Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave Empty Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 30, 2009 4:24 pm

Alfred Papuçiu: Përfaqësuesi i grave U1_AlfredPapuciuSkicë letrare
Përfaqësuesi i grave
Alfred Papuçiu
Në atë kohë në Nairobi u zhvillua konferenca botërore e gruas. I propozuan edhe Arbanit të shkonte me delegacionin e grave, meqë ai kishte një përvojë me organizatat ndërkombëtare. Natyrisht, ai pranoi, me dëshirën për të parë atë vend të bukur afrikan dhe jo për të dëgjuar fjalimet që shpesh herë janë monotone dhe nuk sjellin asgjë të re. Mbi të gjitha, me të mbritur në Nairobi ai kishte dëshirë të dilte në natyrë, larg, si në një autostradë pa drita të kuqe. Cfarë bukurie ishte tek parku i madh me kafshët e egra, tek Giri-Giri ku ishin banorët indigjenë. Shoferin e kishin simpatik, nga Skrapari, një rajon në jug të Shqipërisë. Megjithëse Arbani e ngacmonte pasi i thoshte: "C'skraparlli je ti kur nuk shkon dot në hotel rrugës drejt (ishte me një drejtim) por duhet t'i biesh rrotull". I tregoja edhe historinë e kalit të Ali Pashë Tepelenës që kur e shpuri në Skrapar për t'ja dhënë të parit të vendit, ata e kthyen, sepse të gjithë ishin të parë.
Më e bukura ishte se duhej të përtypnin edhe fjalët e njërës prej bashkëudhëtarëve tanë...Shoferi skraparlli, me atë butësinë e thjeshtësinë e tij i bënte bashkëudhëtarët edhe për të qeshur. Megjithëse tregu i Nairobit ishte plot, por fuqia blerëse e vendasve e ulët dhe çmimet të arsyeshme për dikë që vinte nga jashtë shtetit, përsëri ai matej për të blerë. Arbani e ngacmonte: "Blije ore derëbardhë, se lirë është dhe qyl e ke, rroga të ecën dhe këto që merr këtu i ke të tepërta, zëre se nuk i kishe".
Një ditë, zonja bashkëudhëtare, po matej shumë për të blerë një palë këpucë, e skraparlliu me atë çiltërsinë e tij i tha: "Po bliji o shoqja... pasi qyl i ke". Të gjithë u shkrinë së qeshuri. Më e bukura ishte se kur do të largoheshin nga Nairobi dhe po përgatiteshin të hipnin në avion, ai tha: "Dje ka rënë një avion kur po nisej prej Nairobit". Bashkëudhëtarja u bë dyllë e verdhë…
Nejse. Por një nga ngjarjet më interesante ishte gjatë ditëve të zhvillimit të punimeve. Shumica e delegacioneve përbëheshin prej grave, por kishte tek tuk edhe burra që i shoqëronin ato. Konferenca vazhdonte dhe një ditë prej ditësh, kur kryetarja e konferencës thirri që të mbajë fjalën kryetaren e delegacionit të K. për çudi në tribunë doli një burrë. Të gjithë u habitën. Por ai kryetari i delegacionit të K. pa e prishur terezinë tha: "Të nderuar delegatë, unë përfaqësoj gratë e vendit tim..."
Ilaritet në sallë. Arbanit ju kujtua se edhe në vendin e tij në vitet e para pas çlirimit, në një qytet të vogël të jugut, dikush kishte mbajtur një fjalim, duke përmëndur fillimisht: "Ne gratë...".
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi