Mentor Nazarko: Prishtina, më mirë se Tirana
Faqja 1 e 1

Prishtina, më mirë se Tirana
Nga Mentor Nazarko
Kosova e pavarur prej një viti e gjysmë, organizon zgjedhjet e para lokale si shtet dhe partitë janë përfshirë në një fushatë frenetike. Prishtina është sheshbeteja kryesore ku PDK rivalizon LDK-në me kandidatë të veçantë, madje tonet më të forta kritike ia rezervojnë njëra-tjetrës, megjithëse në qeverinë qendrore funksionojnë shumë mirë si aleatë. AKR-ja e Bexhet Pacollit shfaqet në aleancë me Lidhjen Demokratike të Dardanisë të ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci. AAK-ja me kryetar Ramush Haradinajn po shfaqet agresive në këtë garë që ajo e donte aq shumë, e paduruar për t’u kthyer në pushtet. Skenën e popullojnë dhe parti të tjera, të vjetra dhe të reja, mes të cilave ajo e ish-kryeministrit Ceku, apo dhe parti të tjera të reja të krijuara rishtazi. Më shumë se në Shqipëri.
Ja disa nga vëzhgimet që mund të bëhen nga këto zgjedhje në një shikim krahasues panshqiptar.
Janë zgjedhjet e para që organizohen pa përfshirjen masive të bashkësisë ndërkombëtare (OSBE-ja ishte e përfshirë dhe në administrimin e KQZ-së, që tash e tutje do të jetë 100% shqiptare). Pra këto do të jenë zgjedhje të administruara nga shqiptarët që shohin të testuar sërish aftësitë e tyre shtetformuese. Do të arrijmë të kuptojmë nëse vërtet disa elementë pozitivë të kulturës politike që Kosova ka shfaqur në zgjedhjet e fundit janë të konsoliduara përfundimisht, apo veset e Tiranës do të gërryejnë dhe Prishtinën në sprova manipulimesh, ankimimesh, rinumërimesh eventuale. Disa prej këtyre veseve po shfaqen mjerisht që me fushatën, duke filluar nga premtimet irrealiste të përforcuar nga spote të ngjashëm me ato të zgjedhjeve të qershorit të Shqipërisë. Ndërkaq krijimi i komunave të reja serbe ka bërë që dhe komuniteti serb të gjallërohet, megjithëse jo masivisht. Janë rreth 38 parti serbe në një realitet virtual politik sa kohë që të zgjedhurit marrin vetëm disa dhjetëra vota për të përfituar një detyrë drejtuese. Për shembull, një deputet serb në parlamentin e Kosovës mund të jetë zgjedhur me fare pak vota, ndërsa një shqiptar me disa mijëra vota.
Kosova ka probleme të mëdha pjesëmarrjeje në votime, që shpjegohen pjesërisht me listën zgjedhore ku ka emigrantë, të vdekur etj., me mungesën e një regjistrimi të popullsisë prej 1981, por dhe si pasojë e fushatës probojkot të Vetëvendosjes. Por nëse bojkoti kishte dikur njëfarë arsyetueshmërie, sepse deri në zgjedhjet e fundit pushteti ishte kryesisht në dorë të të huajve, kjo nuk mund të thuhet sot. Gjithsesi rritja e pjesëmarrjes është një sfidë serioze për qeverinë e Prishtinës. Skena politike qendrore e Kosovës mund të preket prej zgjedhjeve lokale. LDK në kërkim të drejtuesit të vet (në vend të Presidentit Sejdiu, që sipas Kushtetutës s’mund të jetë më kryetar i saj) po përplaset me PDK-në, për të shmangur rrënimin e saj të mëtejshëm elektoral. PDK kërkon të thyejë monopolin e aleates së vet në Prishtinë, por tradita është kundër saj. AKR-ja e manjatit Bexhet Pacolli me LDD-në e Nexhat Dacit përfaqësojnë numerikisht grupin politik të dytë në Kosovë sipas të dhënave të 2007. Të gjithë duan të shqyejnë LDK-në, për të marrë votat e saj. Ndërkohë Kosova ndryshe nga Shqipëria ka forca të treta politike domethënëse; opozita vetë është e strukturuar në më shumë se dy grupe etj., etj.
Këto zgjedhje pritet t’i ofrojnë klasës politike qendrore gjak të ri, d.m.th. politikanë që do të mësojnë artin e politikës nëpërmjet menaxhimit të pushtetit lokal, në kohën kur mungon tradita e qeverisjes. Kosova ka qenë nën pushtim dhe vetëm UNMIK ka krijuar njëlloj shkolle administratorësh publikë, ndërkohë që arsimi ka probleme të mëdha të krijuara prej sistemit paralel arsimor të kohës së Rugovës. Pra, niveli i mësimdhënies është relativisht i ulët prej një kohe të gjatë, diçka e vërejtur në shkollat tetëvjeçare dhe të mesme dhe në një lloj inflacioni titujsh akademikë që valëvisin padrejtësisht jo vetëm shumica e kandidatëve lokalë.
Sfida e Prishtinës
Këto zgjedhje kanë disa sfida të tjera në fakt, ku që në fillim veçuam garën e Prishtinës.
Për Prishtinën mbi 400 mijë banorëshe garojnë më shumë se 4 kandidatë, përfshi kreun aktual të bashkisë, Isa Mustafa, i cili tenton të marrë mandatin e dytë. Diçka e paimagjinueshme për Tiranën, që në letra është 800 mijë banorë. Oferta në kandidatë është qartësisht më e shumëllojshme se e Tiranës sonë, ku kishte vetëm dy kandidatë kryesorë. Pra gara e Prishtinës duket risi e rrallë shqiptare për nga bollëku i kandidatëve. Por nuk është numri i kandidatëve risia e vetme e Prishtinës përballë Tiranës. Edhe cilësia e kandidatëve, domethënë mjedisi social nga vijnë, karriera e tyre e mëparshme është një risi e dytë e rëndësishme. Prishtinës po i afrohen një filozof elokuent si Astrit Salihi i PDK-së, pedagogu dhe menaxheri i një kompanie elitare si Vegim Gashi i AKR-së, apo eksperti i pushtetit lokal, si Besnik Tahiri i AAK-së, me specializime jashtë vendit për pushtetin lokal. Të tre këta garues, bashkë me kandidatë partish më të vogla sfidojnë një kandidaturë gjithashtu akademike, që konsiderohet i salduar në rolin e vet ku qëndron prej dy vjetësh. Madje Isa Mustafa, profesori i shquar i ekonomisë, ka qenë dhe më parë në një rol drejtuesi ekzekutiv i komunës së Prishtinës, diçka e ngjashme me rolin e prefektit në kohë të ish-Jugosllavisë. Kjo është në mos risi, diçka e veçantë e Prishtinës përballë Tiranës. Në Tiranë, askush as mund ta mendojë të vendosë si kandidat fitues ta zëmë Xhemal Tafain, ish-kryetar i komitetit ekzekutiv në vitet ‘80. Mustafa, një profesor ekonomie që ka kaluar në duart e veta shumë studentë, një figurë me autoritet në rritje brenda LDK-së, nuk ka asnjë pikë krahasimi me figurat tona të pushtetit lokal para 1990. Kryekomunari i sotëm, përfaqësues i borgjezisë së vjetër prishtinase, me pozita kyçe në shoqërinë kryeqytetase, të organizuar në mënyrë fisnore, pra rreth familjeve dhe krahinave të caktuara, bindjes së fëmijëve ndaj prindërve edhe në preferenca votash, kësaj radhe ndihet jo aq komod. Prishtina si Kosova, shteti më i ri i Europës ka popullsi të re të tërhequr nga interneti, dizajni kompjuterik, teknologjia, fusha ku Prishtina madje është më para Tiranës. Këtu kandidatët e rinj duken më të favorizuar. Qoftë Salihi që sulmon me qartësi filozofike rivalin aleat Mustafa, qoftë Vegim Gashi, që vjen nga inxhinieria elektronike, qoftë dhe Besnik Tahiri, kandidati më i ri, politolog, janë më të identifikueshëm me të renë se kryetari në pushtet i komunës së Prishtinës me probleme më të mëdha se Tirana. Xhungla e ndërtimeve të paligjshme ka lulëzuar në mandatet e LDK-së, diçka e justifikueshme deri diku prej faktit se Kosova si Shqipëria përfaqëson një vend tranzit për trafiqet e paligjshme rajonale që prodhojnë aq shumë para të destinuara për ndërtimet mjaft fitimprurëse. Lista e problemeve shtohet me trafikun e rënduar, mungesën e mjediseve sociale për të gjitha moshat, probleme me ngrohjen, ujin, energjinë elektrike etj., dhe Mustafa ankohet se qeveria qendrore nuk e ka ndihmuar. Por ama për të shkuar tek e ardhmja, duket se sfidantët janë më tërheqës për votuesit e rinj. Janë të shumtë në numër si sfidantë, janë të rinj në moshë, energjikë dhe janë cilësorë, pavarësisht diferencës në karizëm mes tyre. E gjitha kjo duket diçka brenda kohës që jeton Kosova, shteti më i ri i Europës, me popullsinë më të re në moshë që dominon. A nuk janë të gjithë këto elementë, diferenca serioze në raport me Tiranën, brenda trendit që po kalojnë disa vende të rajonit, ku teknokratët, profesorët e qetë dhe jo karizmatikë i afrohen, vijnë apo janë në pushtet? Po diferencat midis Kosovës dhe Shqipërisë, a nuk i japin më shumë pikë shtetit të dytë të shqiptarëve?

Panorama
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mentor Nazarko: 2009 për shqiptarët
» Mentor Nazarko: Vizitë elektorale
» Mentor Nazarko: Çfarë nuk është bërë me bashkësitë fetare?
» Adnan Abrashi: Kur Tirana feston dhe Prishtina hesht
» Tirana dhe Prishtina bashkojnë forcat kundër spekulimeve të Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi