Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë

Shko poshtë

EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë Empty EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 06, 2012 6:49 pm

EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë


EULEX: Aktakuzë kundër Bukoshit dhe 10 zyrtarëve tjerë Bukoshi_610x-10
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëvendëskryeministrit të Kosovës, Bujar Bukoshi.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror i misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit, EULEX.

Përveç Bukoshit, aktakuza ngarkon edhe njëmbëdhjetë persona të tjerë, përfshirë edhe ish sekretarin e përhershëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Tolaj.

Ngritjen e aktakuzës e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi.

Ai tha se Bukoshi dyshohet për vepra që lidhen me punën e tij disamujore në krye të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë mandatit të qeverisë së kaluar të Kosovës.

“Një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave të dyshuar në një rast korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë, përfshirë këtu Bujar Bukoshin, ish ministër i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër, si dhe Ilir Tolaj, sekretar permanent në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Krasniqi.

“Të gjithë të dyshuarit akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare, keqtatim gjatë ushtrimit të detyrës, keqpërdorim të autorizime ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, kërkim ryshfeti dhe përpjekje për të marrë ryshfet, nxirrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore si dhe pengim në provave”, theksoi zëdhënësi Krasniqi.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Bujar Bukoshi tha se kishte mësuar nga mediat se ndaj tij është ngritur aktakuzë.

“Sot kam marrë vesh për aktakuzë të ngritur kundër meje nga shtypi. Do të kontaktoj avokatin tim, pasi që nuk dua të paragjykoj. Unë nuk jam njoftuar paraprakisht. Kam kuptuar vetëm nga shtypi”, tha Bukoshi.

Ndryshe, Bujar Bukoshi është përfshi në qeverinë Thaçi si pjesë e koalicionit që kryeministri kishte lidhur me Listën Ibrahim Rugova.

Në skenën politike, Bujar Bukoshi njihet edhe si kryeministri në ekzil, marrë parasysh aktivitetin e tij disa vjeçar jashtë Kosovës në kohën e institucioneve paralele që kishin ngritur gjatë viteve të 90-ta Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri i saj Ibrahim Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi