Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 08, 2012 11:37 am

VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n


VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi
Nga vëllimi i ri poetik “JETË”

Ti shkëmbi je,
Në breg oqeani të tallaztë,
Solid,
Majëmprehtë,
Si dhimbje e netëve të nxira.

Dallga jam unë,
Shkëmb përqafuara dallgë,
Buzëqeshje dhuruara dallgë,
Shpërndarë në mijëra stërkala të bardha.

Po nuk e di se pse pastaj,
Thellësive iki,
Larg teje, o shkëmb, zvarrë, zvarrë.

Ndërsa ti, i patundur, i heshtur,
Pret të riun vezullim,
Të zjarrtë.

Më do?
Të kthehem, të qëndroj pranë teje?

Një zgjidhje ka:
Ndërrohemi të dy.
Unë, shkëmb solid,
E heshtur të qëndroj në pritje,
Në breg,

Në ditënetët,
Të mprehtat,
Shigjetueset e ankthit.

Dhe ti,
I kthyer në valë,
Qëndro aty,
Më përqafo!
...

... Mos u largo aq lehtë!...

E martë 3 korrik 2012 ora 13:00
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO – NDËRROHEMI - Poezi 545071_478296902197827_1972763777_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi