësorë. Në rastin e parë, vetura goditi dhe përplasi për asfalti një të ri duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Në rastin tjetër, goditja e veturës ia theu krahun një gruaje dhe e la të përgjakur në fytyrë. Sikur të isha më shpesh i pranishëm aty, me siguri do të shihja edhe shumë aksidenteve tjera që i përmendin qytetarët, dhe një rast vdekje të një kalimtari të rastit që është raportuar në media. Rreziku është i njëjtë edhe sot. Për ta kaluar rrugën dhe të hyni në stacion ose dilni nga ai për të hyrë në lagjen Dardania, duhet të shikoni me kujdes shumë të madh njëherë majtas për ta kaluar me vrap njërën rrugë njëkahëshe, e pastaj djathtas për ta kaluarën tjetrën. Nëse gjatë ditës kur ka qarkullim të pandërprerë të automjeteve arrini t’i kaloni të dy korsitë pa pritur pak në zonën e pluhurosur ose baltosur ndërmjet tyre, është rastësi që rrallë mund ta përjetoni. Diku përtej 100 metra nga stacioni është ndërtuar një rreth rrotullim që duket se është i përkohshëm. Aty është një tollovi e vërtetë gjatë shumicës së kohës. Kjo ka ardhur si alternativë pas mbylljes së rrugës kryesore Prishtinë-Fushë Kosovë deri sa të ndërtohet dhe lëshohet në përdorim një rreth rrotullim i madh modern i ngritur në ajër me shtylla betoni. Çka është duke ndodhur këtu ose afër 150 metra larg vendit me pasoja për kalimtarët? Është duke u realizuar një projekt i filluar katër muaj më herët dhe ndoshta mund të përfundoj deri në fund të këtij viti. Realizimi kushton miliona euro në bazë të asaj që shihet se çka është duke u punuar. Armaturë masive e madhësisë 12, 14 dhe 16 milimetra po vendoset në gërmimet deri në 4 metra thellë dhe shtyllat e shumta me beton të armiruar deri në 7 metra mbi tokë. Secili qytetar dhe ngasës i automjeteve do të jetë i lumtur kur të realizohet ky projekt, me çka zbutet një prej problemeve më të mëdha në infrastrukturën e Prishtinës – rrugët e stërngarkuara me automjete. Nuk ka aq shumë vërejtje se sa mjete shpenzohen për këtë projekt. Madje edhe dyfishi i mjeteve ekzistuese të përndara do të ishte i arsyeshëm për domosdoshmërinë e lirimit sadopak të kaosit në një pjesë të komunikacionit të Prishtinës. Mirëpo, çka mbetet për t’u kritikuar kur mendojmë se çfarëdo sasie e mjeteve të shpenzuara në realizimin e këtij projekti ia vlen? Problemi është te prioriteti. Kur arsyetohen miliona euro që (do të) shpenzohen këtu, nuk arsyetohet me kurrfarë sqarimi lënia pas dore e zgjidhjes së problemit të vendkalimit për këmbësorë 150 metra më poshtë në hyrje-dalje të stacionit të autobusëve me pasoja tragjike për kalimtarët. Pak kush e ka ditur se rreth rrotullimi i madh dhe i përhershëm do (duhej) të bëhet. Atë që e ka ditur çdo kush në shikim të parë prej ditës kur u (ç)rregullua kjo rrugë me dy korsi, është habia pse nuk u zgjidh problemi gati jetik i vendkalimit për këmbësorë të stacioni, edhe pse mendonin se kjo patjetër do të zgjidhet menjëherë si të jenë në dispozicion mjetet dhe vullneti i subjektit përgjegjës. Zgjidhje kishte dhe ka sa të duash për realizimin e këtij projekti me mjete modeste. Nënkalimi duket pak më i shtrenjtë, por tepër i domosdoshëm. Mbikalimi është shumë më i lirë. Mund të jetë mbikalim i ndërtuar me strukturë metalike sikur në shumë vende tjera. Kalimi mund të jetë edhe më i lirë se mbikalimi duke shënjuar zebrat dhe vënien e shenjës përkatëse të komunikacionit. Vënia e semaforëve të programuar ose atyre me shtypjen e sustës për kalim nga këmbësorët është një tjetër alternativë. Parapëlqehen semaforët e programuar në vend të atyre me sustë për shkak se fluksi i vazhdueshëm i kalimtarëve mund t’i lë automjetet të presin gjatë. Sikur ky problem të ishte zgjidhur më herët, dhe të zgjidhet edhe sot, do të lehtësohej shumë tollovia në rreth rrotullimin e përkohshëm afër atij të madh në ndërtim. Ngasësit do të detyroheshin ta ngadalësonin shpejtësinë, e shpesh të ndalen në vendkalimin e këmbësorëve, pastaj do të hynin më ngadalë në rreth rrotullimin e përkohshëm. *Kryetar i këshillit drejtues i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike Ekonomia |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sami Islami: Përvjetori i RTK-së dhe anashkalimi i traditës televizive
» Xhafer Leci:PENGESAT DHE ANASHKALIMI I MËRGIMTARËVE PËR TË VOTUAR NGA DIASPORA...!
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
» Arbana Xharra:CILI ËSHTË PROBLEMI JONË
» Yrjet Berisha: Problemi tematik në prozën e Martin Camajt
» Xhafer Leci:PENGESAT DHE ANASHKALIMI I MËRGIMTARËVE PËR TË VOTUAR NGA DIASPORA...!
» Astrit Lulushi:Problemi i problemit
» Arbana Xharra:CILI ËSHTË PROBLEMI JONË
» Yrjet Berisha: Problemi tematik në prozën e Martin Camajt
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi