Alfred Papuçiu: Në timon
Faqja 1 e 1
Alfred Papuçiu: Në timon
Tregim
Alfred Papuçiu
Në timon
Shoku im e la timonin dhe shkoi në karroceri. Në vend të tij u ula unë. Pranë më qëndronte instruktori i kursit të shoferave.
Lëviza çelsin dhe shkela gazin. Timonin e shtrëngoja fort. Motori u ndez, unë futa marshin. Makina bëri përpara.
Kisha disa herë që e ngisja vetë makinën dhe gjithmonë kur e ndizja më dukej sikur isha para ndonjë provimi të vështirë. Më dridheshin duart dhe nuk isha i sigurtë në veprime. Por shpejt e mora veten.
Makina rrëshqiste në rrugën e asfaltuar. Vështroja përpara sa më hante syri. E shkela më shumë gazin. Gjilpëra e kilometrazhit shkonte nga e djathta. Instruktori e nxorri nga xhepi paketën, mori një cigare dhe e ndezi. Herë herë kthente sytë nga unë, por s'më fliste. Dëgjohej vetëm zhurma e motorit dhe fërkimi i gomave në asfalt. Rruga gjarpëronte. Kishte kthesa shumë. Gjithmonë në ato rrugë shkonim ne. "Në këto rrugë duket sa i vlen lëkura shoferit", na thoshte shpesh instruktori.
U mërzita ashtu pa folur dhe iu drejtova atij:
- Ama bukur luajti "Dinamua", instruktor.
Instruktori nënqeshi pak dhe pasi thithi cigaren më tha:
- Megjithatë edhe "Tirana" nuk luajti keq. Të dyja skuadra të mira janë.
Përpara, në rrugë po kalonte një vajzë. Ndoshta do ta përshëndesja me dorë, por ishte instruktori. Vetëm sa i rashë pak bories.
- Qerrata- tha instruktori duke buzëqeshur.- Lëri vajzat të qeta në punën e tyre.
Ashtu pa e kuptuar u skuqa dhe një afsh i nxehtë më kaloi në fytyrë. M'u kujtua Albana. "Sa e mirë është ajo me atë trup të zhdërvjellët dhe me shtat të derdhur! Sa të bukur i ka ato sy. Vezullojnë si yjet në një liqen kur e puthin rrezet e hënës. Leshrat e saj ngjyrë ari duken sikur i prehen mbi supet e bëshëm e të lëmuar. Ne djemtë, jemi pak të pacipë", mendova me vete.
Disa dallëndyshe, si shigjeta të shpejta, kaluan mbi rrugë, prekën tokën me krahët e krusura, pastaj u ngjitën me vërtik në qiell.
Edhe makina jonë u ngjit në një rrugë malore me mundim si ndonjë karrocë, pastaj zbriti me të shpejtë poshtë.
Shtrëngoja fort timonin dhe padashur rashë në mendime. Një natë më parë isha takuar me Albanën. Sapo iu afrova e tërhoqa pas vetes. E përqafova. Ajo rrinte në krahët e mija e lumtur. Mbanë kokën të përkulur në supin tim. Si njëri dhe tjetri, ne jemi të dhënë shumë pas punës. Por në parajsën tonë, ne kishim dëshirë të flisnim vetëm për dashuri. Ndjeva afshin e buzëve të sajë. Qëndruam ashtu disa çaste. Pastaj u ulëm në një stol. Munda të shquaja se tiparet e fytyrës së saj kishin marrë një shprehje trishtimi. Këtë ja vura në dukje. Ajo më tha se i vëllai i saj e kishte marrë vesh se ne dashuroheshim dhe i paskish thënë:
-"Lëre atë!
-Pse?
- Ai do të bëhet shofer dhe gjithmonë udhëve do të jetë.
- E pastaj?
- Ja pastaj. Kur të tjerët do të mblidhen në shtëpi me gratë e tyre, ai do të bredhë me makinë. Eshtë puna e tillë, motër".
Makina ecte në rrugën me kthesa dhe kur unë frenoja pak para tyre, frenat lëshonin atë tingullin e zakonshëm "çuufff".
Po kalonim një rrugë të pashtruar. Gurët thepa-thepa dilnin mbi të si thika.
- C'heqin të shkretat goma- tha instruktori. - C'dreqin kanë xhanëm ata që rregullojnë rrugët? Pse nuk vendosin ndonjë pengesë? Kanë kaluar gjithë ato makina dhe e kanë prishur asfaltin.
Unë nuk fola. E kisha mendjen tek fjalët e Albanës: "Kujtim! Unë e kundërshtova vëllanë. I thashë bile: nuk pëlqehet tjetri nga veshja, apo nga profesioni. Ai Kujtimi është njeri i mirë, rasti e dha të njiheshim më tepër me njeri tjetrin, dhe megjithëse dukemi si të kundërt, në të njëjtën kohë kemi shumë gjëra të përbashkëta . Ka edhe ai botën e tij shpirtërore, mbi të gjitha është njerëzor e unë nuk mund të ndahem më prej tij".
Toni i saj kishte shprehur atë dashuri, ato ndjenja të thella që shpesh m'i shfaqte kur takoheshim. Albana gjithmonë e çiltër, tepër joshëse dhe e dashur…
Shikoja gjithmonë përpara. Në anë të rrugës nga e djathta, po luanin futboll disa fëmijë. Njëri prej tyre po i afrohej portës. Shutoi dhe bëri gol. Nga gëzimi u hodh pas topit që doli në rrugë. E kisha shumë afër. Frenova. Më hypën nervat, por e mbajta veten. Kisha vendosur ta zotëroja veten dhe të mos bërtisja, sidomos pas takimit me Albanën. Djali që luante futboll ndoshta nuk kishte faj.
Sidoqoftë, instruktori menjëherë reagoi:
- Mirë- tha- Vazhdo! Ule pak shpejtësinë!
Koha kishte filluar të prishej. Qielli rrudhi vetullat. NJë gjarpër i kuq drite dredha-dredha u duk lart në qiell dhe u zhduk sakaq pa lënë gjurmë. U dëgjua një krismë e fortë. Nisi të bjerë një shi i imët. Herë pas here dora më shkonte tek e prera në faqe që m'a kishte bërë brisku. Kisha harxhuar shumë kohë për ta ndaluar gjakun. S'më hiqej nga mendja biseda e Albanës me të vëllanë. Duhej të bisedoja edhe unë me të. Do t'i llafos shtruar- mendoja me vete- Nëqoftëse dikush atij nuk mund t'ja heqë me kohë mendimet e gabuara, ato do t'i shumohen siç shumohet grëmi kur nuk e shkul nga rrënjët".
Më kishte hypur gjaku në kokë. Mendova ta nisja kështu: "Ajde, kungull, ajde! Më je mësuar si veshka në mes të dhjamit dhe të bukur mendim që ke për shoferët. S'ke dalë akoma në jetë ti. Ajo është e bukur, edhe duke shkuar rrugëve, vëllaçko!..."
Dëgjova një borie. Pashë në pasqyrë. Prapa makinës sime vinte një tjetër. Unë nuk doja t'i hapja rrugën. Shtova shpejtësinë.
Rizonte një shi i pandalur. Era frynte me tërbim sa që i përkulte pemët. Ajo gumëzhinte në radiator. Shtrëngoja timonin dhe i merrja kthesat me lehtësi. Përsëri s'më hiqej nga mendja i vëllai i Albanës.
"Nejse, mund të mos i them kungull. Do ta kem kunat dreqin. Duhet më me takt, ta bind- mendoja me vete.
"Dëgjo, more mik, do t'i thoshja. Mos rri kështu para meje, sikur të është mbytur gjemia. Albana më do dhe unë e dua. Ajo kërcen në të njëzetat, nuk është më fëmijë. Bëju më i arsyeshëm. Gjithçka do të shkojë mirë midis nesh. Edhe unë s'kam ndërmënd të qëndroj ditë e natë rrugëve. Do të gjej mundësi të jem edhe pranë gruas e fëmijëve..."
Makina prapa vazhdonte t'i binte bories. Shiu trokiste në dritare. Era frynte me të madhe. Pashë përpara të dilte një grup i madh me dele. Unë i rashë bories. Po afrohesha drejt kopesë. Por dhentë s'luanin. As bariu. Ai ishte mbështjellë me gunën e dhirtë, kishte hedhur kapuçin mbi kokë dhe s'i dukeshin as veshët, as sytë, vetëm kërraba që mbante në dorë. U detyrova të frenoja. Më kishin hypur nervat. "Do t'i flas ashpër kunatit"- mendoja me vete.
Kur isha shumë pranë bariut, nxora kokën në dritare dhe padashur lëshova disa fjalë që nuk duhej t'i thosha.
- Ore ti, ç'më rri ashtu si hu gardhi? Nuk e dëgjon borien?
Ashtu siç kisha rënë në mendime qeshë detyruar të frenoj shumë, saqë dhe vetë trupi im kishte bërë përpara në timon.
- S'dëgjova, more vëlla- tha bariu.
- Ku i kishe veshët? Ajde ngae bagëtinë anash!- i fola unë dhe i dhashë gaz makinës duke ecur midis deleve. Nxirrja kokën jashtë dhe shikoja se mos ndonjë dele futej nën rrotë. "Të gjen belaja me ato".
Delet blegërinin dhe dëgjohej melodia e këmborëve. Ishin lagur dhe dukeshin si dhi të zgjebosura.
Hodha sytë nga instruktori. Fytyra e tij që zakonisht ishte e qeshur dhe e qetë, ishte vrejtur dhe kishte marrë hije të rëndë. Vuri re që po vështroja dhe m'u drejtua:
- S'veprove mirë, Kujtim.
- Pse?
- Po ja, more babam, era ishte në drejtim të kundërt. Ti s'duhej ti flisje ashtu bariut. Ai s'kishte faj. S'dëgjonte gjë.
E pashë që ishte nxehur pak. Edhe unë e teprova me atë gjaknxehtësinë time. Për shka të atij kunatit, nuk u tregova i matur.
- Kujdes tjetër herë me njerëzit. Shoferi duhet të jetë shumë gjakftohtë. Ndale makinën. I thuaj Edit, tëvijë. -më tha instruktori.
Dola jashtë. Era m'a fshillëlloi fytyrën. Zemra më rrihte fort. Mora frymë thellë. M'u duk sikur kisha bërë një dush me ujë të ftohtë. Në atë kohë kaloi makina që kishte qënë prapa. Unë as që e ktheva kokën. Qëndrova një copë herë ashtu pa lëvizur nga vendi. Gjymtyrët i kisha si të ngurrosura dhe nuk i bindeshin vullnetit tim. Më nëfund ngrita trupin drejt dhe mposhta drithmat. Hypa në karroceri dhe i thashë Edit të shkojë përpara. U ula në një vend dhe ndeza një cigare. Makina u nis. Mendimet sikur filmoheshin para meje. Nganjëherë më dukej sikur dëgjoja zërin e instruktorit. "Kujdes me njerëzit, Kujtim. Shoferi duhet të jetë shumë gjakftohtë..."
Eh, ta dinte instruktori pse ja lëshova ato fjalë bariut!
Pastaj më dukej sikur dëgjoja fjalët e vëllait të Albanës. "Lëre atë. Ai do të bëhet shofer dhe gjithmonë udhëve do të jetë".
Ashtu pa e kuptuar më hipte gjaku në kokë dhe belbëzoja: "Jo, more, jo do të ta mbush mendjen unë ty. Le që Albana vendos vetë..."
Makina ecte dhe herë herë dëgjohej boria e saj. Unë në ato çaste ëndërroja ditën kur do të merrja në dorëzim makinën e me të do të shkoja në çdo skaj. I kisha thënë edhe Albanës që do të shkonim njëherë së bashku. Më vonë edhe me kalamaqët.

1968
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Baca malësori
» Alfred Papuçiu: Ylli i bariut
» Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave
» Alfred Papuçiu: Pestalozzi dhe shqiptarët
» Alfred Papuçiu:Shqiptarët dhe dyshtetësia

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi