Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Nazarko: Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare?

Shko poshtë

Mentor Nazarko: Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare? Empty Mentor Nazarko: Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare?

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 2:49 am





Mentor Nazarko: Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare? U1_mentor-nazarko
Mentor Nazarko
Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare?
Nga Mentor Nazarko
Projektligji i fundit i qeverisë për financimin e komuniteteve fetare për nevojat e tyre logjistike, arsimore, mbajtjes së administratës, etj., duket njëlloj hapi në drejtimin e duhur, por me ...siguri thuajse të plotë, jo ajo çka duhej dhe nevojitej.
Çfarë duhej bërë nga shteti në drejtim të bashkësive fetare, është pyetja e parë, për të vijuar më pas sesi i përgjigjet projektligji nevojave reale të komuniteteve fetare? Komunitetet fetare janë ndër organizatat shoqërore më të pasura në letër, në prona të ndryshme, por pronat e tyre janë grabitur brenda dhe jashtë vendit, dhe nuk janë kthyer në masën më të madhe. Për këtë arsye komunitetet fetare kanë qenë dhe mbeten nën ndikimin e organizimeve homologe të vendeve fqinjë (rasti i komunitetit katolik dhe atij ortodoks) dhe të atyre të vendeve arabë, apo Iranit (rasti i komunitetit mysliman dhe atij bektashi). Këto organizime, në shumë raste, edhe në sintoni me politikën e shtetit të tyre, falë mbështetjes së planifikuar që në fillim të tranzicionit kanë kontrolluar dhe kontrollojnë arsimimin e kuadrit fetar në Shqipëri, ndërtimin apo rindërtimin e objekteve të kultit, rrogat për njerëzit e besimit në zona të ndryshme, etj. Megjithë ndërhyrjet e shtetit, presionet ndërkombëtare kryesisht nga SHBA, situata mbetet e vështirë dhe e pakontrolluar, për më shumë kur ndërhyrjet nga jashtë vijnë prej vendesh apo grupi shtetesh fetare, të cilët kanë në ndonjë rast interesa strategjike të kundërta me tonat. Si pasojë, kemi ndërtime pa leje të komuniteteve fetare, (një nga pikat e projektligjit të ri lidhej pikërisht me përjashtimin e komuniteteve nga pagesat e legalizimit), vështirësi reale për të mbijetuar, përplasje për kontrollin e burimeve materiale të tyre, cenim të identitetit kombëtar të feve kryesore, etj., etj. Rasti i Komunitetit Bektashinj, duket gjithashtu problematik dhe projektligji përpiqet të adresojë veç të tjerash, pjesën kryesore të problemeve të këtij komuniteti, të paktën ashtu siç duket nga informacioni zyrtar që kanë përcjellë mediat ditët e fundit. Ky komunitet e ka të vështirë të mbijetojë pa kuadro fetare, financime dhe donatorë të rëndësishëm si Irani, janë afruar për të zgjidhur një pjesë të këtyre problemeve. Ndoshta duke tentuar të modifikojnë ritualet dhe ndikuar në momente të tjera organizative të këtij komuniteti kyç për harmoninë fetare në Shqipëri.
Përballë këtyre problemeve, projektligji i miratuar në prag të fushatës zgjedhore duket se nuk afron më së pari një zgjidhje integrale, të plotë, të baraslarguar nga palët, d.m.th., bashkësitë fetare. Ai duket më shumë si njëlloj tamponi për të zgjidhur problemet imediate, që kanë bashkësitë dhe jo një zgjidhje strategjike ashtu siç e imponojnë interesat kombëtarë dhe në zbatim të tyre, edhe marrëveshjet me secilin prej këtyre bashkësive që janë miratuar apo priten të miratohen. Vetë raporti shoqërues i Ministrisë së Financave, detajet për pagesat e mësuesve, etj, reflektonin nevojat për zgjidhjet e momentit dhe jo diçka përfundimtare.
Një ligj i tillë integral duhet të trajtojë të gjithë fetë njëlloj: kështu do të frenohet ndërhyrja e shteteve fetare të Gjirit, nëpërmjet organizatave të tyre humanitare fetare, por ama duhet të frenohet dhe ndërhyrja e Kishës greke në punët e Kishës sonë Autoqefale, apo pse jo dhe i kishave të tjera në Bashkësinë Katolike të vendit (nëse ka) dhe i Iranit në punët e Kryegjyshatës bektashiane. Që të realizohet ky trajtim i baraslarguar, gjithëpërfshirës i bashkësive fetare duhet parashikuar kthim i plotë i të gjitha pasurive apo dhe kompensim i pronave të tundshme dhe të patundshme të këtyre bashkësive brenda dhe jashtë vendit, vetadministrimi i plotë i të gjitha sferave të veprimtarisë së bashkësive fetare, por në këmbim ndalim apo kontrollim i financimeve nga jashtë. Duhet jetësuar në praktikë dhënia e lejeve për universitete fetare, të financuar nga shteti, pse jo që do të zgjidhnin problemin e arsimimit të kuadrit fetar.
Pse ka frikë qeveria?
Por qeveria siç duket nuk ka pasur ndërmend të ofrojë një zgjidhje të tillë, pikërisht prej frikës së këtyre faktorëve të jashtëm, që ndikojnë nëpërmjet bashkësive fetare jetën tonë shoqërore dhe politike. E kanë pasur këtë frikë të gjithë qeveritë, veçanërisht kjo qeveri, e cila në personin e Kryeministrit Berisha, dikur President, duket se besonte se rrëzimi i projektit kushtetues të 1994 lidhet dhe me detyrimin e parashikuar në tekstin e atij viti, që krerët e komuniteteve fetare (lexo ai i komunitetit ortodoks) duhet të jenë shqiptarë. Shqipëria është gjithashtu dhe nën ndikimin e komuniteteve më të vogla si p.sh., ai evangjelist, etj., që të mbështetur nga shtete të mëdha kanë kërkuar dhe kërkojnë trajtim të njëjtë me fetë tradicionale. Në fakt, Kushtetuta aktuale në nenin 10, pikërisht nën këtë ndikim të huaj, nuk njeh fe tradicionale si shumë shtete të tjera, madje dhe fqinjë. Për pasojë nuk njihet asnjë privilegj i ndonjërit prej komuniteteve, por ama mungon një ligj ad hoc që do të ofronte zgjidhje praktike të baraslarguar për të gjithë kuadrin e marrëdhënieve të shtetit me fetë, të feve me njëra-tjetrën apo të vetorganizimit të tyre.
Ç’duhet përveç ligjit ad hoc?
Shteti ndërkaq duhet të ndërmarrë dhe një veprim tjetër. Ai duhet të ofrojë asistencën juridike të nevojshme komuniteteve fetare për të rimarrë pasuritë e tyre jashtë vendit. Sigurisht kur ai nuk jua kthen këtyre bashkësive pasuritë që kanë në vend, nuk ka kartë morale për t’iu adresuar shteteve të tjera për të zgjidhur problemin e pasurive fetare shqiptare jashtë. Por diçka duhet bërë dhe sa për shembull kemi rastin e pasurive të bashkësisë bektashiane në Greqi. Vetëm njëra prej pronave të këtij komuniteti numëronte 3000 ha, të vlerësuar gati 100 milionë euro, pa folur për pasuritë e tjera. Vetë Kisha jonë Autoqefale mund të kërkonte prej Kishës greke megjithë rrezikun e parashkrimit të së drejtës, riatdhesimin e një pjese të testamentit të disa bamirësve shqiptarë, që i kanë lënë paratë e tyre për shkolla dhe objekte kulti në vendin e tyre. Në këtë kuptim dhe paratë me të cilat po rindërtohen kishat tona, janë përsëri para shqiptare të lëna prej këtyre bamirësve të shquar edhe në historinë e Greqisë. Po a do guxonte shteti ynë të ngrinte probleme të tilla në marrëdhënie me fqinjët, në kohën kur fqinji ynë vazhdon ta bëjë për pronat e Kishës shqiptare që juridikisht është autoqefale?
Pikërisht, duke krahasuar nevojat reale, afatgjata, modelet e suksesshme në raportin e shtetit me fetë, apo potencialin real të pasurive të trashëguara të këtyre komuniteteve, projekti i fundit qeveritar është thjesht një tampon për nevoja emergjente. Por tamponi nuk zgjidh problemet, që mund të kërcënojnë atë që është quajtur vlera më e madhe e eksportueshme e këtij kombi, bashkëjetesën fetare. Kjo bashkëjetesë kalon nga bllokimi i ndërhyrjeve fetare nga jashtë që mund të realizohet vetëm nëse këto bashkësi fitojnë pronat dhe bashkë me to, pavarësinë e tyre.

Gazeta Panorama
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi