Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Dec 06, 2012 8:22 pm

VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n

VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi

Sot bie shumë shi! Shumë shi bie sot!
Diçka dua të të them, po s’mundem, nga ky arkëmort.

Unë ec mbi supet e kortezhit.
Pas tij ecin, fare pak, njerëzit.

Bezdisen nga shiu,
Çadrat e zeza ngrenë mbi kokë,
Të mbrojnë mishrat e squllura brenda kostumeve,
Dhe kollaret e kuqe, zbukurim zije në këtë mort.
Sytë, të mërzitur mbi qeskat e varura,
Bezdisshëm shohin baltën ngjitur në të rejat këpucë.
Sa shi bie sot!
...

... I dashur, paske ardhur në funeralin tim?
Pas të paktëve shoqërues, krekosur e veshur bukur?
Që palat e flashkjes fshehin brenda kostumeve të reja?
Dhe ruajnë nga balta këpucët?

Sa shi bie sot!
Ti, i fundit pas tyre, me rrëketë e ujit mbi gjoks,
Gjunjë dridhur ecën pas timit arkëmort.

Sa shëmtuar dje u solla me ty!
Ika pa lamtumirë!
Ndërsa ti, ti, i lagur gjer në palcë,
Nuk sheh ku shkel,
Rrëzohesh në baltë,
Ngrihesh marramendthi e vrapon, vrapon, vrapon...
Pas një blu – je arkëmort.

Erë, suferinë është tani,
Fërshëllen mbi kokat pa flokë fiu, fiu, fiu,
Vrundullima shpuese, si peronë ngulet tek ti.
E kthehet tek unë si rënkim i ndarjes,
Që vesh s’e morëm si erdhi, as dje, as tani.

Ata, me padurim, orën do të shohin,
Sa vonë u bë, po bije nata,
Nuk pushon... ting, ting, ting... ky shi,
As kjo erë me sokëllima të marra.

Dy thërrime dhé do të hedhin mbi dhogat veshur në blu,
Nuk përkulen dot nga të barkut pala.

Ti dridhesh atje në fund.
Lotët dhe shiu fytyrës tënde, vezullojnë diamante.
Po unë nuk mund të dridhem brenda arkëmortit.

Ç’gjë na ndau ne të dy?
Mbi gjoks më derdhe fijekëputurat rruaza të dhimbjes,
Si djersët e vdekjes mbi një shtrat të bardhë.

Ti zgjatesh mbi kokat e pakta të shoqëruesve,
Me të cilët, as vetë nuk e di se pse
Një copë rrugë u eca përkrah,
Të shohësh se si arkëmortin e zbresin në dhé,
Këmishë zbërthyer e gjoksin jashtë ti, atje.

Brenda dhogave jam, të veshura në blu,
Asgjë e veçantë ka ndodhur këtu,
Unë kahun ndërrova të jetës, thjesht.

Të kundërtin të isha lutur ta ndërronim ne të dy, vërtet.

Tani, të lartat brigje, në livadhe m’u kthyen, të blerta,
Të tatëpjetat u qetuan, m’u bënë rrugë të lehta.
Akrepave të sahatit, në çastin tim të lumtur,
Pa dashje ua ngatërrova drejtimin e duhur!

... Këto dua e s’t’i them dot,
Unë nga i imi arkëmort...

E enjte 1 nëntor 2012 ora 00:05
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)

VIKTORIA XHAKO - S'T'I THEM DOT - Poezi 537547_545128362181347_2079969734_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi