Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012

Shko poshtë

Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012 Empty Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 5:28 pm

Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012 548060_10151011068947210_1838960313_n

Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

I ftuari i radhës është shkrimtari Halil Xani

Halil Xani u lind me 1952 ne fshatin Polac te Skenderajt.Shkollen fillore e mbaroi ne Polac e Skenderaj ku e kreu edhe gjimnazin. Studjoi ne degen e Gjuhes dhe Letersise shqipe ne fakultetin Filologjik ne Prishtine.

Nga viti 1974 e deri ne vitin 1976 punoi arsimtar I gjuhes shqipe ne shkollen fillore te Qirezit, kurse ne shkollen fillore te polacit nga viti 1976 e deri ne vitin 1983, Nga viti 1983 e deri ne vitin 1990, punoi gazetar ne Radio Mitrovice, deri atehere kur policia serbe i deboi punetoret shqiptare nga puna dhe mbylli programin shqip.

Pas luftes se fundit, nga nje vit punoi gazetar ne te perditshmet “Dita” dhe “24 ore” si dhe dy vite drejtoi programin e radio Drenices.

Pos vjershave per femije te cilat i botoi qe nga viti 1971 e kendej ne gazeta e revista te ndryshme qe dilnin ne Prishtine e Shkup shkruan edhe humor.

Ne vitin 1996 botoi permbledhjen e pare me titull “Ndal Drenushe”, librin e dyte me titull “Une e babi mjeshter” e botoi ne vitin 2005, nderkaq ka ne doreshkrim nje liber me mahi te ndryshme dhe nje tjeter po ashtu me vjersha per femije.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi