Halil Matoshi:Qyteti pa dashuri: Shkoi edhe Mixha/ KOHA Ditore, korrik 2012
Faqja 1 e 1
Halil Matoshi:Qyteti pa dashuri: Shkoi edhe Mixha/ KOHA Ditore, korrik 2012
Halil Matoshi:Qyteti pa dashuri: Shkoi edhe Mixha/ KOHA Ditore, korrik 2012
Figura e Ali Podrimjës i ka tre dimensionet e saj themeltare, që e bëjnë shfaqjen e tij ngjarje, ngjarje të jashtëzakonshme. Dimensioni i parë është figura e poetit, i dyti, ajo e atletit-mendimtar dhe së treti dimensioni njerëzor, si mik e mixhë, siç e thërrisnim njëri-tjetrin në këto dhjetë vjetët e fundit
1. Krijuesi i Lumit
Ali Podrimja ishte para së gjithash poet. Atlet që ka kërcyer nga Ura e Shejt', nacionalist dhe mendimtar, demonstrues në Prishtinë, grevist në Pallatin e shtypit, akademik dhe sërish e përfundimisht poet. Librin e parë poetik "Thirrje" e botoi kur u linda unë, më 1961, në "Jeta e re", që atëbotë udhëhiqej nga Esad Mekuli, të cilit, vet Podrimja me gojën e tij ia kishte "siguruar" vendin e bardit të poezisë shqipe në Kosovë. Podrimja e krijoi universin e tij poetik sidomos me kryevepren "Lum Lumi" që e botoi, kur unë sapo isha regjistruar në fakultet më 1982, vepër kjo e cila dhembjes dhe trishtimit i dha gjuhë universale. Atëbotë u bë kryengjarje. Vëllimi poetik "Lum Lumi" sëbashku me "Bareshën" e Rexho Mulliqit të kënduar nga Nexhmije Pagarusha e dramat e Anton Pashkut, pikturën e Muslim Mulliqit e Rexhep Ferrit; esetë e Gani Bobit, sonetet e Enver Gjerqekut e psalmet e Beqir Muslit, kritikën e Ibrahim Rugovës e deri të kënga "Pranvera në Prishtinë" të Sabri Fejzullahut, këto perla i dhanë identitet kulturor të veçantë Kosovës. U shndërruan në konstitucion shpirtëror të atdheut të kosovarëve. Ali Podrimja është autori i kryehimnit poetik kosovar "Kosova asht gjaku im që nuk falet", si motto e shumë brezave të lëvizjes çlirimtare në tërë gjysmën e dytë të shekullit XX. Ai kurrë s'e ka përmendur mundësinë se ka për të vdekur vetë, edhe pse vdekja i varej në buzë dhe n'çerpikë. Buzëqeshja e tij ishte një dyzim i gazit dhe vajit, trishtimit dhe ekzaltimit. Podrimja si shumica e sojit të poetëve të vërtetë dinte të mbështillej me mister, të bëhej i padukshëm e përmes vargjeve e metaforave, "në ilegalitet" të thellë, të ngriste një ushtri, një ushtri të vërtetë çlirimtare. Erdhi më m'pa pas daljes sime prej Kampit të përqendrimit "Zabela" të Pozharevcit dhe ma solli gazetën KOHA Ditore, ku e kishte botuar një poezi me dedikim për mua, që ishte një lutje e gjithëkohëshme, Zotave të luftës që njeriu të lihej i lirë... E tërë poezia e tij ishte lutje Zotave për njeriun e vogël. Aristoteli për lutjen përkujtonte se nuk guxon të jetë as e vërtetë dhe as e rreme. - A është e mundshme - pra - miqësia joekonomike - pyet Jeacque Derrida? - Si fjala! "Ndoshta". Zoti! Zoti është fjalë... Podrimja shfaqej beftë, shpesh më njëfar agresiviteti të shprehur qetësisht!?. Ishte në çaste i rrëmbyeshëm. E në tjera çaste vdekshëm i qetë. Si Lumi... Po nuk mbante mëni. Ishte ngjarje sa herë që shfaqej. Pikërisht ashtu siç e definon ngjarjen Derrida. "Ngjarja mund të jetë ngjarje vetëm nëse është e parëndomtë. Ngjarja - si e tillë - gjithmonë është e jashtëzakonshme..." Mirëpo ngjarje e këtyre primesave ishe shfaqja e "Lum Lumit", e cila është lexuar nga miliona njerëz dhe në dhjeta gjuhë dhe ata njerëz i ka bërë aq ndijorë, dhe lehtë të thyeshëm... Shpesh, loja e tij përmes fjalësh me Lumin të ngjan në filmin "La vita e bella" të Roberto Begnjinit. Po "loja" e Podrimjës është "lojë në thelb tragjike." Absolutisht tragjike. Luftë me Zotin e Zi. Luftë me vdekjen, me mik/armikun e tij. Një 'polemos' i vërtet grek! Një libër mbante me ekzaltim më vete, më të riun të botuar në gjuhë të huaja. S'e fshihte mburrjen. Sëfundi, poezia e tij iu botua në greqishte. E mbante si shumë më hatër këtë botim. Ndoshta se po i fliste "armikut" me gjuhën e Homerit!? - "Me e pasë ditë grekët sa shumë i ke sha, s'do të botonin kurrë" - i thashë me shpoti, një ditë në Redaksinë e Kohës. - "Mixhë unë nuk i shaj popujt por tiranët" - ma ktheu shkurt.
2. Autori i Vox-it
Por ajo që, e bën Ali Podrimjen një nder themeluesit e poezisë moderne shqiptare në Kosovë është traktati i tij, “Vox Clamantis in Deserto” (Zëri i të dëshpëruarit në shkretëtirë) që e botoi më 1971, në “Rilindje”. Ishte ky një shkrim kritik, programatik, që atëbotë e nënshkruan edhe krijues të tjerë bashkëkohanik të tij, si Anton Pashku, Rexhep Ismajli, Gani Bobi, Mensur Raifi... Ky traktat letrar pati jehonë të fuqishme dhe shpejt u shndërrua në një manifesti, ngase ishte i pari tekst që hapur i shpallte luftë realizmit socialist në letërsi dhe në artet e tjera. Pak njerëz e dinë se Ali Podrimja ishte atlet, jo vetëm pse kishte kërcyer nga Ura e Shejt, por edhe pse atë e shquante mendimi i guximshëm, pra një atletizëm prej mendimtari! Ai i tha jo, sëpari realizmit socialist që në Shqipërinë që Podrimja e deshi e i këndoi aq dendur, deri në çierrje, ishte doktrinë zyrtare dhe e paimagjinueshme për t'u ndërprerë indet e saj prej hekuri të ndryshkur. Ishte mbështetësi ynë ndër kryesorët (sëbashku me profesorin Gani Bobi) kur, atëbotë e patëm themeluar organizatën pluraliste "Parlamenti Rinor", (1989) ndër të parat organizata jokomuniste në Kosovën e fundshekullit XX. U takuam me Podrimjën në "Elida" atëherë një vend takim i preferuar gazetarësh, shkrimtarësh dhe intelektualësh, një lloj 'Samizde' kosovare. Sapo erdhi profesor Ganiu. Ai na kishte ligjëruar Sociologjinë e kulturës dhe ishte njohesi dhe dekonstruktivisti më i shquar i poezisë së Podrimjës. - "Unë dhe Ganiu u mbështesim juve, të rinjve", foli Aliu, ndonëse kuazipatriotët e shihnin shfaqjen e lëvizjes sonë si pengesë për LDK-në monolite, e cila u konturua tek në dhjetor 1989. Me autorin e "Vox-it" jam shoqëruar posaçërisht në dekadën e fundit. Ky vend i do shkrimtarët të harruar. Jo të pranishëm. Pa shihni, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina nuk e ka asnjë bust shkrimtarësh besnik të saj, asnjë për be. Partizanët e dikurshëm të Titos i zëvendësuan shtatoret real-socialiste (doktrinë staliniste kundër të cilës siç thamë më lartë ishte ngrehur ndër të parët Ali Podrimja) të partizanëve të luftës së fundit, natyrisht pa fajin e tyre; Sepse shumë nga luftëtarët e UÇK-së nuk luftuan për lavd e fanfare as për t'u ngjizur në shtatore bronzi, por veç për dinjitet njerëzor e liri të atdheut. Të gjallët janë ata që përfituan famë, para e pushtet të pakufijshëm personal. Kosova nuk i çmon poetët e saj. Mirko Gashi, Anton Pashku, Beqir Musliu..., kanë vdekur në varfëri të skajshme. Hala askush s'u kujtua ta kenë një kënd me bari e lule n'kryeqytet, si dedikim, që sëpaku prania e tyre e papranishme t'u bëhet më e durueshme; Një muze apo oblelisk, që brezat ta kishin një shenj identifikimi: "Këtu nisi fjala moderne shqipe"! Po kush çan kryet për poetët, për shkrimtarët, (për zërat e deshpëruar në shkretëtirë) aq më tepër tashmë të "ikur" përtej të sotmes, në paanësinë e Universit. Më 2004-tën e botova librin poetik "Hija e Krishtit" dhe sërish Podrimjën e pata redaktor. Pastaj bëri edhe dy tre antologji të poezisë moderne duke përfshirë edhe vargje të mia. M'i sillte librat, pinte një machiato dhe fliste vetëm për poezinë. Për poetët. E donte shumë Visar Zhitin, Jamarbër Markon... Shumë rrallë fliste për politikën. Edhe më rrallë për dashurinë. Pas shterimit të Lumit, Ali Podrimja kurrë s'ka folur më në publik për dashuri, lumturi... Këso kohe ai më njohu me Visar Zhitin, të cilit ia kishte dërguar librin tim, ku përfshihej një cikël poetik dedikuar burgimit të tij. "Shkuarja e Podrimjës - buzë një rrjedhe uji dhe veçanërisht shkuarja e tij në Francë lidhet me një histori të dhimbshme, me kryeveprën e tij "Lum Lumi" - do të shprehej Visari, që aq shumë e donte Aliun. Autori i Vox-it vet u kthye në jehonë... Iku me Lumin në Lodeve të Francës, më 21 korrik 2012. Pa e trazuar njeri. Pa kërkesa. Pa e bezdisur tutje asnjëri!? Kur e mora kumtin n'desh klitha: {ou mixhë mos rrej, mos u bë kinse ke vdekur, s'është kohë barcoletash, profkash... Askush s'e ndjeu xhamën e tij - xhamë prej fluture. Nuk bëri poeterë, nuk shkaktoi rrapëllima siç e kishte zakon shpesh...
3. Miku dhe Mixha
Ali Podrimja librat e tij rëndom m'i nënshkruante me fjalën "Miqësisht". Sikur ma përkujtonte atë thënien që i përshkruhet Aristotelit, ose thjesht tërë filozofisë perëndimore: "O miqtë e mi - miq nuk ka"! Po ky nocion i marrur nga grekët antik - përmes Nietzsches - me Heideggerin në mes - dhe Schmittin, shpreh edhe vëllaun - si subjekt i armikut absolut. Tutje është temë Biblike: Kaini dhe Abeli... "E mira nuk është tutje e mirë - nëse fqinji e merr nëpër gojë. Vetë nocioni (i miqësisë.vër.H.M.) e mbanë brenda vetës kundërshtimin: ajo që mund të jetë e përgjithshme, ajo gjithnjë ka pak vlerë.", citon Derrida Carl Scmittin. Në vitet '90 e kishim bashkëpunëtor në të përjavshmen politike shqiptare "Zëri" ku ai shkruante kolumnen e tij të rregullt. E kishte obsesion Arbërinë, me degët e saj, disa tashmë të thara si Çamëria... Shpesh ia përkujtonim se ai kishte ngritur një shkollë të tërë të poezisë moderne në Kosovë, me mësymje që t'i ndezte kandilat e saj edhe në Shqipëri. "Shkrelin e Podrimjen, i kemi lexuar fshehtas, "të kontrabanduar" nga Kosova dhe ata ishin udhërrëfyesit tanë letrarë", do të më thonë shumë më vonë shkrimtarët Visar Zhiti dhe Agron Tufa. Disa nga poetët nxënës të tij, (në kuptimin e parë: nxënës!) nisen të rreshtoheshin ideologjikisht e kur ndonjëri nga ta bënte ndonjë gafë shkrimore ose botonte ndonjë pamflet politik agresiv, ne si me tallje i thoshim: - "Ti je për Hagë, do të dënohesh për krime paqeje!" - ai thjeshtë e rikthente atë buzqgazin e përvajshëm dhe e shfaqte njeriun e letrave, të pafajshmin. Sikur mbrohej me buzëqeshje para një Tribunali... Më 23 maj 1993 Adem Demaçi nisi grevën e urisë në katin e shtatë të Pallatit të Shtypit. Pos ne gazetarëve të "Zërit", në grevë hynë edhe shumë shkrimtarë. Ndër ta i pari dhe këmbëngulësi Podrimja. Ai po qndronte i shtrirë dhe vazhdimish shkruante poezi. Një ditë greve u çue dhe vendosi në mur një parullë të shkruar nga ai vet me tekstin: "Qetësi, këtu po vdiset". I inspiruar nga fjalët e tij "me vdekje e qetësi", një punëtor i "Rilindjes", Vezir Ukaj vdekjen "poetike" te Podimjës e kishte kuptuar si ultimative, si të vërtet përfundimtare. Ai u tha një ditë gazetarëve: "Ne nuk dalim dot të gjallë, kemi vendosur të vdesim të gjithë". Papritur, një koleg yni ia ktheu: "Vezir ti vdis nëse do, ne hala nuk kemi vendosur me vdekë..." Ali Podrimja u çue nga shtrati si një Gjergj Elez Ali legjendar dhe e shkeu parullën e tij. "Pesha e fjalës është e rëndë", pati thënë ai. Vazhdoi të shkruante. Madje ai pati recituar një poezi të tij gjatë grevës para kamerave televizive dhe këto ditë, doktori Gani Demolli, i riktheu ato pamje vizive, duke i postuar në Inetrnet. (Shih: YuToube (... https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=Qn0U61s8GQo) Ali Podrimja reciton: "Nëse shkojmë, mos na vajtoni - vetëm na këndoni, se lirinë e përjetuam edhe nga brenda." Ky Pallat shtypi paturpësisht "u zaptua" pas lufte nga "pushteti popullor" dhe nuk iu la botuesve e mediave, shkrimtarëve e gazetarëve, i till siç ishte, që t'ua përkujtonte brezave shkrimtarëet, themeluesit e letërisë shqipe në Kosovë, Esad Mekuli e Anton Pashku, Azem Shkreli e Mirko Gashi, Latif Berisha e Beqir Musliu, Rrahman Dedaj e Rifat Kukaj, Din Mehmeti e Teki Dervishi, Vehbi Kikaj e Rexhai Surroi, Gani Bobi, Ibrahim Rugova e Xhemail Mustafa... deri te Ali Podrimja. Deri tek ai brez, hala me të gjallë, por që askush s'e di në këtë vend se i gërryen dhimta e shpirtit dhe e trupit; në kanë boll bukë e liri, në shkruajnë ende lirikë...!? Më 1994 Podrimja ma redaktoi librin me tregime "Lajmësi memec" dhe ishte ideja e tij që libri të konturohej në atë mënyrë që të mund të lexohej edhe si një roman, ndonëse unë nuk e kisha menduar për të tillë... Që nga atëherë më thërriste "Oso Kuka i mbretërisë së humbur", deri vonë pas lufte. Që nga ajo kohë (1994) e kisha bashkëpunëtor dhe ndër autorët më të rregullt në Revistën "Sheshi". E thërrisnim njëri-tjetrin thjeshtë "Mixhë." E pranoj se më ka shkuar muhabeti më Aliun, por po ashtu e pranoj se iu kam shmangur shpesh telefonimeve të tij të bezditshme. - "Alo, qysh je Mixhë, a ma lexove poezinë sot; A jam ma i miri?" - më thoshte. - "Po, po, 'Car' je" i përgjigjesha. - "Je ma i miri poet i gjallë pas meje" - i thojsha ndonjëherë në byfenë e Kohës Ditore, e ai e sillte kokën dhe si gjithnjë buzëgazi i varej si vaj në buzë. Shpesh për t'ua bërë të rinjve më të afërt figurën e poetit të madh, e shpotisja, ia shaja pushtetin, Qeverinë... T'ia sfidoje albanaocentrizmin e tij të papërmirësueshëm, ishte si t'ia shaje Zotin, një Zot të tij, që ai kurrë s'i ka vënë emër cilësimi, në ishte Atdheu? Liria? Muzika? Poezia...? Një Zot e di! Fundja, duke u ngrehur mbi secilën teori dhe secilin definicion kombëtarist, Carl Schmitt thotë se secili komb e ka nocionin e vet për kombin. Podrimja ishte themeluesi i nacionalizmit modern shqiptar. Këtë e tha Kryeministri shqiptar Sali Berisha. Po, Podrimja ishte nacionalist i përsosur, që megjithatë dinte të bënte një shkëputje brilante, krejt në fund, që të mos urrejë kombet tjerë... Ai turfullonte e pastaj nxirrte ndonjë poezi sa për të më bindur se 'e denonconte' secilin ves despotik të secilit lider, të seciles kohë... Dhe prapë, gullufiste machiaton dhe po ai buzëgaz i vajshëm nuk i shqitej nga buza... Sillje shpesh si të ishte një viktimë lufte, si të ishte një jetim, që sapo e kanë flakur në rrugë nga strehimorja... E, e vetmja strehimore solide e tij ishte letra. Fjala. Lutja për shi, për bukë e liri. Ai jeton në të sotmen duke folur për vetën nëpërmjet gojës së miqve të tij. Ali Podrimja kishte shumë miq - pra kishte shumë armiq!? Nëse sërish i rikthehemi aristotelianes "O miqtë e mi - miq nuk ka." "Të lumturohesh sëbashku, e jo të vuash sëbashku, kjo e bënë miqësinë". Podrimja nuk pati kohë për lumturi... Shpirtin ia mori Lumi. Mixhë, miqësisht të them se je poet i mirë dhe armiqëisht të them se ishe nacionalist i keq! Lamtumirë Mixhë!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» HALIL MATOSHI: Mir'mjes Kosovë/OKB dhe vetëvendosja e popujve/KOHA Ditore, 8 shtator, 2010
» Halil Matoshi: Mir'mjes Kosovë/ Washingtoni i (vetë)plagosur kosovar/KOHA Ditore, 3 nëntor, 2010
» FAHRI XHARRA:E kujt është “Koha Ditore” ? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
» Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012
» Halil Matoshi: Halil Matoshi: Uji: Sfida globale e shekullit 21. Këtë analizë ma rikujtoi komenti i Adnan Mustafës në B92, po ashtu më 2007
» Halil Matoshi: Mir'mjes Kosovë/ Washingtoni i (vetë)plagosur kosovar/KOHA Ditore, 3 nëntor, 2010
» FAHRI XHARRA:E kujt është “Koha Ditore” ? ose “Kud svi turci , i “ Koha Ditore” tamo !
» Halil Xani MYSAFIRI I BOTIMEVE SHQIPTARE, korrik 2012
» Halil Matoshi: Halil Matoshi: Uji: Sfida globale e shekullit 21. Këtë analizë ma rikujtoi komenti i Adnan Mustafës në B92, po ashtu më 2007
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi